Pista e sabotimit dhe terrorizmit, e publikuar jozyrtarisht oret e fundit, dje u konfirmua nga burime hetimore, se nuk ka qene e re per grupin e eksperteve qe po merret me ceshtjen e shperthimit te Gerdecit. Burime nga grupi hetimor kane bere te ditur dje per "newbalkan se, eshte duke u hetuar "shume intensivisht" pista e nje sabotimi nga sherbime sekrete te ndryshme. Sipas tyre, konkretisht dyshohet se jane agjentura ballkanike. Hetuesit refuzuan te lokalizojne ndonje prej vendeve ballkanike dhe agjencie te tyre te sherbimit sekret, duke deklaruar se jane ne hetim e siper.
Burime nga grupi qe merren me hetimet e tragjedise se Gerdecit, kane bere te ditur se hetimet ne keto dy pista kane nisur vetem pak ore pas shperthimit dhe per kete gje jane bere shume kontrolle, hetime, konfiskime dokumentesh dhe materiale te fabrikes, te firmes "Alb-Demil", si dhe materiale te tjera. Shkaqet qe besohet se, kane shtyre sherbime te huaja per te shkaktuar nje tragjedi te tille ne Shqiperi dhe krijimin e nje gjendjeje jo te sigurt, sipas hetuesve dyshohet te jene, ftesa e pritshme per vendin tone, nga Aleanca e Atlantikut Verior, NATO, me 4 prill si dhe marrja e pavaresise se Kosove shkurtin e kaluar, qe aktualisht po njihet cdo dite nga shtete te ndryshme te botes por nga vetem pak ballkanike. Ne kete pike, hetuesit ngrene hipotezen se "dikujt mund t'i interesoje qe te krijoje trazira ne Shqiperi", gjithnje ne kuadrin e dy argumenteve te mesiperme, fteses per ne NATO dhe mevetesimit te shqiptareve te Kosoves nga serbet.
PISTAT
Pak ore pas shperthimit tragjik ne Gerdec, kane nisur dhe hetimet ne lidhje me kete shperthim qe perfshiu 3500 tone municione te ndryshme. Ato ishin mbledhur ne punishten e cmontimit ne fshatin Gerdec, 12 kilometra larg kryeqytetit. Nderkaq pas ngjarjes, niveli i sigurise eshte rritur ne maksimum. Shqiperia, prej tete ditesh ndodhet ne "gatishmeri numer 1". Jane perforcuar dhe rojet ne bazat e tjera ushtarake ku ndodhen sasi te medha municionesh. I pari qe e deklaroi publikisht pisten e sherbimeve sekrete, qe mund te kene bere kete gje, ishte nje diplomat i paidentifikuar i cili foli per agjencine e lajmeve "INA". Sipas tij, "anetaresimi i shpejte i Shqiperise ne NATO, eshte dhe shkaku i ketij shperthimi". Por pista nuk ka ngelur thjesht ne deklarata te diplomateve te paidentifikuar. Prokuroria shqiptare, grupet hetimore te ngritura jane duke hetuar pisten e perfshirjes se agjencive sekrete ne tragjedine e Gerdecit. Sipas te dhenave, hetimet per kete gje, jane duke u zhvilluar dhe nga organe te specializuara te shtetit tone, qe merren me perpjekjet per sabotimin dhe terrorizmin ne vend. Dhe Sherbimi Informativ Shteteror mesohet te jete angazhuar ne keto hetime, me ane te drejtorise se kunderzbulimit, por rezultatet e deritanishme te nje jave pune, nuk behen te ditura, por vetem per institucionet kompetente.
DYSHIME
Nje dite me pare, "newbalkan", beri te ditur se, burime te specializuara kane deklaruar jo zyrtarisht se po hetojne intensivisht ne pisten e sabotimit apo e nje akti terrorist ne tragjedine e Gerdecit. Kjo piste po shihet si me e mundshmja pas dyshimeve te para, qe jane ato te pakujdesise ne pune, apo mungeses se kushteve te punes, pista te cilat qendrojne, duke pare dhe ndertimin e fabrikes. Fokusimi ne kete piste ka ardhur pas nje serie faktesh qe te bejne te besosh se gabimi njerezor, i deklaruar menjehere pas incidentit, nuk eshte i vetmi dyshim. Dhe pse deri tani jane ndaluar disa persona ne lidhje me tragjedine vazhdojne ende hetimet ne lidhje me persona te tjere qe mund te kene pergjegjesi per kete shperthim, te ndodhur vetem 20 dite para Samitit te Bukureshtit, ku Shqiperia pret te marre ftesen e anetaresimit ne NATO.