NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

 

 Ēdo gjė pėr ti kthyer qytetarėve Tiranėn

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
Aresi


Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

Ēdo gjė pėr ti kthyer qytetarėve Tiranėn Empty
MesazhTitulli: Ēdo gjė pėr ti kthyer qytetarėve Tiranėn   Ēdo gjė pėr ti kthyer qytetarėve Tiranėn EmptySat Mar 26, 2011 8:53 am

Sali BERISHA

Jemi mbledhur sot, pėr t'i shprehur mbėshtetjen tonė, kandidatit tė Partisė Demokratike, tė "Aleancės pėr Qytetarin", njėrit prej personaliteteve mė tė shquara tė sukseseve tė Partisė Demokratike. Njėrit prej qytetarėve mė tė shquar tė kryeqytetit, intelektualit tė talentuar zotit Lulzim Basha. Sot, ne sė bashku jemi kėtu, pėr tė mbėshtetur qytetarin e parė tė ardhshėm tė Tiranės, birin e kėtij kryeqyteti, qė 20 vjet mė parė, nė maturėn e tij, me qindra e mijėra maturantė tė Tiranės, do tė pėrballej nė rrugėt dhe sheshet e kryeqytetit me diktaturėn mė tė egėr dhe do ta pėrmbyste atė. Ne ju mbėshtesim ju sot zoti Basha, sepse ti ke faktuar tė shkėlqesh nė tė gjithė jetėn tėnde, ti shkėlqeve si studenti shqiptar nė universitetin e vendeve tė ulėta, si njėri prej studentėve mė tė shkėlqyer tė atij universiteti. Universitet, qė renditet nė nivelet mė tė larta tė universiteteve tė Evropės dhe tė botės. Ne tė mbėshtesim ty, sepse jo vetėm shkėlqeve nė studimet e tua, por pa internet dhe pa klikime tė 99-shave, ti fitove vendin e parė nė botė nė njė nga konkurset mė tė rėndėsishme pėr tė drejtat njerėzore. Pas mbarimit tė studimeve, i riu qė kishte ruajtur nė shpirt dhe zemėr dashurinė e madhe pėr kombin dhe vendin e tij, do tė kthehej pėr tė vendosur tė gjithė njohuritė e tij nė interes tė madh tė ēdo shqiptari, tė persekutimit tė kasapit tė Ballkanit, Sllobodan Millosheviēit. Do t'i shėrbente kombit me dashuri dhe zjarr, atje ku ai ishte mė i lėnduar. Ne mbėshtesim sot Lulzim Bashėn, bashkėshortin shembullor, prindin shembullor. Nė fakt ai, do tė bėjė fushatė jo vetė i treti, por vetė i katėrt, sė bashku me Aurelėn, me Dafinėn, por sė bashku edhe me tė shumėpriturin apo tė shumėpriturėn. Dėshmi kjo e vlerave qė ne ju besojmė, e vlerave qė Tirana i ka tė shenjta, e vlerave familjare, qė Shqipėria i ka hyjnore. Ne mbėshtesim Lulzim Bashėn, sepse nė vitin 2005 sė bashku me njė grup intelektualėsh tė rinj, tė shquar, do tė riktheheshin nė gjirin e Partisė Demokratike, do tė ktheheshin nė faktorė tė rėndėsishėm, tė vizionit tė fitores sė saj. Vitet tona nuk kanė qenė tė lehta, vitet tona kanė njohur vėshtirėsi, por historia edhe memoria e ēdo qytetari do t'i mbajė mend ato si vitet e shndėrrimit tė ėndrrave mė tė bukura tė shqiptarėve nė realitet. Kombi ynė, kishte njohur copėtime, ndarje, pushtime, diktatura, ndarje tė mėdha, nga malet dhe gjeografia. Ne jemi sot kėto burrat dhe gratė qė vendosėn secili nga njė tullė nė bashkimin kombėtar, nė ēlirimin kombėtar, daljen nga diktatura nė liri. Prapė nė pushtet, prapė nė tryezėn tonė, prapė nė axhendėn tonė, prapė nė projektin tonė ēėshtja kombėtare ėshtė ēėshtja e parė, ėshtė ēėshtja e dinjitetit tė ēdo qytetari. Ndaj dhe ne bėmė tė pamundurėn tė mundur. Ne vendosėm tė shembim malet tė bashkojmė kombin. Nė kėtė detyrė, ne ngarkuam ministrin, zyrtarin, qė me pėrkushtimin e tij do tė kapėrcente ēdo pengesė, do tė dilte mbi ēdo gjė, do tė bėnte qė projekti i rrugės sė Kombit tė shndėrrohej nė realitet.

Zoti Basha, armiqtė e saj tė shumtė, u pėrpoqėn tė hedhin baltė mbi rrugėn, mbi kombin. Menduan se do tė mund tė tė kryqėzonin pėr fajin e vetėm, se shndėrrove nė realitet njė nga ėndrrat shekullore tė shqiptarėve. Atyre iu mbetet e shkuara, kurse juve ju mbetet vizioni i ardhshėm pėr Tiranėn e qytetarit, pėr Tiranėn kryeqytet evropian. Gjimnazisti Lulzim Basha, maturanti Lulzim Basha, sė bashku me qindra e mijėra maturantė, studentė dhe studente tė kryeqytetit do tė brohoriste 20 vjet mė parė nė rrugėt e Tiranės, "Shqipėria nė NATO", "Shqipėria si Europa". Partia Demokratike, qeveria do t'i besonte atij diplomacinė shqiptare, diplomacinė e integrimit tė Shqipėrisė nė NATO. Diplomacinė e shndėrrimit nė realitet tė ėndrrės mė tė bukur shqiptare. Sot Shqipėria ėshtė vend anėtar i NATO-s. Qytetari i saj i parė i ardhshėm, bėri gjithēka, bėri ēdo gjė qė kjo ėndėrr fisnike tė bėhet realitet dhe Tirana, kryeqyteti ynė tė jetė kryeqyteti i njė vendi anėtar tė NATO-s. "E duam Shqipėrinė si gjithė Europa", ishte kushtrimi dhe thirrja qė buronte nga zemra e tij dhe e tė rinjve shqiptarė 20 vjet mė parė. Sot qytetari i parė i Tiranės del para jush, para ēdo qytetari tė Tiranės dhe mbarė Shqipėrisė, pasi me pėrkushtimin e tij, talentin e tij, vendosmėrinė e tij, ia doli sė bashku me ekipin tė bėjė qė shqiptarėt tė lėvizin tė lirė nė mbarė Evropėn, tė fluturojė nė Bruksel, duke dėrguar atje ėndrrėn e bukur shqiptare, ėndrrėn e lėvizjes sė lirė. Por ne, Tiranės dhe Shqipėrisė, ēfarėdo qė tė bėjmė, kurrė ndonjėherė borxhin nuk ia shlyejmė. Ndaj Tiranė, ne kemi borxhe dhe detyrime. Jam pėrpjekur me dashurinė mė tė madhe, me mirėnjohjen mė tė thellė tė ndihmojmė si qeveri, tė bėjmė ēdo gjė pėr njė Tiranė tjetėr, pavarėsisht se kėto 6 vite Tirana qeveriset nga kundėrshtarėt tanė. Qeveria ime trefishoi fondet nė mėnyrė qė qytetarėt e Tiranės tė ndienin nė jetėn e tyre tė pėrditshme, tė prekin ndryshimin dhe standardet e njė Tirane tjetėr, por kjo u bė e pamundur, sepse Tirana e ėndrrės u zėvendėsua me Tiranėn e betonit. Tirana e parqeve u zėvendėsua me Tiranėn e plehrave. Tirana e vizionit u zėvendėsua me Tiranėn e mbyllur. Tirana po ecte drejt njė nė tė cilin ēdo orė, ēdo ditė, ēdo javė, ēdo muaj largohej nga qytetari i saj, nga jeta e qytetarit tė saj, e fėmijėve tė saj. I dashur zoti Basha, sot pėr qytetarėt e Tiranės, pėr qytetarėt shqiptarė, njė nga ėndrrat mė tė bukura dhe mė madhėshtore ėshtė ėndrra e Tiranės evropiane, ėndrra e Tiranės sė qytetarit, ėndrra e Tiranės tė bukur. Jam kėtu pėr tė tė dhėnė fjalėn para qytetarėve tė Tiranės dhe mbarė Shqipėrisė, se qeveria qė unė drejtoj, do tė mbėshtesė fuqishėm ēdo projekt, ēdo zhvillim tė kėtij kryeqyteti. I dashur Zamir, dua tė jesh krenar me gjyshin tėnd, ai na la njė Tiranė evropiane, njė nga qytetet mė tė bukura tė rajonit. I dashur Erion, kėrkesat tuaja janė mė tė drejtat, stadiumet dhe parqet i hėngri betoni. E dashur Dafina, unė tė premtoj ty dhe tė gjithė Dafinave tė Tiranės dhe mbarė Shqipėrisė, se Tiranėn do ta bėjmė tė bukur si ėndrrėn tėnde. Kjo qeveri, do sė pari Tiranėn e qytetarėve, Tiranėn evropiane, si pėrparėsinė e saj mė madhore, ku qytetarėt e saj tė lėvizin si qytetarė evropianė, ku fėmijėt e saj tė shkollohen si fėmijė evropianė, ku tė moshuarit e saj tė ndihen si tė moshuar evropianė, ku burrat dhe gratė e saj tė kenė mundėsi tė zhvillojnė gjithė energjitė e tyre, ku gjendja krijuese e qytetarėve tė Tiranės dhe mbarė kombit tė shndėrrohen nė fytyrėn e vėrtetė evropiane tė Tiranės. Dhe njėherė zoti kryetar i ardhshėm i Bashkisė sė Tiranės, le tė tė urojmė ty 8 majin ditėn e fitores, tė ėndrrės sė qytetarėve tė Tiranės dhe mbarė Shqipėrisė.

Fitore.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://newballkan.albanianforum.net
 
Ēdo gjė pėr ti kthyer qytetarėve Tiranėn
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: POLITIKA-
Kėrce tek: