NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

 

 Skandal/ Rama u shkatėrron pronat 200 banorėve tė Tiranės

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
Aresi


Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

Skandal/ Rama u shkatėrron pronat 200 banorėve tė Tiranės Empty
MesazhTitulli: Skandal/ Rama u shkatėrron pronat 200 banorėve tė Tiranės   Skandal/ Rama u shkatėrron pronat 200 banorėve tė Tiranės EmptyTue May 06, 2008 8:45 pm

Skandal/ Rama u shkatėrron pronat 200 banorėve tė Tiranės


Rama tregon dhe njė herė se mund ta shkelė ligjin sa herė tė dojė. Me njė veprim tepėr racist dhe tėrėsisht arbitrar, kryetari i Bashkisė sė Tiranės ka urdhėruar shembjen e njė sėrė objekteve, mes tė cilave dhe shtėpi banimi tė disa banorėve tė kryeqytetit. Bashkia e Tiranės, me njė veprim tė nxituar, qė pritet tė ketė mė pas pasoja ligjore, po prish mbi 70 shtėpi, tė cilat kanė rreth 200 banorė tė strehuar nė to. Rama nxjerr 70 familje nė rrugė, pjesa mė e madhe e tė cilave jetojnė nė objekte me dokumenta tė rregullta. Duke treguar njė arbitraritet me banorėt e zonės, Policia Bashkiake nuk ka paralajmėruar shkatėrrimin e shtėpive tė tyre, por ka ndėrmarrė njė aksion tė menjėhershėm duke lėnė tė pastreha njė numėr tė konsiderueshėm banorėsh. Me urdhėr tė vetė kryetarit tė Bashkisė, Policia Bashkiake ka vendosur qė tė prishė kėto shtėpi, tė cilat ndodhen nė anė tė Lanės, mbi Spitalin Gjinekologjik "Koēo Glozheni".

Kėto shtėpi qė njerėzit e Ramės po i prishin, datojnė tė ndėrtuara nga viti 1939 deri nė vitin 1992. Prej disa kohėsh, firmat e ndėrtimit pranė Ramės i kanė lajmėruar kėta banorė se po nuk u ujdisėn pėr tė bėrė ndėrtesa shumėkatėshe, qė nė kėtė zonė janė me bollėk, atyre do t'u shembet shtėpia dhe nuk do tė fitonin asgjė. Por kjo, sipas banorėve, nuk ėshtė marrė seriozisht, sepse ata disponojnė dokumente tė rregullta. Disa prej banorėve janė lajmėruar pėr kėto shembje, tė cilat janė bėrė tepėr nė fshehtėsi dhe duke pėrdorur forcėn. Por, paradoksi qėndron se askush nuk u ka premtuar atyre dėmshpėrblime nė para dhe as shtėpi, ku ata tė qėndrojnė pasi tė prishen banesat e tyre. Ndėrkohė qė pasi ka vėrtetuar tek noteri pronėn e tij, Memo Malaj, prona e tė cilit ėshtė e regjistruar nė Zyrėn e Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme mė datė 01.08.1994, i ėshtė konfirmuar prishja e banesės dje nga Inspektoriati i Ndėrtimit, me pėrfaqėsues Gjergji Likaj dhe Mark Parkolaj.

Kėtij kryefamiljari si dhe kryefamiljarėve tė tjerė nuk u ėshtė dhėnė asnjė fije shpresė nga Bashkia se ku do tė fusin kokėn gjatė ditėve nė vazhdim. Tashmė, tė gjithė njerėzit qė jetojnė nė kėtė zonė, janė ēdo ēast e mė tepėr tė rrezikuar pėr tė dalė nė mes tė katėr rrugėve. "E si mund tė na prishen shtėpitė pa na dhėnė dėmshpėrblim, kompensim apo shtėpi tė tjera?" - ankohen kėta qytetarė qė tashmė rrezikojnė tė mbeten jashtė. "Me ēfarė tė drejte na nxjerrin nė rrugė? Kush ėshtė ky Rama qė pak se po na pi gjakun dhe ėshtė bėrė milioner me djersėn tonė, sot na nxjerr jashtė", u shprehėn tė irrituar banorėt, tė cilėt po konfrontoheshin me Policinė Bashkiake. Ndėrkohė qė nė gjyq me Bashkinė po shtohen gjithnjė e mė shumė familjarė tė tjerė. Deri tani janė nė gjyq me Bashkinė 4 familje, por, sipas banorėve, nė ditėt nė vazhdim pritet qė gjyq tė hapin dhe 10 familje tė tjera tė prekura nga shembjet. Disa familje do tė hapin ditėn e sotme gjyq pėr dhunim banese nga ana e Policisė Bashkiake. Tė gjithė banorėt janė tė vendosur dhe pohojnė se nuk do tė dalin nga shtėpitė e tyre, edhe nė rast se i marrin me fadromė e shuplaka, siē ka ndodhur kėto dy ditė. Le t'i shembin shtėpitė edhe me ne brenda, - pohojnė banorėt, - nuk e duam mė jetėn pa shtėpi.

Nė mėngjesin e djeshėm, nė kėtė lagje mbėrritėn furgonat e Policisė Bashkiake si dhe fadromat e Inspektoriatit tė Ndėrtimit tė Bashkisė sė Tiranės, tė cilėt tentuan qė me forcė tė prishnin shtėpitė e banorėve. Tė gjithė qytetarėt e kundėrshtuan me forcė prishjen e banesave tė tyre dhe ishin tė gatshėm qė tė pėrlesheshin me policinė bashkiake, pėr tė mbrojtur banesat e tyre. Policia nuk arriti qė tė zgjidhte asgjė dhe arriti tė pėrdorte dhunėn ndaj tyre, megjithėse mundi tė prishte vetėm disa magazina dy ditė mė parė, duke kėrcėnuar se ky ishte vetėm fillimi dhe se ata do tė prishnin tė gjithė lagjen. Dje, ata donin tė shembnin disa shtėpi tė tjera, por shiu me rrebesh qė ra nė Tiranė, e pengoi aksionin pėr t'i nxjerrė nė rrugė kėto 71 familje.

Nesti Nako pohoi se "policėt e Bashkisė pėrdorėn dhunė ndaj nesh, duke na goditur, madje i bėnė presion dhe vajzės time Alda, duke i thėnė se gjej ndonjė vend nė rrugė ku tė flesh tashmė". Njė vend e ke thanė mė tej policėt qė, nė fakt, tė gjithė i ngjanin si Edi Rama. "Vend i pėrshtatshėm ėshtė dhe lulishtja e Lanės ku ti thith dhe ajėr tė pastėr", ironizonte policia bashkiake banorėt. Presionet nuk kanė tė sosur nga policėt bashkiakė, tė cilėt, me paturpėsinė mė tė madhe, tallen me djersėn e qytetarėve, qė brez pas brezi janė munduar tė ndėrtojnė shtėpi dhe tė bėjnė njė jetė mė tė mirė. Ky ėshtė njė terror qė kjo polici u bėn kėtyre njerėzve, qė shtėpitė e tyre i shohin tė rrezikuara jo nga njė tėrmet apo fatkeqėsi natyrore, por nga Edi Rama, tė cilit nuk iu plotėsua dėshira pėr tė ndėrtuar pallate nė kėtė zonė. Tė gjithė banorėt e lagjes sė vjetėr tiranase kanė dokumenta origjinale pėr banesat e tyre. Por, ēuditėrisht, tapitė dhe dokumentet e shtėpive tė qytetarėve tė Tiranės Rama i ka shpėrfillur, duke i quajtur si letra bakalli. "Kur morėm lajmin se do tė na prisheshin shtėpitė, shkuam dhe u interesuam, pasi na u kėrkuan dokumentet e pronėsisė nga ana e Bashkisė. Dėrguam tė gjitha dokumentet qė kishim, nė tė cilat vėrtetohej se kėto shtėpi ishin tonat. Nė to ne kishim tapitė origjinale si dhe aktet e shit-blerjes qė ishin tė kohės sė pushtimit italian nė Shqipėri. Bashkė me to, ne kishim dėrguar dhe shumė dokumente tė tjera si, certifikatat tona personale dhe ato tė trungut familjar. Na janė zhdukur tė gjitha dokumentat qė kemi depozituar nė bashki", u shprehėn banorėt. "Ne tashmė jemi mė se tė bindur se Bashkia i ka zhdukur dokumentet, nė mėnyrė qė shtėpitė tona tė dalin tė paregjistruara, qė tė na i prishė kollaj dhe tė mos pėrfitojmė asgjė", u shprehėn tė indinjuar banorėt. "Por gjykata e zgjidh, se ne kemi nė shtėpi kopjet origjinale, se e kuptuam hilen e Ramės qė na tha tė ēonim nė bashki dokumentet origjinale", thanė ata. Kujtojmė kėtu se Rama deklaronte para kėshilltarėve tė djathtė nė Bashki se nuk do tė shembte asnjė shtėpi nė njė zonė informale pėr ndėrtimin e njė shkolle. Ne, deklaronte Rama pėrballė kėshillit, nuk prishim shtėpi dhe vepra tė tjera, ėshtė qeveria qė i prish. Por nė tė vėrtetė, Rama nuk kishte interes qė tė shembte njė shtėpi nė njė lagje pėr tė bėrė shkollė, sepse shkolla nuk i mbush xhepat e tij.


Banorėt e quajnė Ramėn fashist dhe njeri pa ndjenja


Pasi u endėn me ditė tė tėra dyerve tė institucioneve shtetėrore, me shpresėn se do tė gjenin zgjidhje pėr hallin e tyre, qytetarėt iu drejtuan mė nė fund tė vetmit njeri qė si gjykatės suprem vendosi shembjen e shtėpive tė tyre, kryebashkiakut Edi Rama. "Shpresa vdes e fundit". Por fatkeqėsisht, proverbi i urtė popullor nuk ka funksionuar me kreun e Bashkisė sė Tiranės, qė paraja ia ka errėsuar sytė. Pėrgjigjja e Ramės ka qenė fatale. Suzana Meja si dhe e bija e saj pohuan se "sot nė mėngjes, njė nga komshinjtė tanė, Jetnor Malaj, shkoi ta takonte vetė kryebashkiakun, duke i kėrkuar atij njė zgjidhje. Ai, duke i nxjerrė pėrballė njė nga maluketrit e tij, me indiferencėn mė tė madhe i ishte pėrgjigjur se ajo lagje do tė rrafshohej. Kjo gjė ėshtė vendosur prej kohėsh dhe nuk ka as edhe njė mundėsi qė ky vendim tė ndryshojė", pėrsėriti ajo fjalėt e punonjėsit tė Bashkisė. E tronditur, ajo tha se kryebashkiaku i ngjan njė fashisti si Musolini, qė fitoi mbėshtetjen e fshatarėve dhe i shkatėrroi pasanikėt dhe pronarėt. Kjo ishte goditja fatale pėr kėta banorė, pasi u ishin mbyllur disa dyer zyrash nė institucione tė ndryshme si njėsia bashkiake 1, ku ata kishin kėrkuar ndihmė. Maliq Zeqiri tha se ishte banor nė atė shtėpi qyė nė vitin 1950 dhe dispononte dokumenta tė rregullta, tė cilat Rama i injoron. Kryebashkiaku, shtoi mė tej ai, ėshtė personi qė ka urdhėruar tė na rrahin si tė ishim kafshė. Jetnor Malaj, i cili i kishte kėrkuar personalisht takim Ramės, i zhgėnjyer prej tij shprehet se "nė rast se Rama bėhet kryeministėr, atėherė do tė iki jashtė shtetit, nuk durohet tė bėhet ai udhėheqėsi im. Kam tre fėmijė dhe po m'i hedh nė rrugė, me ē'tė drejtė? Dua t'i them Ramės se po tė na i shembė shtėpitė me pa tė drejtė, kėtu do tė ndodhin katastrofa. Ai u kėrkoi mediave pranė Ramės qė tė pasqyrojnė kėtė katastrofė njerėzore qė po shkakton Bashkia e Tiranės, vetėm pėr tė mbushur xhepat e kryetarit. "Njė krahasim tė fundit kam pėr tė gjithė kėta qytetarė qė harrojnė bėmat e Ramės dhe e votojnė. Nė kohėn kur nė Tiranė ishte Sali Kelmendi kryetar i Bashkisė, ēdo tė premte populli merrte takim tė drejtpėrdrejtė. Kurse tani duhet tė shkosh nė ndonjė fshat qė ta takosh Ramėn", tha njė qytetar. Eni Nako tha se nė shtėpinė e tij ėshtė konsumuar njė vepėr penale, pasi njė inspektor i Bashkisė ka hyrė nė shtėpi pa lajmėruar dhe ka filluar tė prishė muret e shtėpisė. "Ky ėshtė dhunim banese dhe pėr kėtė, Policia Bashkiake do tė pėrballet nė gjyq me familjen time. Nuk ka tė drejtė tė shembė njeri asnjė shtėpi pa paralajmėrim dhe pa tė sqaruar se pse po tė shembet shtėpia".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://newballkan.albanianforum.net
 
Skandal/ Rama u shkatėrron pronat 200 banorėve tė Tiranės
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Edi Rama apo Edvin Rama ? Cili duhet verifikuar ?
» Skandal Edvin Rilindja rrihet me grushta me diplomatet ne Vjene.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
Kėrce tek: