NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

     

     Arvizu: Me 21 janar, policia u provokua qėllimshėm - tė hetohen organizatorėt

    Shko poshtė 
    AutoriMesazh
    Aresi
    Newballkan
    Newballkan
    Aresi


    Numri i postimeve : 651
    Join date : 28/02/2008

    Arvizu: Me 21 janar, policia u provokua qėllimshėm - tė hetohen organizatorėt  Empty
    MesazhTitulli: Arvizu: Me 21 janar, policia u provokua qėllimshėm - tė hetohen organizatorėt    Arvizu: Me 21 janar, policia u provokua qėllimshėm - tė hetohen organizatorėt  EmptyTue Jan 24, 2012 1:18 am

    Arvizu: Me 21 janar, policia u provokua qėllimshėm - tė hetohen organizatorėt


    Ambasadori i SHBA, Aleksander Arvizu, me publikimin e ekspertizės sė FBI-sė i kujtoi dje opinionit publik se tragjedia e 21 janarit nisi me njė provokim tė qėllimshėm nga njė grup i pėrzgjedhur demonstruesish, e cila solli dhunėn ndaj policisė e mė pas edhe viktimat. Ai ka pėrsėritur kėrkesėn e ndėrkombėtarėve pėr hetimin gjithėpėrfshirės, duke nisur me organizatorėt e protestės

    Ambasadori i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nė Tiranė, Aleksandėr Arvizu u shpreh dje se demonstrata e 21 janarit tė kaluar ishte njė ditė e dhimbshme pėr mbarė shqiptarėt. Ai kėrkoi hetimin e ngjarjes, ndėrsa kujtoi dhe njėherė se protestuesit provokuan forcat e policisė duke i goditur me mjete tė forta.
    “Njė vit mė parė ne ishim dėshmitarė tė njė tragjedie tė parrėfyeshme qė ndodhi nė rrugėt e kryeqytetit. Ajo filloi me njė provokim tė qėllimshėm nga njė numėr i vogėl protestuesish kundėr policisė qė po bėnte thjesht detyrėn. Mė pas, nė mėnyrė tė menjėhershme pati njė pėrkeqėsim tė pėrgjithshėm tė situatės qė kulmoi siē ne tė gjithė e dimė, nė vdekjet nga armė zjarri tė katėr protestuesve, si dhe plagosjen e shumė tė tjerėve”, u shpreh Arvizu. Ambasadori Arvizu tha se SHBA mbėshtet hetimet, ndėrsa inkurajon qė ato tė jetė pavarura dhe tė besueshme. “Nė ditėt qė vijuan, qeveria e Shteteve tė Bashkuara, nė pėrgjigje tė njė kėrkese tė drejtpėrdrejtė dhe specifike tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme, ra dakord tė japė asistencė nė formėn e ekspertimit kriminalistik dhe asistencės teknike pėr tė ēuar pėrpara ēėshtjen e drejtėsisė nė kėtė rast. Kėshtu qeveria e Shteteve tė Bashkuara mirėpret zhvillimet sot dhe deklaratėn e Prokurores sė Pėrgjithshme. Dua tė pėrsėris se ka qenė gjithmonė qėndrimi ynė qė ėshtė e rėndėsishme qė ky hetim tė jetė i pavarur dhe qė tė jetė i lirė nga ndėrhyrjet politike. Nė mėnyrė qė hetimi tė jetė i besueshėm, ai duhet tė jetė gjithėpėrfshirės dhe kjo pėrfshin, sigurisht, siē e pėrshkroi dhe Prokurorja e Pėrgjithshme pak minuta mė parė, hetimin pikė sė pari mbi vdekjet e protestuesve tė shkaktuara nga armė zjarri, si dhe veprimet e protestuesve qė kryen akte tė dhunshme dhe veprimet e qėllimet e organizatorėve, aq sa ėshtė e mundur”, deklaroi ambasadori amerikan, Arvizu. Ai i garantoi prokurorisė tė gjithė mbėshtetjen e duhur. “Ne do tė vazhdojmė tė mbėshtesim Zyrėn e Prokurores sė Pėrgjithshme ndėrsa vazhdon punėn pėr kėtė hetim.
    Dhe, sė fundmi, gjatė kryerjes sė hetimit, nė rast se ka ndonjė provė qė sugjeron pengimin e drejtėsisė, atėherė ne ndjejmė detyrimin ta mbėshtesim Prokurorinė e Pėrgjithshme edhe nė kėtė hetim”, tha mė tej ai.

    Si e konsideroni akuzat se Prokuroria e Pėrgjithshme po kryen hetim tė njėanshėm, se ky hetim ėshtė i motivuar politikisht?
    Nuk jam dakord; nuk mendoj se ėshtė i motivuar politikisht.

    Si do ta mbėshtesni Prokuroren e Pėrgjithshme duke filluar qė nesėr, meqenėse po shohim edhe mė shumė akuza kundėr saj?
    Mendoj se ėshtė mjaft e qartė se mbėshtetja jonė ka qenė mjaft e qėndrueshme dhe mjaft e sigurt.
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    https://newballkan.albanianforum.net
     
    Arvizu: Me 21 janar, policia u provokua qėllimshėm - tė hetohen organizatorėt
    Mbrapsht nė krye 
    Faqja 1 e 1
     Similar topics
    -
    » Tragjedia, hetohen agjenturat ballkanike
    » Arvizu i thote Stop Rames:Bojkoti i KQZ alibi per humbjen e zgjedhjeve.

    Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
    NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
    Kėrce tek: