NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

     

     Letra e Edi Ramės duket si fletė rrufe ose dacibao kineze

    Shko poshtė 
    AutoriMesazh
    Aresi
    Newballkan
    Newballkan
    Aresi


    Numri i postimeve : 651
    Join date : 28/02/2008

    Letra e Edi Ramės duket si fletė rrufe ose dacibao kineze Empty
    MesazhTitulli: Letra e Edi Ramės duket si fletė rrufe ose dacibao kineze   Letra e Edi Ramės duket si fletė rrufe ose dacibao kineze EmptyTue Aug 23, 2011 12:38 am

    Minatorėt e Bulqizės kanė dalė tashmė nga niveli i 1400 metrave, ku patėn qėndruar pėr 26 ditė me radhė, ndėrkohė qė dje morėn urdhėrin e Edi Ramės qė tė rifillojnė pėrsėri ritualin e protestave dhe grevave tė pafund, derisa tė shkojė kjo qeveri e tė vijė njė qeveri tjetėr, e cila do ta kishte modelin, fytyrėn dhe formatin e ish-kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės. Njė letėr editorial, tė cilėn Rama e kishte dėrguar nė redaksitė e gazetave, televizioneve dhe radiove tė kėtij vendi, qė dremit prej aksioneve tė tij shkatėrruese, ka zbuluar shumėēka e gjithēka ka tė bėjė me praktikat e kreut anarkist tė opozitės. Letra e kreut tė selisė rozė u shkrua menjėherė, pasi minatorėt iu bindėn logjikės sė dialogut me krerėt e policisė e tė forcave tė Reneas. Ajo duket si reagim i mospajtueshmėrisė sė Edi Ramės me kompromisin e minatorėve me drejtuesit e Policisė sė Shtetit dhe siē vihet re nė letėr, ky kompromis ka ngjallur zemėrimin e tij. Por, Rama ka pėsuar siē kishte pėsuar i dashuri i Marigosė nė komedinė "14 vjeē dhėndėrr". I revoltuar pėr mėnyrėn si minatorėt iu bindėn djemve tė zonės, kreu i socialistėve shqiptarė rrėmbeu "penėn pushkė" dhe filloi tė qėllojė nė modelin e 21 janarit kundėr qeverisė, tė cilėn ai duket se e urren. Nė atė letėr ai ka rrokullisur tė gjithė gurėt e ēmuar tė Bulqizės me qėllim qė tė shkatėrrojė njėkohėsisht frymėn e dialogut e tė marrėveshjeve nė kėtė vend.

    Letra e Edi Ramės duket si fletė rrufe ose dacibao kineze, qė vėrsulet kundėr qeverisė e qeverisjes, kundėr koncensioneve dhe zhvillimit tė ekonomisė sė tregut, nė atė mėnyrė si qėmoti paraardhėsit e tij diktatori Hoxha dhe mikrodiktatori Alia. Stili i pėrdorur, fjalėt e gjetura, fjalori armiqėsor, thirrjet pėr "revolta", me tė cilat ai presupozon kryengritjen e armatosur, shpifjet dhe akuzat, rrenat dhe mashtrimet, tė gjitha kėto bashkė pėrbėjnė nė atė letėr strukturėn e njė pamfleti, qė edhe Lenini e Stalini do ta lexonin me kureshtje. Pra, nėse ish-klasikėt e Ramės do tė ngriheshin nga varret e do tė lexonin pamfletin e tij tė botuar dje, thuajse nė tė gjitha mediat, ata do tė ndjeheshin tė turpėruar nga dobėsia qė kanė shfaqur nė hartimin e dokumentave tė tilla, qė prej Manifestit e deri te letra e lamtumirės tė diktatorit shqiptar, sepse pėrmbajtja e letrės "editorial" tė Ramės e kalon ēdo cak tė letrave dhe manifesteve tė udhėheqėsve tė shumtė komunistė. Ne kemi parė gjithashtu se si autorėt e letrave tė tilla shfaqen nė editorialet si "nacionalistė", "antikomunistė", "antienveristė", ndėrkohė qė hartimet e Ramės i shkruajnė nė frymėn e enverizmit e tė stalinizmit tė munguar fizikisht.

    Nė letėr Rama shkruan se, "Babėzia me minierat i ka rrėnjėt nė Tiranė, nė tryezėn e qeverisė sė Saliut, ndėrsa degėt nė ēdo labirinth nėntokė, ku po shkatėrrohet njė pasuri e tėrė kombėtare pėr tė bėrė tė pasur njė grusht barbarėsh tė veshur me pushtet a tė mbrojtur nga pushteti. Kompania e pėrfshirė nė kėtė mesele tė zymtė s'ėshtė veēse njė tentakulė e oktapodit tė mafies sė minierave, qė po i bėn Shqipėrisė atė qė s'do t'ia bėnte kurrė asnjė pushtim, qė s'ia bėnė as fashistėt, as komunistėt jo e jo nė periudhat e sundimit tė tyre tė pamėshirshėm". Mund tė vini re lehtėsisht tė nderuar lexues sa shumė cilėsorė dhe epitete pėrdoren me aq mllef dhe urrejtje nė njė fazė tė vetme. Numėroni pak: "Babėzia e njė grushti barbarėsh", "shkatėrrim i pasurisė kombėtare", "Grusht barbarėsh tė veshur me pushtet e tė mbrojtur nga pushteti", "Tentakulė e oktapodit tė mafies", "Shqipėrisė po i bėhet ajo qė nuk i ishtė bėrė nga asnjė pushtues, as nga fashistėt, as nga komunistėt". Ndėrkohė, po t'i marrėsh e t'i renditėsh tė gjitha akuzat, fyerjet, shpifjet dhe huazimet qė prodhojnė urrejtje e hasmėri, tė cilat i pėrmban letra, atėherė do tė duhej tė mbushje njė faqe gazete me to. Ec e mos ta kenė zili Edi Ramėn fejtonistėt mė tė famshėm tė stilit komunist pėr tė tilla produkte qė prodhojnė armiqėsi, urrejtje dhe kundėrshti ekstreme nė njė shoqėri ende tė pamėsuar me telerancėn, harmoninė, mendimin ndryshe dhe dialogun e logjikshėm. Sa kontrast bėn kjo letėr me mendimin moderator tė Europės sė civilizuar. Po jap vetėm njė shembull. Kur libri im "E drejta e vetėvendosjes: Rasti i Kosovės" u pėrkthye nė gjermanisht, redaktori dhe lektori i saj, Dr. Konrad Clewing, mė tha se duhej hequr njė fjalė e pėrdorur vetėm njė herė "barbarėt serbė", tė cilėn e kisha pėrdorur nė funksion tė msakrave qė ata kishin bėrė kundėr shqiptarėve dhe popujve tė tjerė tė Ballkanit. "Nuk tingėllon mirė pėrdorimi i kėsaj fjale", mė tha dr Clewing. Dhe natyrisht qė u pajtova me profesorin e shquar gjerman. Madje mė erdhi turp, qė ai po lexonte nė njė kontekst krejt tjetėr nga pėrdorimi i kėsaj fjale prej kreut tė opozitės shqiptare sot nė dhjetėvjeēarin e dytė tė shekullit tė XXI.

    Por, letra e Edi Ramės ėshtė e mbushur me tė tilla terma ekstremė pėrmes tė cilave ai nė letrėn e tij tė djeshme shprehte urrejtje jo vetėm kundėr qeverisė, por edhe kundėr bashkisė dhe kreut tė saj nė Bulqizė e deri kundėr firmės austriake, e cila ka fituar tė drejtėn e koncensionit pėr kėtė minierė. Kreu i socialistėve ishte marrosur e nė stilin e vartėsve tė tij shfaqet nė atė letėr kundėr koncensioneve nė Shqipėri, tė cilat i konsideron si skllavėruese. Dikush qė e ka lexuar letrėn mund tė krijojė shijen e rreme se, Rama "na qenka edhe atdhetar", se atij "i dhimbsen pasuritė kombėtare tė kėtij vendi". Por pa patur nevojė tė sjell ndonjė argument tė panjohur, nė kėtė aspekt ėshtė e mjaftueshme tė shohim Tiranėn 11-vjeēare nė duart e Edi Ramės. Ai ka dėshmuar si askush tjetėr se sa i ėshtė dhimbsur kryeqyteti i Shqipėrisė, tė cilin me vetėdije e pėr babėzi tė pashembullt parash e ka shkatėrruar nė atė farė feje sa s'ka bir nėne mė ta riparojė dėmin e shkaktuar prej tij.

    Ndėrkaq, nė atė letėr fshihet diēka tjetėr: -Edi Rama aty shpreh hapur revoltėn dhe mllefin e tij, pse minatorėt iu bindėn qoftė dhe pėr momentin drejtuesve tė policisė lokale, djemve tė asaj zone, tė cilėt e drejtojnė kėtė polici nė shėrbim tė popullit, e nuk iu bindėn edhe mė tej urdhėrave tė tij absurdė pėr vetėflijim, me qėllim qė ta pėrdorte jetėn e minatorėve pėr ta rrėzuar qeverinė e Sali Berishės. Ai shfaq dukshėm mllefin dhe arrogancėn e tij kundėr marrėveshjes sė minatorėve, sepse ka bėrė llogari qė "******ėt" t'i manipulojė lehtėsisht pėr hesapin e tij pėr pushtet. Letra e Edi Ramės duket e lexohet njėkohėsisht si letėr dėshpruese, pse Bulqiza dhe Shqipėria heshtėn ose qėndruan indiferentė gjatė kohės sė protestave dhe grevės sė urisė sė minatorėve. Kalemxhinjtė e tij u lodhėn, duke mallkuar shoqėrinė shqiptare pėr indiferentizmin e saj dhe mospajtimin qė ajo shpreh ndaj politikave staliniste, aksioniste dhe revolucioniste tė kreut tė socialistėve shqiptarė. Duhet tė jesh kryetar i Konfederatės sė Sindikatave tė Shqipėrisė apo tė Bulqizės, ose kryetar i sindikatės sė minatorėve, i punėsuar si pagator i Edi Ramės, qė tė tė pėlqejė ta shohėsh kreun e selizė rozė nė pozitat e politikanit parimor, tė cilit i shkaktoka neveri modeli i qeverisjes sė sotme nė Shqipėri. Nė tė vėrtetė, ai nuk kishte pritur qė disa burra tė menēėm nė Bulqizė e nė Dibėr do tė mund tė dallonin planin djallėzor tė Edi Ramės. Plani i tij ishte tė shkaktonte njė "Gėrdec" tė ri nė Bulqizė. Me kėtė skenar u paraqitėn mediat e tij njė natė para kompromisit, kur u kujtuan minatorėve se ata mund ta hidhnin minierėn nė erė me anėn e tritolit. Kjo do tė thoshte viktimizimi ose vetėviktimizimi i minatorėve pėr hesapet e politikės sė ēmendur tė kreut tė opozitės. Marioneta e tij do tė ishin emrat qė tashmė njihen e dihen nė Bulqizė e nė Dibrėn e kuvendeve tė burrave tė shquar e tė menēėm.

    Prandaj, Edi Rama nė kulmin e dėshpėrimit tė tij e shkroi letrėn - dacibao, nė dukje kundėr qeverisė sė demokratėve e nė thelb kundėr "******ėve" tė zgjuar qė ditėn t'i tonė jo aventurės sė radhės tė njeriut qė ka sjellė kaq shumė fatkeqėsi nė vetėm nė dy vite pėr kėtė vend e pėr kėtė komb. Nėse minatorėt do tė mėsojnė njė ditė tė vėrtetėn e plotė rreth kėtij manipulimi politik qė u ka bėrė Edi Rama, ata do tė ndjeheshin tė turpėruar pėr jetė e mot. Ndėrkaq, malėsorėt nuk janė mėsuar tė turpėrohn ndonjėherė. Minatorėt e Bulqizės mund t'ia dalin shumė mė mirė e mė lehtė vetė, sesa me ndihmėn dhe nxitjen aventureske tė Edi Ramės. Me letrėn e djeshme tė Ramės ata janė tashmė tė bindur pėr manipulimin dhe shėrbimin qė do t'i bėnin kreut tė opozitės shqiptare.
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    https://newballkan.albanianforum.net
     
    Letra e Edi Ramės duket si fletė rrufe ose dacibao kineze
    Mbrapsht nė krye 
    Faqja 1 e 1
     Similar topics
    -
    » Shteti Policore i Edi Rames.
    » PS te braktise politiken personale te Edi Rames

    Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
    NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
    Kėrce tek: