NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

 

 Rama, karrierė politike mbi gjakun e viktimave

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
Aresi


Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

Rama, karrierė politike mbi gjakun e viktimave Empty
MesazhTitulli: Rama, karrierė politike mbi gjakun e viktimave   Rama, karrierė politike mbi gjakun e viktimave EmptyFri Mar 21, 2008 4:41 pm

Amoraliteti i politizimit tė tragjedisė sė Gėrdecit ka kaluar dje ēdo kufi, kur drejtuesit e opozitės kanė mbledhur njė grusht militantėsh partiakė pėr tė protestuar nė qendėr tė Tiranės, rreth 12 km larg vendit ku ndodhi ngjarja. Shfrytėzimi i turpshėm dhe i paskrupullt politik i kėsaj tragjedie filloi menjėherė pas ndodhjes sė saj, kur drejtues tė opozitės nxorėn paratė e korrupsionit tė tyre tetėvjeēar pėr tė blerė protestues mercenarė nė Komunėn e Kasharit, tė cilėt do tė hiqeshin si banorė tė Gėrdecit dhe qė do tė protestonin kundėr qeverisė. Fytyrat e qeshura tė protestuesve dėshmonin qartė se ata nuk kishin asnjė lidhje me ngjarjen e rėndė qė pėrjetuan banorėt e Gėrdecit, nga njė pakujdesi fatale. Jashtė kamerave, ata pohonin pa hezitim se nuk kishin asnjė lidhje me tragjedinė dhe se ishin paguar pėr tė bllokuar rrugėn dhe pėr t`u konfrontuar me policinė. Emrat e Ramės dhe Metės, si dhe vasalėve tė tyre nė Komunėn e Kasharit, bashkėpunėtorė tė hajdutėve tė tokave nė kėtė komunė, lakoheshin si sponsor gjeneral tė protestės. Kreu i LSI-sė tė Kasharit, me kėtė rast, pėrfitoi njė shpėrblim tė majmė, rreth 4 milion lekė tė reja nga Spartak Braho, pėr tė organizuar kėtė parodi tė shėmtuar. Mungesa e humanizmit nuk mund tė njohė pėrmasa mė skandaloze, nė njė kohė kur vetėm pak metra mė tej banorėt e Gėrdecit ishin tė zhytur nė lot e dhimbje pėr humbjen e njerėzve tė tyre tė dashur dhe prisnin qė tė gjithė ata qė i pėrfaqėsojnė, pavarėsisht nė qeveri apo nė opozitė, tė japin kontributin e tyre pėr lehtėsimin e kėsaj dhimbjeje.

Kjo nuk ndodhi dhe as qė pritet tė ndodhė pėr sa kohė vendi ka njė opozitė qė nuk lė rast, qoftė edhe kur bėhet fjalė pėr mort e zi, pa e shfrytėzuar pėr kapital politik. Nuk kishte si tė ndodhte apo tė pritej njė reagim ndryshe nga njė opozitė e degraduar, nga njė kuēedėr politike, e cila historikisht, qė nė rrėnjėt e saj nė '41-in, ėshtė mėsuar tė ushqehet me gjakun e viktimave tė pafajshme.

Tragjedi si ajo e Gėrdecit, ndoshta edhe shumė mė tė rėnda, kanė ndodhur edhe nė vende mė tė zhvilluara e mė tė sigurta se Shqipėria, por nė asnjė nga kėto vende nuk kemi parė opozitėn tė shkelė me tė dy kėmbėt mbi gjakun dhe mortin e familjarėve pėr qėllime politike apo karrierė personale. Sulmet e 11 shtatorit nė SHBA ishin njė tragjedi me pėrmasa ndėrkombėtare, por opozita e atjeshme nuk shkeli mbi gjakun e mijėra viktimave pėr tė sulmuar qeverinė dhe as nuk ftoi militantėt e saj nė rrugė pėr tė protestuar ndaj saj. Pėrkundrazi, ishte shumė e vėshtirė tė bėheshin dallime politike, pasi si qeveria, ashtu edhe opozita ishin tė angazhuar nė nderimin e viktimave, ndihmėn ndaj tė plagosurve dhe tė traumatizuarve. Nuk pamė njė opozitė qė shfrytėzon gjakun dhe mortin pėr tė arritur objektivat e saj, pasi opozita amerikane, ashtu sikurse ēdo opozitė nė njė vend demokratik, e ka tė qartė se karriera politike nuk mund tė ngrihet mbi varret e atyre qė humbasin jetėn nė tragjedi tė tilla.

Por, nė Shqipėri, gjėrat ndryshojnė shumė. Nuk pamė dhe besoj se nuk do tė shohim njė opozitė tė tillė humane, pėr sa kohė ajo do tė drejtohet nga njė pėrbindėsh politik qė, ndonėse nuk ia di as emrin fshatit ku ndodhi tragjedia, i cili, nė vend tė Gėrdec, e shqipton Gradec, nuk ngurron ta pėrdorė atė pėr qėllimet e tij tė ulta politike e personale. Nuk pritej qė Edi Rama tė shfaqte ndonjė humanizėm, pasi fakti qė ai nuk e ka njė ndenjė tė tillė, nuk ėshtė mė sekret pėr shumė njerėz, por ishte e paperceptueshme se si paturpėsia dhe amoraliteti politik mund tė shkonin deri nė kėtė pikė, nė njė kohė kur familjarėt e viktimave kanė ende tė hapur mortin, ende tė plagosurit nė spitale dhe ende shtėpitė e shkatėrruara. Mungesa e humanizmit dhe solidaritetit u dėshmua qartė nė diskutimet krejtėsisht politike tė deputetėve tė opozitės nė seancėn e pak ditėve mė parė, ku nuk denjuan tė shprehin as ngushėllimet e tyre pėr banorėt qė humbėn tė afėrmit e tyre nė kėtė tragjedi. Nga ana tjetėr, Bashkia mė e madhe nė vend, e cila drejtohet nga kryetari i partisė kryesore tė opozitės, nuk ka lajmėruar asnjė ndihmė pėr banorėt, pėr tė cilėt Rama dhe opozita shqetėsohen aq shumė pėr tė organizuar protesta. Strehimi i tyre mund tė jetė ligjėrisht dhe moralisht detyrė e strukturave shtetėrore, tė cilat, siē duket, po e kryejnė atė mė sė miri, por tė paktėn Bashkia e Tiranės nuk mund tė tregohej kaq cinike, saqė tė mos japė qoftė edhe njė ndihmė sado tė vogėl pėr kėta banorė. Kjo jo vetėm qė e thellon edhe mė tej hipokrizinė politike tė kėsaj opozite aventuriere e delirante, por nxjerr nė pah edhe pėr ata qė e kanė vėshtirė ta besojnė se Rama dhe nė tėrėsi opozita e majtė po instrumentalizojnė vetėm pėr qėllime politike fatkeqėsinė qė u ra pėr pjesė disa banorėve tė pafajshėm.

Ėshtė fatkeqėsi kombėtare pėr vendin qė ka njė opozitė, e cila nuk kursen asgjė, qoftė edhe mortin e qytetarėve si alternativė pėr tė marrė pushtetin. Kjo e bėn situatėn alarmante, duke marrė parasysh edhe background-in jo tė dobėt tė kėsaj opozite nė provokimin e ngjarjeve qė kanė marrė shumė jetė njerėzish, siē ishte rasti i '97-ės.

Askush nuk ka pretenduar se opozita duhet tė heshtė dhe tė mos kėrkojė pėrgjegjėsitė pėr njė ngjarje tė tillė, pasi ky ėshtė edhe misioni i saj nė njė vend demokratik, por ėshtė e papranueshme, e turpshme dhe ēnjerėzore tė pėrdorėsh gjakun e tė tjerėve pėr tė ngritur karrierėn politike.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://newballkan.albanianforum.net
 
Rama, karrierė politike mbi gjakun e viktimave
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
»  Rama-Erion
» Topi: SHISH ka influenca politike

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
Kėrce tek: