NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Gramoz Ruēi,i lidhur me krimin:SHBA i ndalon hyrjen ne territorin Amerikan.

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
Aresi


Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

Gramoz Ruēi,i lidhur me krimin:SHBA i ndalon hyrjen ne territorin Amerikan. Empty
MesazhTitulli: Gramoz Ruēi,i lidhur me krimin:SHBA i ndalon hyrjen ne territorin Amerikan.   Gramoz Ruēi,i lidhur me krimin:SHBA i ndalon hyrjen ne territorin Amerikan. EmptySat Sep 03, 2011 3:25 am

Nje raport i klasifikuar sekret nga Ambasada Amerikane ne Tirane, pas zgjedhjeve te qershorit te vitit 2009, jep nje pershkrim te detajuar te emrave te deputeteve qe perfliten per lidhje me boten e krimit dhe trafikun e droges. Dokumenti i nenshkruar nga ambasadori Xhon Uidhers eshte i dates 13 gusht 2009 dhe mban titullin "Kriminelet bejne ligjet ne Parlamentin Shqiptar". Ne dokument theksohet se pavaresisht fakti qe dita e zgjedhjeve te 28 qershorit ishte e qete, njerez te lidhur me krimin, ndoshta ishin te perfshire ne problemet qe shoqeruan procesin zgjedhor.

Ambasadori Uidhers rendit nje sere emrash, per te cilet thote se informacionet i rendisin si deputete qe kane, ose dyshohen, lidhje me krimin e organizuar. "Pavaresisht se ligjerisht nuk mund te kete prova, burimet konfidenciale dhe raportimet e tjera tregojne se Parlamenti ka mjaft trafikante te droges dhe pastrues parash", thuhet ne kabllogramin e ambasades amerikane.

Ne listen e ambasadorit te SHBA ze vend te rendesishem kryetari i Grupit Parlamentar te Partise Socialiste, Gramoz Ruci. Ish-ambasadori thekson se z.Ruci eshte nje person me imunitet parlamentar i cili ka qene i lidhur me vepra kriminale. "Deputet dhe Sekretar i Pergjithshem i PS, Gramoz Ruci ka pasur lidhje me trafikantet dhe krimin e organizuar", - raporton Departamentit Amerikan te Shtetit, ambasadori amerikan ne Tirane, Xhon Uidhers ne kabllogreamen e dates 13 gusht te dy viteve me pare.

Me tej z. Uidhers permend faktin se numrit dy te Partise Socialiste i eshte refuzuar hyrja ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. "Gramoz Rucit gjithashtu i eshte ndaluar hyrja ne SHBA, qe nga viti 2005 per shkak te mospasjes se te drejtes se perhershme te vizes", thuhet ne raportin e ish-ambasadorit te SHBA-se, Xhon Uidhers.

Sakaq edhe dy deputete te tjere socialiste permenden si njerez te lidhur me krimin. Ne raportin e tij, ambasadori thote se deputeti aktual i Partise Socialiste, Tom Doshi. "Nje deputet i Partise Socialiste nga Shkodra, Doshi eshte sigluar ne Raportin e te Drejtave te Njeriut per sulmin qe i beri nje gazetari ne hotel "Sheraton". Ai ishte nje figure e rendesishme ne fushaten elektorale te PS. Ai eshte i njohur si deputet i pasur, me nje pasuri prej 15 milione dollaresh dhe gjithashtu i dyshuar ne trafikun e doges dhe narkotikeve. Doshi ka qene me pare ne parlament si deputet i PD-se, per te kaluar pak para zgjedhjeve me PS-ne", thuhet ne raportin e ish-ambasadorit Uidhers.

Nje tjeter deputet qe permendet ne raportin e ambasades se SHBA-ve eshte dhe Paulin Sterkaj. "Paulin Sterkaj: 48 vjecar nga Shkodra eshte nje ish-mundes profesionist me pak arsim formal. Sterkaj ishte me pare pjese e Partise Socialiste dhe ka qene akuzuar nga nje ish-mik per vrasjen e nje politikani ne Shkoder, disa vite me pare. Sterkaj pretendon se ka bizneset e tij me nafte, restorante, ndertime, por pak dihet per aktivitetet e tij", thuhet ne raportin e ish-ambasadorit Xhon Uidhers per Departamentin Amerikan te Shtetit.

Ne kete raportim te SHBA-ve permenden edhe emra te mazhorances aktuale, Sokol Olldashi, Lefter Koka dhe Lulzim Basha. Por Uidhers per ta citon emra te PS qe t'i kene thene ashtu si rendom jane bere ne akuza mediatike, se jane te lidhur me krimin apo me afera korruptive.



Komenti i ish-ambasadorit per deputetet biznesmene

"Deputetet me pasuri te dyshimta do te miratojne ligjet per integrimin"

Kabllogrami i ambasades se SHBA-se shpreh shqetesimin per rrezikun qe e pranise se nje numri te madh deputetesh biznesmene me pasuri te dyshimta dhe te dyshuar per lidhjen me krimin e organizuar. Ne komentin qe behet pas listes me emrat thuhet se "keta individe tani jane deputete, kane imunitet ne baze te ligjit dhe jane pergjegjes per miratimin e ligjeve qe do te cojne Shqiperine drejt integrimit te metejshem euro-atlantik". Sipas raportit, ky numer biznesmenesh i lidhur me trafiqet "qe mund te jene edhe kriminale, nuk eshte nje shenje e mire per demokracine dhe zhvillimin". Uidhers shton se kjo situata eshte shume shqetesuese, "nje fenomen qe bashkesia nderkombetare duhet ta trajtoje ne disa pika ne te ardhmen". Nga ana tjeter raporti thekson se nje pjese e politikane e kane kuptuar qe eshte e rendesishme qe personazhe te tille te mos jene pjese e politikes. "Deputetet kane filluar te kuptojne se Shqiperia nuk duhet te kete karaktere te tilla ne Parlament. Se sa kohe do te duhet per te hequr nga pushteti keta horra, kjo eshte nje pyetje tjeter. Pas se gjithash, parate jane gjaku i politikes dhe ne nje vend te varfer, pa traditen e financimit te fushates ose te dhuratave te vogla nga mbeshtetesit e tyre, kriminelet jane nje burim i lehte per fondet e fushates", thuhet ne kabllogramin e ambasades se SHBA-ve.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://newballkan.albanianforum.net
 
Gramoz Ruēi,i lidhur me krimin:SHBA i ndalon hyrjen ne territorin Amerikan.
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Gramoz Ruci simbol i krimit mafioz ne PSSH

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Kronika-
Kėrce tek: