NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

 

 Edi Rama, leje ndėrtimi Delijorgjit te parku i autobusėve dhe uzina “Dinamo”

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
Aresi


Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

Edi Rama, leje ndėrtimi Delijorgjit te parku i autobusėve dhe uzina “Dinamo” Empty
MesazhTitulli: Edi Rama, leje ndėrtimi Delijorgjit te parku i autobusėve dhe uzina “Dinamo”   Edi Rama, leje ndėrtimi Delijorgjit te parku i autobusėve dhe uzina “Dinamo” EmptyWed Apr 02, 2008 7:04 pm

Fenomeni Delijorgji nuk ėshtė fenomen qė ka pėrfshirė vetėm klikėn “Berisha”, por edhe opozitėn shqiptare, ose mė mirė me thėnė klikėn “Rama”. Tashmė ky fenomen ėshtė shndėrruar nė njė rrezik pėr shoqėrinė shqiptare, duke bėrė evident faktin se e gjithė politika shqiptare ėshtė mbėrthyer nga kthetrat e mafies. Nėse nga data 15 mars deri mė sot ėshtė bėrė evident fakti, qė Sali Berisha ėshtė njeriu i pėrzierė familjarisht nė aferėn “Delijorgji” dhe aferėn “Gėrdec”, fakti tjetėr qė tė tmerron, ėshtė se nė tė gjithė kėtė aferė janė pėrzierė tė gjithė bashkė, tė majtė dhe tė djathtė, pozitė dhe opozitė.Tė gjithė nė unison nė qendėr tė aktivitetit tė tyre politik kanė si qėllim fashitjen e skandalit tė Gėrdecit dhe tė trafikut tė armėve, pa pasur nė mendje intensifikimin e luftės tė tyre kundėr pushtetit okult tė Berishės. I pari ėshtė Ilir Meta qė nė mėnyrė tė qėllimshme u largua nga loja opozitare, duke iu kthyer opozitės me kreun e PS Rama, pėr shiun qė ra nė rrugėn “Komuna e Parisit”, kur gjithė Shqipėria vajtonte pėr Gėrdecin. Pėr tė vazhduar mė tej me Ramėn, Majkon, Gjinushin e kompani. Fakti mė determinant i pėrfshirjes sė opozitės ėshtė se janė edhe dy deputetė socialistė tė pėrfshirė nė kėtė aferė. Kush janė emrat askush nuk i bėn tė ditur? Por njė fakt shumė sinjifikativ dhe tronditės, ėshtė se nė lojėn Delijorgji na ėshtė pėrfshirė edhe kreu i opozitės Edi Rama. Nė lejet e pra tė vitit qė u miratuan, emri i parė nė listėn e Edi Ramės ishte emri i Mihal Delijorgjit, emėr i pėrfshirė kėto ditė nė trafikun e armėve dhe masakrėn e Gėrdecit. Delijorgji rezulton tė ketė marrė leje ndėrtim pėr pallate te parku i autobuzėve nė rrugėn e Kavajės dhe nė uzinėn e vjetėr “Dinamo”. Kryeopozitari dhe kryebashkiaku Rama na del i pėrzierė nė afera tė pista. Nė rrugėn e Kavajės, Delijorgji ndėrtonte mbi njė pronė tė cilėn e ka pasur nė pronėsi burri i njė deputete socialiste. Ndėrsa nė pronėsinė e uzinės “Dinamo” kemi tė bėjmė me njė pronėsi tė bashkisė tė Tiranės e cila i ka kaluar pėr ndėrtim Delijorgjit. E gjithė afera e Ramės mesa duket ėshtė ndėrthurur mė sė miri me tė njėjtin biznesmen qė ėshtė i lidhur edhe Sali Berisha. Politika shqiptare flet shumė nėpėrmjet shoqėrive tė pėrbashkėta tė kėsaj kategorie, ku politikanė dhe biznesmenė tė dyshimtė janė sė bashku shkaktarė tė tragjedive si ajo e Gėrdecit. Nėse bėhet njė paralele midis Ramės dhe Berishės del qartė se filli i bashkėpunimit tė tyre kalon nėpėrmjet qarqeve tė shkurtra tė bizneseve tė pista. Lidhjet mafioze midis Delijorgit-Berishės dhe Rama-Gonxhe mesa duket pėrfundojnė me pallate qė mbyllin sytė e kryeprokurores Rama. Koincidenca e mbiemrave midis kryebashkiakut dhe kryeprokurores pėrfundon me lidhje tė shkurtra Delijorgji-Shkėlzen. Nėse dikush ėshtė nė gjendje tė zgjidhė gjithė kėtė rebus mafioz politiko-ekonomik, padyshim qė do tė marrė ēmimin nobėl pėr paqen. Pasi ndėrthurja e interesave tė tilla nuk po sjell gjė tjetėr veēse tragjedi si ajo e Gėrdecit dhe korrupsion si ai i Bashkisė sė Tiranės. Qerthulli mafioz fillon me Majkon e tankeve, vazhdon me Ramėn e pallateve dhe mbyllet me Berishėn e predhave. Gjithė politika lundron nė liqenin korruptiv tė Delijorgjit. Gėrdeci mund dhe tė harrohej para interesave tė Ramės, Berishės, Majkos e shumė krerėve tė politikės shqiptare. tashmė nė Shqipėri ka triumfuar mafia dhe dhuna. Berisha ėshtė njė pasues i mjerė i strategjisė korruptive tė parardhėsve, duke u bėrė mjeshtėr i organizimit tė aferave qindra milionė euro. Tashmė kryeministri ynė nuk pėrfaqėson figurėn e “Plakut Dogsboru” por figurėn e “Oqil Oqilovit” tė korruptuar. Ndėrsa nė anėn tjetėr e “derit Maē”, Edi Rama, pėrfaqėson mė sė miri figurėn e njė despoti tė pasuruar me lėk tė pista dhe biznese tė pista. Tė dy sė bashku plotėsojnė nė mėnyrė kuptimplote shprehjen e njė loje me letra: “ tė ka ngelur Deri Maē”. “De fakto” dhe “de jure”, kėta tė dy i kanė ngelur nė derė Shqipėrisė si njė “nuskė magjie”, qė sjell vetėm keq pėr shqiptarėt
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://newballkan.albanianforum.net
 
Edi Rama, leje ndėrtimi Delijorgjit te parku i autobusėve dhe uzina “Dinamo”
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Edvin Rama ka shperblyer krimin e organizuar me leje ndertimi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
Kėrce tek: