NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

     

     Miratohet Ligji "pėr mbrojtjen e tė dhėnave personale"

    Shko poshtė 
    AutoriMesazh
    Aresi
    Newballkan
    Newballkan
    Aresi


    Numri i postimeve : 651
    Join date : 28/02/2008

    Miratohet Ligji "pėr mbrojtjen e tė dhėnave personale" Empty
    MesazhTitulli: Miratohet Ligji "pėr mbrojtjen e tė dhėnave personale"   Miratohet Ligji "pėr mbrojtjen e tė dhėnave personale" EmptyMon Mar 10, 2008 7:17 pm

    Pėrpunimi i tė dhėnave personale bėhet duke respektuar dhe garantuar tė Drejtat dhe Liritė themelore tė Njeriut, nė veēanti jetėn private


    Miratohet Ligji "pėr mbrojtjen e tė dhėnave personale"


    Kuvendi ka miratuar dje, me shumicė votash, projektligjin "pėr mbrojtjen e tė dhėnave personale". Ministri i Drejtėsisė, Enkelejd Alibeaj, tha gjatė seancės plenare se projektligji trajton nė mėnyrė tė detajuar tė gjitha procedurat e mbrojtjes sė tė dhėnave personale, duke theksuar se njė ligj i tillė ėshtė i implementuar nė shumė vende tė rėndėsishme tė Europės dhe ka patur rezultate pozitive. Gjithashtu, Alibeaj theksoi se Ligji i ri "pėr mbrojtjen e tė dhėnave personale" ėshtė i domosdoshėm dhe se qeveria ėshtė e detyruar qė tė ngrejė njė institucion tė pavarur pėr respektimin e tij. Ndėr tė tjera, ai theksoi se tė dhėnat personale shqyrtohen si nga institucionet private, ashtu edhe ato publike. Nė tė njėjtėn linjė, edhe kryetari i Komisionit tė Ligjeve, Fatos Beja, bėri tė ditur dje se drafti ligjor pėr tė dhėnat personale ėshtė shqyrtuar hollėsisht nė Komisionin e Ligjeve, duke marrė konsensusin e tė gjitha palėve. Nė kėtė kuadėr, gjatė votimit tė neneve tė kėtij ligji nuk ka patur kontestime. Beja theksoi se ky draft ka pėr objekt pėrcaktimin e rregullave pėr mbrojtjen dhe pėrpunimin e ligjshėm tė tė dhėnave personale. Ndėr tė tjera, ai theksoi se ligji i ri konsiston nė rregullimin e mbrojtjes sė tė dhėnave pėr shtetasit shqiptarė, ku, sipas parimit tė pėrgjithshėm tė kėtij drafti ligjor, pėrpunimi i ligjshėm i tė dhėnave personale bėhet duke respektuar dhe garantuar tė Drejtat dhe Liritė themelore tė Njeriut, nė veēanti tė drejtėn e ruajtjes sė jetės private. Ligji i ri rregullon mėnyrėn e mbrojtjes sė tė dhėnave sensitive, pėrpunimi i tė cilave bėhet vetėm nė rastet kur subjekti i tė dhėnave ka dhėnė pėlqimin, qė mund tė revokohet nė ēdo ēast dhe e bėn tė paligjshėm pėrpunimin e mėtejshėm tė tė dhėnave apo ėshtė nė interesin jetik tė subjektit tė tė dhėnave ose tė njė personi tjetėr, dhe subjekti i tė dhėnave ėshtė, fizikisht ose mendėrisht, i paaftė pėr tė dhėnė pėlqimin e vet. Po kėshtu, pėrcaktohen edhe disa raste ku mund tė lejohet pėrpunimi i tė dhėnave. Pėrpunimi i tė dhėnave personale dhe tė dhėnave sensitive, tė pėrcaktuara nė kuadėr tė veprimtarisė sė parandalimit dhe tė ndjekjes penale, pėr kryerjen e njė vepre penale kundėr rendit publik dhe pėr kryerjen e veprave tė tjera nė fushėn e tė drejtės penale, si dhe nė fushėn e mbrojtjes dhe tė sigurisė kombėtare, kryhet nga autoritetet zyrtare tė pėrcaktuara nė ligj. Nė lidhje me pėrpunimin e tė dhėnave sensitive, nė rrethana tė tjera nga ato tė pėrcaktuara mė parė, pėrcaktohet, me vendim tė Kėshillit tė Ministrave, vetėm pėr qėllime tė interesave tė rėndėsishme publike, nėn masa tė pėrshtatshme mbrojtėse. Transferimi ndėrkombėtar i tė dhėnave personale kryhet, me marrės, nga shtete me njė nivel tė mjaftueshėm tė mbrojtjes tė sė dhėnave personale. Niveli i mbrojtjes sė tė dhėnave personale pėr njė shtet pėrcaktohet duke vlerėsuar tė gjitha rrethanat lidhur me pėrpunimin, natyrėn, qėllimin dhe kohėzgjatjen e tij, shtetin e origjinės dhe destinacionin pėrfundimtar, aktet ligjore dhe standardet e sigurisė nė fuqi nė shtetin marrės. Shtetet qė kanė nivel tė mjaftueshėm tė mbrojtjes sė tė dhėnave, pėrcaktohen me vendim tė Kėshillit tė Ministrave.


    Autoriteti pėrgjegjės, i detyruar tė ruajė konfidencialitetin


    Komisioneri pėr mbrojtjen e tė dhėnave personale ėshtė autoriteti pėrgjegjės qė mbikėqyr dhe monitoron, nė pėrputhje me ligjin, mbrojtjen e tė dhėnave personale, duke respektuar e garantuar tė Drejtat dhe Liritė themelore tė Njeriut. Ai ėshtė person juridik publik dhe ka buxhet tė veēantė, tė cilin e administron vetė. Po kėshtu, komisioneri ėshtė i pavarur nė ushtrimin e detyrės dhe ėshtė ? detyruar tė ruajė konfidencialitetin e tė dhėnave, edhe pas mbarimit tė detyrės. Komisioneri ka tė drejta si kryerja e hetimit administrativ dhe ka tė drejtėn e aksesit nė pėrpunimet e tė dhėnave personale, si dhe tė drejtė tė mbledhė tė gjithė informacionin e nevojshėm pėr pėrmbushjen e detyrave tė mbikėqyrjes, urdhėron bllokimin, fshirjen, shkatėrrimin ose pezullon pėrpunimin e paligjshėm tė tė dhėnave personale, jep udhėzime pėrpara se pėrpunimet tė kryhen si dhe siguron publikimin e tyre. Komisioneri, nė rast shkeljesh serioze, tė pėrsėritura ose tė qėllimshme, tė ligjit nga njė pėrpunues, veēanėrisht nė rastet e pėrsėritura tė moszbatimit tė rekomandimeve tė tij, e denoncon publikisht ose e raporton ēėshtjen nė Kuvend dhe nė Kėshillin e Ministrave. Komisioneri ėshtė pėrgjegjės pėr dhėnien e mendimeve pėr aktet ligjore dhe nėnligjore, qė kanė tė bėjnė me tė dhėnat personale, dhėnien e autorizimit, nė raste tė veēanta, pėr pėrdorimin e tė dhėnave personale, pėr qėllime jo tė pėrcaktuara nė grumbullimin e tyre, duke respektuar parimet e kėtij ligji. Komisioneri paraqet raport vjetor pėrpara Kuvendit dhe raporton pėrpara tij sa herė i kėrkohet. Gjithashtu, mund t'i kėrkojė Kuvendit tė dėgjohet pėr ēėshtje, qė ai i ēmon tė rėndėsishme. Institucionet, publike dhe private, bashkėpunojnė me komisionerin, duke i siguruar tė gjithė informacionin qė ai kėrkon pėr pėrmbushjen e detyrave. Komisioneri ka akses nė sistemin e kompjuterave, nė sistemet e arkivimit qė kryejnė pėrpunimin e tė dhėnave personale dhe nė tė gjithė dokumentacionin qė lidhet me pėrpunimin dhe transferimin e tyre, pėr ushtrimin e tė drejtave dhe tė detyrave, qė ? janė ngarkuar me ligj. Funksioni i komisionerit ėshtė i papajtueshėm me ēdo funksion tjetėr shtetėror, me anėtarėsimin nė partitė politike dhe pjesėmarrjen nė veprimtaritė e tyre, si dhe me ēdo veprimtari tjetėr fitimprurėse, me pėrjashtim tė mėsimdhėnies. Komisioneri mund tė shkarkohet nga Kuvendi pėr shkelje tė dispozitave tė kėtij ligji apo akteve tė tjera ligjore, kur kryen veprimtari qė krijon konflikt interesash ose kur zbulohen raste tė papajtueshmėrisė sė funksionit tė tij. Komisioneri bashkėpunon pėr pėrgatitjen e kodeve tė etikės, nė zbatim tė kėtij ligji, duke patur parasysh veēoritė e sektorėve tė ndryshėm. Kontrolluesit ose pėrpunuesit qė nuk marrin masat e sigurisė sė tė dhėnave, dėnohen nga 10 000 deri nė 15 000 lekė. Gjobat vendosen nga komisioneri, kur vėrehet se janė shkelur detyrimet e pėrcaktuara nė ligj.

    Transferimi, brenda parametrave tė sigurisė


    Transferimi ndėrkombėtar i tė dhėnave personale me njė shtet qė nuk ka nivel tė mjaftueshėm tė mbrojtjes sė tė dhėnave personale, mund tė bėhet nėse autorizohet nga akte ndėrkombėtare, tė ratifikuara nga Republika e Shqipėrisė, dhe qė janė tė zbatueshme nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė apo subjekti i tė dhėnave ka dhėnė pėlqimin pėr transferim ndėrkombėtar. Shkėmbimi i tė dhėnave personale me pėrfaqėsitė diplomatike tė qeverive tė huaja ose institucionet ndėrkombėtare nė Republikėn e Shqipėrisė vlerėsohet transferim ndėrkombėtar. Transferimi ndėrkombėtar i tė dhėnave personale me njė shtet qė nuk ka nivel tė mjaftueshėm tė mbrojtjes sė tė dhėnave, nė raste tė tjera, bėhet me autorizim tė komisionerit, i cili, pasi bėn vlerėsimin, mund tė japė autorizimin pėr transferimin e tė dhėnave personale nė shtetin marrės, duke pėrcaktuar kushte dhe detyrime.


    Pėrpunimi i tė dhėnave, pėrmes mjeteve automatike


    Pėrpunimi i tė dhėnave ka tė bėjė me ēdo veprim qė kryhet, plotėsisht ose jo, me mjete automatike, me tė dhėnat personale si, grumbullimi, regjistrimi, ruajtja, renditja, pėrshtatja, ndreqja, kėshillimi, shfrytėzimi, pėrdorimi, bllokimi, fshirja ose shkatėrrimi ose ēfarėdo veprimi tjetėr si dhe transmetimi i tė dhėnave. Ky ligj zbatohet pėr pėrpunimin e tė dhėnave personale, plotėsisht ose pjesėrisht, nėpėrmjet mjeteve automatike si dhe nė pėrpunimin, me mjete tė tjera tė tė dhėnave personale qė mbahen nė njė sistem arkivimi, por, nga ana tjetėr, ky ligj nuk zbatohet pėr pėrpunimin e tė dhėnave nga njė person fizik pėr qėllime thjesht personale ose familjare. Ky ligj zbatohet pėr pėrpunimin e tė dhėnave personale nga kontrollues tė vendosur nė Shqipėri, misionet diplomatike ose zyrat konsullore tė shtetit shqiptar si dhe kontrollues, tė cilėt nuk janė tė vendosur nė Shqipėri, por qė e ushtrojnė veprimtarinė nėpėrmjet pėrdorimit tė ēdo mjeti qė ndodhet nė Shqipėri. Nė rastin e kėsaj tė fundit, kontrolluesi cakton njė pėrfaqėsues, i cili duhet tė jetė i vendosur nė Shqipėri. Parashikimet e kėtij ligji qė zbatohen nga kontrolluesit, zbatohen edhe pėr pėrfaqėsuesit e tyre. Mbrojtja e tė dhėnave personale bazohet nė parime si, pėrpunimi nė mėnyrė tė ndershme, tė drejtė dhe tė ligjshme, grumbullimi pėr qėllime specifike, tė pėrcaktuara qartė e legjitime, dhe nė pėrpunimin nė pėrputhje me kėto qėllime. Po kėshtu, mbrojtja e tė dhėnave bazohet edhe mbi parimin se tė dhėnat duhet tė jenė tė mjaftueshme, tė lidhen me qėllimin e pėrpunimit dhe tė mos e tejkalojnė kėtė qėllim. Kontrolluesi ėshtė pėrgjegjės pėr zbatimin e kėtyre parimeve nė tė gjitha pėrpunimet, automatike ose me mjete tė tjera tė tė dhėnave. Tė dhėnat personale pėrpunohen vetėm nėse subjekti i tė dhėnave personale ka dhėnė pėlqimin ose pėrpunohen pėr hartimin dhe pėrmbushjen e kontratave, nė tė cilat subjekti i tė dhėnave personale ėshtė palė.
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    https://newballkan.albanianforum.net
     
    Miratohet Ligji "pėr mbrojtjen e tė dhėnave personale"
    Mbrapsht nė krye 
    Faqja 1 e 1
     Similar topics
    -
    » SHPETIM GJIKA NEN MBROJTJEN E EDI RAMES.
    » PS te braktise politiken personale te Edi Rames

    Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
    NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
    Kėrce tek: