NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

 

 Fabrika;Rilindja;hedh ne treg prodhimet e vjetra

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
Aresi


Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

Fabrika;Rilindja;hedh ne treg prodhimet e vjetra Empty
MesazhTitulli: Fabrika;Rilindja;hedh ne treg prodhimet e vjetra   Fabrika;Rilindja;hedh ne treg prodhimet e vjetra EmptyThu May 02, 2013 7:40 am

Platforma e re e Edi Ramės po zbėrthehet si njė platformė pėr tė rikthyer nė treg markat e vjetra, zisat, lavatriēet dhe monedhat politikisht jashtė standardit, duke i shitur si monedha numizmatike. “Blerjet” e djeshme tė “Rilindjes” sė Ramės ishin pensionistėt Musa Ulqini e Mimoza Hafizi, ndėrkohė qė alternativa e opozitės ka mbetur tek markat e vjetra dhe tek tė rinjtė, qė s’klasifikohen dot si marka, prandaj edhe qė nė rini janė shndėrruar nė mallra tė rivlerėsuara. Rama, sms kėrcėnuese pėr deputetėt qė s’do rikonfirmohen nė listėn e tij private

Arkeologjia ėshtė njė temė e preferuar e opozitės sė Edi Ramės pėrpara zgjedhjeve parlamentare tė 23 qershorit. Mimoza Hafizi dhe Musa Ulqini janė dy “zbulimet e reja” tė Edi Ramės nė listėn e kandidatėve tė sigurt pėr deputetė tė PS-sė. Tė dy zbulimet e reja pėr deputet tė PS, Musa Ulqini dhe Mimoza Hafizi nė prani tė Edi Ramės dukeshin tejet tė emocionuar dhe kishin humbur reflekset politike, aq sa u detyruan tė lexonin fjalime tė pėrgatitura njė ditė mė parė. Produktet politike, nėn kosto, tė Fatos Nanos po shiten si zbulime tė reja tė “Rilindjes” sė Edi Ramės, nė fakt janė marka tė vjetra tė fabrikės socialiste qė kanė vlera numizmatike. Opinioni publik nuk mund tė harrojė kurrsesi batutėn e Nanos nė KPD-nė e famshme: “Ti Musa, nuk vlen as sa njė lavatriēe”. Megjithatė qė ajo qė ra nė sy gjatė prezantimit tė djeshėm ishte vlerėsimi me fjalėt mė tė mira i kreut tė Partisė Socialiste, Edi Rama pėr dy zbulimet e reja tė listės sė sigurt. “Ky ėshtė edhe momenti pėr tė nėnvizuar respektin pėr kontributin e njė pjesėtari tė PS qė pavarėsisht se nė atė kohė u ndje duke iu ngrėnė haku i vet nuk doli nė rrugėn e mllefit nė emėr tė egoizmit e sedrės, por pavarėsisht ndarjes me mua nė kėndvėshtrime kontribuoi pėr PS nė komunitetin ku jeton. Por edhe mė shumė se kaq se lista e deputetėve nuk ndėrtohet si stenda e njė muzeu, apo kapitulli i njė historie”, tha ai. Ndėrsa pėr Mimoza Hafizin, Edi Rama theksoi se ky emėr ka qenė gjatė nė strukturat e PS, por hera e parė qė kandidohet pėr deputete. “Nuk u pėrfshi dhe pse ishte anėtare e PS. Zgjodhi tė rrinte nė PS jo me mllef”, predikoi Edi Rama. Padyshim fjalėt e mira tė Edi Ramės pėr Musa Ulqinin dhe Mimoza Hafizin kanė tė bėjnė me faktin se edhe kur u hoqėn nga listat e sigurta tė zgjedhjeve parlamentare tė 2009 ata nuk folėn, heshtėn dhe nuk nxorėn mllef nė media. Kėtė memecėri dhe paburrėri Edi Rama e quan gabimisht besnikėri dhe e pėrdori si njė motiv qė t’i riciklojė si kandidatė dhe t’u japė mesazhin deputetėve aktualė qė nuk do tė jenė nė listat e sigurta se po tė heshtin dhe tė mos dalin mė media me mllef do tė kujtohet pėr ta pas katėr vitesh. Dhe pėr t’u hequr ēdo tė drejtė kandidimi me partitė e tjera, Edi Rama u ka ēuar njė SMS-mesazh deputetėve socialistė qė nuk ishin nė mbledhjen e fundit tė grupit parlamentar, praktikisht gjysma e grupit, se duhet tė plotėsojnė formularin e KQZ-sė pėr listat e kandidatėve. Deklarata tip e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve u kėrkon kandidatėve pėr deputetė tė deklarojnė se pranojnė tė jenė pjesė e listės sė PS pėr zgjedhjet e 23 qershorit, duke i hequr nė kėtė mėnyrė ēdo mundėsi kandidimi me ndonjė forcė tjetėr politike apo si tė pavarur. Pabesia e Edi Ramės ėshtė te kurthi i firmosje sė formularit tė KQZ duke i vetė-pėrjashtuar deputetė aktualė tė PS, edhe pse kanė vlera politike intelektuale publike, por nuk janė tė sinkronizuara me tė dhe pėr kėtė arsye nuk duhet tė ekzistojnė si qenie politike. Kjo logjikė e Edi Ramės ėshtė njė pabesi e madhe, njė logjike para-politike me tipare diktatoriale. Kurthi bashkėshoqėrohet me pabesinė, si njė cilėsi e 99-shave qė kanė marrė nė zotėrim tė majtėn dhe pėrpiqet tė eliminojnė ēfarėdolloj dėshmitari, tė pranishėm nė politikėn standarde tė dy dekadave tė fundi. Sido qė tė jetė, njė gjė ėshtė e sigurt: alternativa e opozitės ka mbetur tek markat e vjetra dhe tek tė rinjtė, qė s’klasifikohen dot si marka, prandaj edhe qė nė rini janė shndėrruar nė mallra tė rivlerėsuara. Platforma e re e Edi Ramės po zbėrthehet si njė platformė pėr tė rikthyer nė treg markat e vjetra, si Musa Ulqini apo Mimoza Hafizi, qė shiten si figura tė reja, 24 karat socialiste qė tentojnė tė mbulojnė katapultimet e jo-socialistėve (Peza, Cara, Kushi, Celibashi, Ziēishti, etj) nė vendet e sigurta tė listės tė PS. Kryetari i Partisė Socialiste Edi Rama po krijon njė parti personale, ku deputetėt e PS nė grupin e ardhshėm parlamentar do tė jenė produkt 100 pėr qind e tij, dhe atij do ti detyrohen nė besnikėri dhe nė shlyerje tė nderit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://newballkan.albanianforum.net
 
Fabrika;Rilindja;hedh ne treg prodhimet e vjetra
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rilindja e Krimit do shporret me Revolte Popullore.
» Skandal Edvin Rilindja rrihet me grushta me diplomatet ne Vjene.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
Kėrce tek: