NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Programi i Lulzim Bashes per Tiranen

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
Aresi


Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

Programi i Lulzim Bashes per Tiranen  Empty
MesazhTitulli: Programi i Lulzim Bashes per Tiranen    Programi i Lulzim Bashes per Tiranen  EmptySat Mar 26, 2011 8:59 am

Heqja e me shume se 60 taksave nga bashkia e Tiranes, ulja e tyre, internet falas ne te gjithe kryeqytetin, vendosja e tramvajit, nje Task-Force e posacme per punesimin. Keto ishin disa nga premtimet dhe angazhimet qe Lulzim Basha mori dje persiper, ne diten e pare te prezantimit te tij si kandidat i PD-se per Bashkine e Tiranes me sloganin "E para eshte Tirana, te paret jeni ju". Me nje program konkret qe nuk ngurroi ta prezantoje gjeresisht diten e djeshme, Basha theksoi se akti i tij i pare si kryebashkiak, do te jete krijimi i nje sistemi per mbrojtjen e konsumatorit, ne menyre qe te mos spekulohet me as me cmimin e bukes, as karburantit dhe asgje. "Mbrojtja e konsumatorit, e qytetareve nga cmimet abuzive dhe mallrat jo cilesore, nje premtim imi. Premtoj krijimin e nje Task Force per punesimin, politika direkte per nxitjen e punesimit. Ngritja e nje sistemi bashkiak informacioni per punesimin", vijoi Basha me premtimet e tij. Ai shtoi gamen e tyre, duke theksuar se do te permiresoje ndjeshem transportin urban, si dhe do te ule tarifat, do te shtoje hapesirat e gjelbra, parqet e lojerave si dhe madje do te ndertoj nje park te ri ne kryeqytet. "Vendi ka nevoje per nje ajer te ri, te fresket dhe te paster. Realiteti i sotem, eshte rraskapites per tiranasit, bllokimi i trafikut i perhershem, shkollat te mbingarkuara, taksat bashkiake te larta dhe kudo, korrupsioni mjaft i perhapur dhe ndotja maksimale. Mund te behet sikur problemet te mbulohen me nje dore boje, por nuk zgjidhen. Beteja politike po nuk na e shkurton kohen per te kthyer ne shtepi. Asnje nuk jep zgjidhje. Qytetaret e Tiranes, presin me shume se sa beteja politike dhe britma indinjate. Problemet dhe sfidat jane shume urgjente. Sipas tij, sot Bashkia e Tiranes, harxhon 8500 leke per fryme per pagat e punonjesve dhe nga ana tjeter 2500 per qytetaret e Tiranes. "Cfare mund te beje nje kryebashkiak, ku nuk merret me njerezit, nuk shqetesohet per to. Ai tha se ka plane te tjera, kerkon karrigen e kryeministrit. Dhe kete e degjuam edhe mbreme nga kryetari aktual i bashkise qe tha se ka impenjime me te rendesishme, pasi synon karrigen e kryeministrit. Ne duhet te ecim perpara me dashurine per vendin tone, per vellezerit. do ja dalim te realizojme endrrat dhe shpresat tona. Vij ketu per tu thirrur qe te bashkohemi per te fituar se bashku te ardhmen evropiane te qytetit tone. Ka ardhur koha qe te vihen ne qender te vemendjes qytetaret e Tiranes dhe problemet e tyre", vijoi Basha. Sipas tij, ai i futet kesaj gare per ta ajer te paster, shkolla, kulture, trafik te lire, parqe, per te cilat duhet pune, jo beteja politike. "Ta kthejme Tiranen ne qytetin e mundesive. E para eshte Tirana, te paret jeni ju. Ky qytet ka nevoje per nje njeri, qe t'i futet punes dhe t'ia dale ne krye. Por vetem veprat e tregojne kete. Une kam mbajtur cdo premtim qe kam bere, cdo angazhim qe kam bere. Per mua, ju jeni te paret, Tirana eshte e para", theksoi Basha. Me tej kandidati i PD ka treguar edhe se cilat do te jene marredheniet e tij me qeverine qendrore nese do te zgjidhet kryetar bashkie.

"Shume pyesin se cfare raporti do te krijoj une me qeverisjen qendrore. Kjo eshte pergjigja: une do te punoj ngushte me qeverine qendrore, per sa kohe na bashkon interesi per Tiranen. Por nuk do te ngurroj kurre te perballem me qeverisjen qendrore, nese interesi i Tiranes do te vihet ne pikepyetje. Por une do te punoj me te per kete qytet", ka deklaruar Basha.



Programi i Lulzim Bashes per Tiranen



Akti im i pare do te jete per krijimin e nje sistemi per mbrojtjen e konsumatorin, per cdo kend qe spekulon me cmimet, nga buka deri tek karburanti.

Mbrojtja e konsumatorit e qytetareve nga cmimet abuzive dhe mallrat jo cilesore.

Krijimi i nje Taks-Force per punesimin. Politika direkte per nxitjen e punesimit. Ngritja e nje sistemi bashkiak informacioni per punesimin.

Afrim i shkollave dhe universiteteve me biznesin. Bashkia do te ofroje dhe do te financoje nje program stazhi, duke i afruar studentet me biznesin privat. Rreth 70% e te rinjve, qe bejne stazhe te tilla, u ofrohet nje vend pune.

Misioni im eshte hapja e 30.000 vendeve te punes, ne dy vitet e ardhshem. Vetem ndertimi i Unazes se Madhe dhe projektet e tjera te parkingjeve,do te krijojne mbi 5800 vende pune.

Tirana eshte qyteti me nivelin me te larte te taksave dhe tarifave vendore, 82 te tilla qe jane rritur disa here. Une do te heq 60 taksa dhe tarifa vendore, dhe do ti ul te tjerat nga 2-5 per qind.

Do te ndertoj me shume shkolla per femijet, qe mos rrine ne klasa me 50 nxenes. Kushte me te mira. Do te eliminojme mesimin me dy turne, klasat do te jene me me pak se 30 nxenes.

Internet falas per te rinjte, jo vetem ne shkolla por gjithe territorin e Tiranes.

Do te organizojme aktivitete kulturore e sportive, te financuara nga Bashkia e Tiranes;

Do te krijojme kushtet qe te mbajme si duhet me shume se 100.000 studente.

Ndertimi i nje biblioteke universitare ne Tiranes, brenda tre viteve te para te mandatit;

Ndertimi i nje rrjeti nenkalimesh, sistem parkingjesh, qe do te zgjidhin perfundimisht problemin e trafikut te ngarkuar ne Tirane.

Angazhohem per nje sistem transporti publik modern ne te gjithe kryeqytetin. Tirana, do te kete tramvajin e saj.

Rruge e trotuare cilesore, jo betonim kuturu.

Tirana do te perfundoje planin rregullues, qe gjithnje eshte prane perfundimit, por kurre nuk perfundon, duke qene vater korrupsioni. Kjo do te marre fund.

Nuk do te hezitoj te rishikoj vendimet e KRT kur bien ndesh me Tiranen dhe interesat e qytetareve te saj.

Do te punoj ngushte me qeverine qendrore, sa here na bashkon interesi me i mire i Tiranes.

Hapesira te gjelbra, kudo ne Tirane. Nje program konkret per shpetimin e siperfaqeve te gjelberta nga prishja.

Do ndertojme parqe te vogla ne shume zona te qytetit, ku nuk ekzistojne.

Angazhohem sot, per ndertimin e nje parku te madh tjeter ne Tiranes.

Cdo mbledhje ku shqyrtohet, cdo plan ndertimi per qytetin do te jete i hapur per publikun.

Per cdo ndryshim destinacioni per biznesin, te kete nje procedure e hapur per publikun. Nese dikush do te hape nje diskoteke ne pragun e deres, ju do keni te pakten te drejten te kundershtoni.

Cdo te premte, do te caktoj nje orar zyrtar pritjeje do te pres cdo qytetar te mund te flase me kryetarin e bashkise per cdo problem. Ju keni nevoje per nje bashkiak qe degjon e kujdeset per ju.

Bashkia do t'i vije ne ndihme nenave kryefamiljare, te vetme. Do te heqim nga rruga femijet qe lypin, do t'i ulim ne shkolla
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://newballkan.albanianforum.net
 
Programi i Lulzim Bashes per Tiranen
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: POLITIKA-
Kėrce tek: