NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

 

 Topi: SHISH ka influenca politike

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
Aresi


Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

Topi: SHISH ka influenca politike Empty
MesazhTitulli: Topi: SHISH ka influenca politike   Topi: SHISH ka influenca politike EmptySat Mar 08, 2008 8:34 pm

Topi: SHISH ka influenca politike

E Diele, 09 Mars 2008


Presidenti vlereson kontributin e Janullatos per Shqiperine: Shtetesia, ceshtje procedurash

Presidenti i Republikes, Bamir Topi, ne nje interviste dhene drejtorit te TV "Ora News", Alfred Peza, ka marredheniet e tij me Sherbimin Informativ Shteteror, duke i cilesuar ato korrekte. Nderkohe qe, nuk ka munguar te shprehet dhe per ceshtjen e dhenies se shtetesise shqiptare per kreun e besimit ortodoks ne Shqiperi, Janullatus. Por, ne kete dalje publike, Topi garanton se pas mandatit presidencial do jete aktiv ne politike.

Cfare marredheniesh keni me shefin e Sherbimit Sekret Shqiptar, zoti President? A jeni te kenaqur me punen e stafit drejtues te ketij sherbimi?

Sigurisht qe jane marredhenie pune qe e lidhin ate institucion me institucionin e Presidentit. Nuk jam futur ne analiza apo ne nje trajtim analitik te aktivitetit, duke ruajtur absolutisht te drejten qe ka institucion per te operuar si nje institucion i pavarur dhe besoj qe ne te gjitha kontaktet kam kerkuar shume profesionalizem dhe shmangie sa me shume te jete e mundur nga inspirimet politike, qe do ta benin kete institucion shume te kompletuar.

Realisht ky institucion eshte i shmangur aq sa duhet nga inspirimet politike?

Shiko, nuk mund te kesh nje institucion ne Shqiperi qe te jete totalisht i paster nga influencat politike. Te bejme trajtim realist dhe me kembe ne toke. Por, e rendesishme eshte qe cdo dite keto institucione kane nevoje te matarohen. Cka do te thote qe ato do te vendosen me nje status, qe pavaresisht si vjen rrotacioni i pushtetit politik ne Shqiperi, keta njerez duhet t'i sherbejne sigurise kombetare, sigurise publike, institucione te cilat jane te ndertuar me ligj dhe duhet ta respektojne ligjin si te tille. Pra, ka shume rendesi qe ajo qe eshte ne aparence, qe keto institucione presupozohen se jane te shkeputura nga politika, duhet te jene edhe realisht. Ne cdo dite punojme qe keto institucione t'ju shmangen politikes, sepse duke iu shmangur politikes, ne trajtimin e problemeve, behen me profesionist, behen me te besueshem, behen me efikas.

Pak jave me pare, ju dhate nje interviste, deklaruat qe eshte interceptuar nga sherbimet sekrete midis nje gazetari dhe nje agjenti serb. Per cfare konkretisht behet fjale dhe cfare beri sherbimi sekret shqiptar ne kete rast?

Une zoti Peza e kam perdorur ne nje kontekst te caktuar dhe ne funksion te atij emisioni. Dhe kur kureshtjes se gazetarit te atij emisioni per ta vazhduar biseden i jam pergjigjur me nje pergjigje permbyllese. Pra, nuk shkon me tej, sepse ka disa kufij. Por shume e rendesishme eshte qe gjerat duhet te sinkronizohen per ceshtje ku interesi kombetar prevalon mbi cdo interes tjeter. Pra, nuk eshte problemi si e artikulon frazen kryetari i shtetit, kryetari i qeverise, politikani. Por e rendesishme eshte se sa ne sinkron vjen edhe media per ceshtje te kesaj natyre. Keshtu qe une e kam perdorur ne nje kontekst te caktuar dhe besoj qe ka qene i vlefshem per ta hedhur ne publik ne funksion te asaj qe une kam kerkuar qe te dale.

Sherbimi sekret e beri detyren?

Patjeter qe sherbimi sekret ka bere detyren dhe vazhdon ta beje detyren.

Edhe ne kete rast?

Edhe me tej.

Besoj se duhet te presim ndoshta shume vjet qe te marrim vesh dicka, per nje ceshtje te tille, ose ndoshta nuk eshte aq e madhe sa ne do te duam ta bejme?

Shiko, problemi eshte fakti qe ju po kerkoni qe te ridale kjo ceshtje.

Jo, une doja ta mbyllja?

Jo nuk mund te mbyllet duke rikerkuar qe te hapet, sepse une e kam mbyllur ate ceshtje. Problemi eshte i tille qe sherbimi, institucionet, duhet te jene shume te kujdesshme per t'i trajtuar gjerat ne menyre shume te harmonizuar, sepse e riperseris, kjo do te vleje edhe per te ardhmen. Kur gjerat kane interes madhor kombetar, e rendesishme eshte qe te gjithe te shkojne ne sinkrone. Ne rast se ndonje individ kerkon qe te hedhe gure ne rrota, eshte e detyrueshme me ia bere te ditur pavaresisht se lirite dhe te drejtat jemi ne demokraci, pozicionet mund te mbahen si te duan. Por, ka disa ceshtje qe jane mjaft delikate, se paku nuk duhet te kete nje lloj ambiguiteti, apo hipokrizi, qe ndryshe hiqen ne publik dhe ndryshe veprojne ne rreze. Pra, jane disa ceshtje qe, megjithate une mendoj qe e zgjatem shume kete pike, sepse une besoj se e kemi konsumuar ne nje emision tjeter.

Ju jepni edhe hiqni nenshtetesi shqiptare sipas ligjit. Pse nuk i jepni zotit Janullatus, per shembull, nenshtetesine shqiptare, ka shkelur ndonje ligj?

Absolutisht qe jo, as nuk behet fjale per shkelje ligji. Eshte nje gje qe eshte ne proces. E kam thene edhe dikur tjeter, por po e them edhe sot, ne kemi vleresim per zotin Janullatus, i cili realisht ka zhvilluar nje veprimtari qe i takon te zhvilloje ne krye te kishes ortodokse dhe besoj qe ka qene edhe ne nje pozicion ku i ka sherbyer Shqiperise ne arenen nderkombetare. Problemi eshte ne marrjen e nenshtetesise. Duhen marre ne konsiderate edhe disa ndjeshmeri te brendshme dhe mua me takon te vleresojme ndjeshmerine ne menyre shume te kulturuar. Por, mund t'ju them qe nuk ka asnje lloj predispozicioni negativ, perkundrazi ka pasur vetem vleresime, kam menduar qe eshte nje ceshtje kohe dhe vetem kohe.

Ju do te jeni Presidenti qe do te firmosi shtetesine shqiptare per zotin Janullatus?

Duket se une sapo jua thashe se eshte nje ceshtje ne proces dhe per sa kohe nuk ka nje vendim definitiv, une nuk mund t'ju them asgje sot.

Ju keni qene 10-15 vjet politikan aktiv, nese ju i riktheheni edhe njehere pas perfundimit te nje apo dy mandateve tuaja presidenciale, jetes aktive politike. Keni menduar kush jane ato gjera qe nuk do t'i benit, nga ato gjera qe keni bere gjate asaj periudhe?

Nuk kam ardhur ne ate moment per te menduar se c'do te bej prapa ketij pozicioni. Keshtu qe, per sa kohe nuk jam i motivuar te mendoj se cfare pozicioni do te mbaj, jam i pamotivuar te mendoj dhe se cfare do te bej e se cfare nuk do te bej. Gjithsesi, kjo periudhe qe une do te kem ne kete institucion do te me japi eksperienca te reja ne funksion edhe te diferencimit te gjerave qe duhet te bejme me shume edhe gjera qe duhet te bejme me pak.

Do ta mbyllni me Presidencen apo do ta vazhdoni jeten aktive politike edhe pas kesaj?

Se pari, kjo eshte nje ceshtje qe varet nga shendeti, urojme qe te kemi shendet. Nese do te gezoj shendetin dhe uroj, ky eshte urimi i pare, ju siguroj qe asnjehere nuk me ka pelqyer dhe do te me pelqeje qe te jem ne nje terren apatik. Pra, deshiroj te jem gjithmone aktiv, t'i sherbeje vendit, natyrisht edhe vetes sime dhe familjes ne ato pozicione qe mua nuk mungoj t'i ushtroj, qofte ne politike, qofte ne jeten profesionale.
http://www.kohajone.com/html/artikull_20905.html
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://newballkan.albanianforum.net
 
Topi: SHISH ka influenca politike
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
Kėrce tek: