NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

     

     Zoti Topi, e ke kthyer presidencėn nė njė punishte, me dekoratat si ekonomi ndihmėse…

    Shko poshtė 
    AutoriMesazh
    Aresi
    Newballkan
    Newballkan
    Aresi


    Numri i postimeve : 651
    Join date : 28/02/2008

    Zoti Topi, e ke kthyer presidencėn nė njė punishte, me dekoratat si ekonomi ndihmėse… Empty
    MesazhTitulli: Zoti Topi, e ke kthyer presidencėn nė njė punishte, me dekoratat si ekonomi ndihmėse…   Zoti Topi, e ke kthyer presidencėn nė njė punishte, me dekoratat si ekonomi ndihmėse… EmptySun Jul 17, 2011 2:41 am

    nstitucioni i presidentit tė republikės ėshtė kthyer prapė nė qendėr tė vėmendjes sė shqiptarėve, pasi po jep njė tjetėr shembull tė refuzimit pėr tė kryer detyrat tė cilat i ngarkon kushtetuta. Anėtarėt e Kolegjit Zgjedhor janė vėnė nė qendėr tė njė sulmi banditesk, sipas versionit kinez tė revolucionit kulturor, nga ana e kryetarit nė detyrė tė PS-sė, por Bamir Topi, i shtyrė nga komuniteti ndėrkombėtar pat deklaruar para nja dy javėsh se gjyqtarėt kanė besimin e tij tė plotė, por janė lėnė si jetimė prej tij, tani qė vendimi i tyre pėr Tiranėn s’ka ngjyrėn dhe shijen qė kishte vota e presidentit me 8 maj. Ai ka hequr dorė nga kryerja e detyrave qė i ngarkon kushtetuta jo veē nė mbrojtje tė gjyqtarėve tė Kolegjit Zgjedhor (qė s’patėn frikė ta denoncojnė edhe publikisht kėtė braktisje), por edhe pėr sa i pėrket drejtimit tė KLD-sė. Zėvendėsi i tij, i cili duhej tė merrej me punėt e pėrditshme tė KLD-sė, ėshtė shndėrruar nė njė tellall ambulant pėr disa ēėshtje qė deri para ca vitesh, Bamir Topi as e dinte se ku i binin me shpi e as kishte interes qė t’i dinte, dhe kryetari i shtetit s’e ndjen tė nevojshme as ta thėrrasė nė detyrė e as ta lirojė nga detyra.
    Reforma nė drejtėsi po shkon pėr dreq por faqezinjtė qė e drejtojnė sistemin s’kanė kohė pėr t’i kryer pėrgjegjėsitė, pasi e kanė mendjen tek “punishtet” dhe “ekonomitė ndihmėse” qė drejtojnė. Presidenca ėshtė kthyer nė njė punishte qė tė kujton “aspiratėn” e Jovan Andonit, ambasadorit komunist, qė i raportonte Tiranės qė nga Koreja e Veriut se “nė kuadėr tė fushatės sė kursimit tė shpallur nga partia, edhe Ambasada shqiptare e Phenianit kishte arritur tė ngrinte njė ekonomi ndihmėse e tė prodhonte vetė djathė, qumėsht, lesh e ndonjė produkt tjetėr...”. Edhe presidenca e Bamir Topit, qėkur nisi funksionimin, tentoi tė kullandrisej me mallin e vet dhe i shndėrroi zyrat nė ēerdhe tė vėrteta nepotike, ku mbizotėronin djemtė e tezeve, kushėrinjtė e dytė apo edhe tė afėrm tė njė rangu pak mė tė largėt. Pas instalimit tė nepotizmit, rrethi i interesave u zgjerua veē pak tek shokėt e shkollės a tė njohur tė tjerė tė zijafeteve, dhe ky “brumė” nisi tė ngrinte nė kėmbė “punishten” personale tė kryetarit tė shtetit. Si banko-provė e kėsaj ekonomie ndihmėse shėrbyen dekorimet private tė vėllait tė presidentit, disa kushėrinjve tė presidentit, tash sė fundi edhe tė shoferit tė presidentit. Ky sukses solli ngritjen nė kėmbė tė ekonomisė sė dekoratave, njė dukje veē e vogėl e pėrfitimeve qė nxjerr presidenca nga moszbatimi i detyrimeve qė i ngarkon kushtetuta. Pjesa e padukshme e ajsbergut, e kemi thėnė edhe mė herėt qė shtrihet tek sektorėt e drejtėsisė apo tė agjencive tė tjera tė nomenklaturės, dhe qė qeveriset njėlloj, me tė njėjtat kritere si pėrzgjedhja e administratės sė presidencės apo e njerėzve qė vendosin se kujt do t’i jepen pallaskat (dekoratat).
    Refuzimi pėr t’u shprehur nė pėrfundim tė procesit zgjedhor tė 8 majit apo edhe lėnia e gjyqtarėve tė Kolegjit nė mėshirėn e gojėlėshuarve tė Edi Ramės, ėshtė njė sinjal i mbramė se s’duhet tė ushqejmė shpresa se presidenti do t’u kthehet zbatimit tė detyrimeve qė i ngarkon kushtetuta, sa kohė kėto detyrime nuk pėrputhen me ngjyrėn dhe me shijen e votės sė tij tė 8 majit. Sidomos nė kėtė pisk vape dhe me kėtė mungesė perspektive qė shihet pėr rinovim mandati, prioritete kryesore tė presidentit dhe tė nėnfishave qė ai ka ngritur e kultivuar nė agjencitė e varėsisė mbetet ekonomia ndihmėse e punishtes. Ėshtė mirė qė t’i reshtin shpresat nė kėtė drejtim, edhe ndonjė optimist i pandreqshėm qė ende mendon se diēka mund tė rikuperohet nga kjo investiturė presidenciale.
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    https://newballkan.albanianforum.net
     
    Zoti Topi, e ke kthyer presidencėn nė njė punishte, me dekoratat si ekonomi ndihmėse…
    Mbrapsht nė krye 
    Faqja 1 e 1
     Similar topics
    -
    » Topi: SHISH ka influenca politike

    Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
    NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
    Kėrce tek: