NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

     

     Gerdeci, hetime per akt terrorist

    Shko poshtė 
    AutoriMesazh
    Aresi
    Newballkan
    Newballkan
    Aresi


    Numri i postimeve : 651
    Join date : 28/02/2008

    Gerdeci, hetime per akt terrorist Empty
    MesazhTitulli: Gerdeci, hetime per akt terrorist   Gerdeci, hetime per akt terrorist EmptySat Mar 22, 2008 10:04 pm

    Gerdeci, hetime per akt terrorist

    E Diele, 23 Mars 2008
    Gerdeci, hetime per akt terrorist 6223486

    Shperthimi tragjik ne fabriken e cmontimit te municioneve ne Gerdec, me pasoje 21 viktima e mbi 300 te plagosur, rikthen pisten e aktit terrorist. Grupi hetimor i prokurorise ka perforcuar dyshimet se ngjarja eshte e qellimshme, ndersa per te perfunduar investigimin e nisur pritet te mberrijne ne merkuren edhe 6 eksperte te Byrose Federale te Investigimit, FBI, te nisur nga SHBA-te.

    Dyshimet

    Organi i akuzes ka ne dosje disa te dhena e fakte te forta qe kane bere te rrezohet pista e ngjarjes aksidentale dhe te hetohet ne ate te nje akti terrorist. Nje prej provave qe te con te ky dyshim eshte sasia e madhe e barutit qe mbahej ne fabrike, pushimi nje ore para se cdo dite e zakonshme e punetoreve te fabrikes, dyshimet per aktivitetin e Mihal Delijorgjit, i proceduar edhe me pare dhe i ndjekur nga SHISH qe prej vitit 1996, apo lidhjet e tij te dyshimta, zgjedhja e bazes ne nje zone te banuar dhe sasite e medha te predhave, me shume nga c'parashikohej ne norme. Nje tjeter dyshim i eksperteve eshte eksplodimi i nje prej mjeteve te vendosura afer fabrikes me nje mine te telekomanduar, ndersa pjesa me e madhe e punetoreve ishin pushim dhe te tjeret larg fabrikes. Hetuesit kane dyshime edhe per faktin se pse mbikeqyrja e procesit te demontimit nga kompania "Alb Demil" eshte lene ne dore te "Meiko"-s, nje kompani import-eksporti dhe e pa specializuar ne kete drejtim. Ne vendin ku behej demontimi ndodheshin ne momentin e shperthimit 3500 tone municion, 350 here me shume sesa duhej te ishte sipas kontrates. Baruti, ne nje sasi te paidentifikuar ende, midis 33 dhe 100 tone, nje sasi e afert me gjysmen e asaj te perdorur per bomben atomike ne Hiroshima, mbahej ne baze, ne shkelje te kontrates dhe te sigurise teknike formale. Baza ishte zgjedhur prane nje vendi te banuar dhe jo ne ndonje repart ne periferi te vendit ose ne thellesite malore te tij dhe pushimi i punetoreve eshte bere 60 minuta me pare se zakonisht.

    Agjentet e FBI

    Shtetet e Bashkuara te Amerikes do te dergojne gjashte eksperte te FBI-se ne Shqiperi per te zbardhur shkaqet e ngjarjes tragjike ne Gerdec dhe per te kryer identifikimin e pese kufomave e dhjetera pjeseve te trupave te gjetura ne vendngjarje, pas nje jave kerkimesh. Agjentet e huaj, qe i perkasin fushes se mjekesise dhe te hetimit, do te ndihmojne ne identifikimin e kufomave, si dhe ne keqyrjen e vendit te ngjarjes ne fabriken e Gerdecit, ndersa mberritja e tyre pritet diten e merkure. Pergjigjja ka ardhur dje ne Prokurorine e Pergjithshme, pas letres qe kater dite me pare Kryeprokurorja Ina Rama, i dergoi ambasades amerikane ne Tirane per te kontribuar ne hetime. Lajmin e beri te ditur zyra per shtyp prane Prokurorise se Pergjithshme. Ekspertet do te mberrijne ne vendin tone mesjaven e ardhshme, ku edhe do te nisin menjehere punen ne zonen e Gerdecit. Pritet qe te mberrijne edhe pajisje bashkekohore per te keqyrur vendin e ngjarjes dhe analizat e ADN-se. Pas kerkeses se bere nga ana e Kryeprokurores Ina Rama, ne ambasaden amerikane per ndihme nga ana e Shteteve te Bashkuara te Amerikes per specialiste ne fushen e kriminalistikes, FBI-ja ka konfirmuar dje bashkengjitjen me grupin hetimor shqiptar. Kjo e fundit ka vene ne dispozicion te vendit tone ekspertet e saj per nje zyre dhe periudhe kohore derisa te kryhet e gjithe keqyrja e vendit te ngjarjes dhe identifikimi i kufomave.
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    https://newballkan.albanianforum.net
     
    Gerdeci, hetime per akt terrorist
    Mbrapsht nė krye 
    Faqja 1 e 1
     Similar topics
    -
    » Dhuna ndaj gazetarit, Berisha: te behen hetime

    Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
    NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
    Kėrce tek: