NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

 

 A ėshtė Gėrdeci tragjedia jonė e parė?

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
Aresi


Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

A ėshtė Gėrdeci tragjedia jonė e parė? Empty
MesazhTitulli: A ėshtė Gėrdeci tragjedia jonė e parė?   A ėshtė Gėrdeci tragjedia jonė e parė? EmptyMon Mar 24, 2008 8:15 pm

A ėshtė Gėrdeci tragjedia jonė e parė?
Nga Ali Podrimja
A ėshtė Gėrdeci tragjedia jonė e parė apo nga kjo fatkeqėsi duam tė krijojmė tragjedi tė tjera dhe tė mbyllet ēėshtja shqiptare nė Gadishullin Ilirik? Gėlltitėsve shekullorė iu pėrshtatet kjo ēmenduri e askujt tjetėr. Dhimbja e familjarėve dhe Shqipėrisė pėr viktimat dhe rrėnimet ėshtė dhimbje edhe e Dardanisė. Pikėrisht, tragjedia ndodhi, kur kremtonim pavarėsinė pas luftėrave e eksodeve biblike 150-vjeēare.

Nė njė shoqėri normale, e cila e mori veten tė konstatuar edhe nga qendrat e vendosjes, debati nuk bėn tė jetė ulėrimė, as rrėnim i shtetit, pėrkundrazi lypset menēuri tė dilet nga kriza e quajtur Gėrdec, qė nuk e kishte goditur vetėm Shqipėrinė. Me qindra dardanė, pleq e tė rinj, kisha parė tė rreshtuar tek jepnin gjak; se shqiptarėt, pa marrė parasysh se ku gjendeshin, ishin alarmuar pėr tragjedinė e ndodhur. Kjo vėrehej edhe nga solidariteti i madh nė Dardani e diasporė. Nė parlamentin shqiptar fatkeqėsisht mungonte burrėria, dinjiteti, dėgjoheshin sharje dhe kėrcėnime, kėrkonin triumf nė fatkeqėsi; ndodhte njė rebelim i kurdisur, pritej dhe turpi. Fjalori qė dėgjohej nuk kishte asgjė me etikėn tonė. Bėhej garė mes atyre qė e kishin rrėnuar dogmėn sllave dhe recidivėve tė fundit tė komunizmit. Linte pėrshtypje se pėrbirimi ynė nėpėr huqet e historisė nuk ishte mbyllur. Megjithėse, mendonim se kishim dalė nga bataku i sė kaluarės. Logjika komuniste, tė mos themi mercenare, kisha pėrshtypjen se vepronte mes nesh. Nuk them se nuk lypsen korrektura nė shoqėrinė shqiptare, por toni ishte i papranueshėm. Shtrohet pyetja: A bėn tė jetė karrigia mė e shenjtė se Atdheu?

Ne kurrė nuk u shamė mė shumė se viteve tė fundit. Kjo ndodhi nga shkaku i bindjeve, i primitivizmave fisnore dhe ēatisė. Adorno do thoshte pėrafėrsisht: “Nga trashėgimia le tė pėrvetėsohet ajo qė ėshtė e vlefshme pėr Kombin...” Nė u rritėm me tragjedinė dhe gjetėm forcė qė t’i pėrballojmė sfidat e ndryshme. Pėrēarjet na sollėn shpesh aty ku humbėm edhe ndonjė pėllėmbė tokė dhe na vunė megjėt si dėshironin tė tjerėt.

Vlen tė kujtohet thėnia e Ēerēillit: “Nė qoftė se akti heroik nuk shoqėrohet me aktin politik, ka mundėsi tė mos ketė sukses.” Qė nė fėmijėri mėsova se: Dielli ynė lind nė Perėndim. Naim Frashėri nuk ishte i marrė. Gjendemi para njė ngjarjeje tė madhe: pranimi i Shqipėrisė nė NATO. Ca nga ne nuk i lė tė qetė ende dogma sllave, ėndrra pėr pushtet. Ē’ndodh me ne?

NATO, larg logjikės komuniste.

Ky tekst mė sė pakti ka retorikė, se flet dhimbja.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://newballkan.albanianforum.net
 
A ėshtė Gėrdeci tragjedia jonė e parė?
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Koha Jone....
» Gerdeci, hetime per akt terrorist

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: POLITIKA-
Kėrce tek: