NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

     

     Sido tė luaj me opinionin Edvin Rama, sėrish humbjen e ka tė sigurtė..

    Shko poshtė 
    AutoriMesazh
    Aresi
    Newballkan
    Newballkan
    Aresi


    Numri i postimeve : 651
    Join date : 28/02/2008

    Sido tė luaj me opinionin Edvin Rama, sėrish humbjen e ka tė sigurtė.. Empty
    MesazhTitulli: Sido tė luaj me opinionin Edvin Rama, sėrish humbjen e ka tė sigurtė..   Sido tė luaj me opinionin Edvin Rama, sėrish humbjen e ka tė sigurtė.. EmptyWed Mar 23, 2011 6:52 am

    Pėr tu dukur interesant, Edi Rama e la pėr nė ēastet e fundit shpalljen e kandidaturės pėr kryebashkiak. Ėshtė metodė e njohur dhe bajate kjo pėr tu bėrė nė sy tė njerėzve interesant, misterioz, i papritur dhe politikan qė pėrbėn lajm mė vete pėr mediat. Do tė mjaftonte vetėm ky stil sjellje me publikun pėr t’ia dhėnė votėn kundėr. Por sido tė luaj me opinionin, sėrish humbjen e ka tė sigurtė. E di, nuk i bėn pėrshtypje sepse ėshtė mėsuar me to.

    Sepse ēdo privilegj nuk e ka nga meritat e veta por nga biografia, familja dhe peshqeshi qė i dhuroi Partia Socialiste duke e bėrė ministėr dhe kryebashkiak. Humbjet janė trofetė e tij tė shumta. Tė gjithė e kanė tė qartė tė kaluarėn dhe tė sotmen e tij. Janė jo njė, por disa arsye ku shoh humbjen e kėtij njeriu qė tani.Sė pari: Pas 11 vitesh nė krye tė Bashkisė sė Tiranės, rezultati ėshtė rrėnqethės. Shkatėrrim, beton dhe njė kryeqytet krejtėsisht kaotik. Gėnjeshtra pafund, projekte gjoja gjelbėruese, ekrane tridimensionale dhe lojra oratorie apo gjoja thjeshtėsie nė emėr pėrtej sė majtės dhe sė djathtės. Askush nuk ia fal dėmin qė i solli kėtij qyteti ky njeri megaloman dhe i papėrgjegjshėm. Kur e shoh si interpreton para kamerave, mė vjen pėr tė qeshur. Por edhe mė vjen keq se mė zhgėnjeu thellė nė besimin pėr tė na rregulluar Tiranėn dhe patur njė opozitė dinjitoze, shtytėse dhe jo penguese.
    Sė dyti: Si kryetar i PS-sė u bė makth i tė gjithėve. Ndoshta ėshtė nė genin e tij tė mos prodhojė gėzime, veē hidhėrime. Ka njerėz me destina negative qė do tė ishte tmerr ta kishe fqinj, e jo mė ti jepje votėn pėr tė drejtuar fatet e vendit. Edi Rama ėshtė mė i spikaturi i tyre. Duket se ka qejf tė torturojė njerėzit, t’i tėrheqė zvarrė, t’i mundojė, poshtėrojė. Njėkohėsisht luan rolin e njė tipi modern dhe interesant. Kur tė largohet nga Bashkia dhe Partia Socialiste, do tė mėsoni ēudira nė sjellje, fjalor dhe marrėdhėnie me vartėsit e tij administrativ dhe politik. Sikur vetėm pėr kėtė kureshtje dhe pėr tė mėsuar rreth bėmave tė tij, ia vlen pėr tė votuar kundra kėtij njeriu. Vitet qė pasuan me atė nė krye tė PS-sė, janė vitet mė tė errėta pėr kėtė parti. Fshiu ēdo personalitet tė saj dhe askush nuk guxon tė prononcohet nė media pa lejen e tij. Edhe ai qė ka ndėrmarrė njė hap tė tillė ėshtė shpallur armik. Ky ėshtė Edi Rama modern, qė veē potureve asgjė nuk ka ndryshe nga e gjithė klasa politike. Madje, mė keq se tė tjerėt. E ktheu partinė jo nė njė dritė shprese, besimi dhe optimizmi, por nė njė njesit gueril me aksione revolucionare qė nga nihilizmi, grevat e urisė e deri nė dhunė e flakė pėr tė rrėzuar njė qeveri tė ligjshme.
    Sė treti: Gjysma e sė majtės ėshtė sot me Ilir Metėn. Me gjithė dėshirėn e Ramės pėr ta nxjerrė nga skena politike kėtė forcė me anė tė ndryshimeve nė kodin zgjedhor, sėrish ajo ėshtė njė faktor shumė i rėndėsishėm. Aq mė tepėr qė tani nė koalicion me PD-nė nuk ka gjasa qė votat e saj tė vidhen e firojnė me urdhėr tė Edi Ramės. Vetėm kėto zgjedhje do tė tregojnė se kush ėshtė nė tė vėrtetė LSI-ja dhe Ilir Meta.
    Sė katėrti: Edi Rama e di mirė se sa ėshtė numri i atyre brenda PS-sė qė nuk e shikojnė dot me sy e mezi presin humbjen e tij. Kėto janė vota kundra tij dhe pro koalicionit qeverisės. Vetėm njė i verbėr nuk e pranon qė Ramėn, sė pari nuk e duan brenda PS-sė. Tė deklaruar ose jo, ata bėhen mijėra, me miq e shokė, me familje e farefis qė janė tulla tė hequra nga ndėrtesa e Ramės. Ata e duan Partinė Socialiste, prandaj do tė votojnė kundra Ramės. Kundra atij qė vetėm politikan nuk mund tė bėhet kurrsesi. Politikan qė prodhon armiq nė tė katėr anėt, edhe brenda partisė sė vet. Prisni kėto zgjedhje dhe tė shikoni zemėrimin e padurimin e tyre kundra atij qė kėrkon nga mediat t’i pėrdorin epitetin “lider” dhe jo kryetar i PS-sė!
    Sė pesti: Sepse ka vendosur tė bėjė fushatė politike dhe jo alternative pėr kryeqytetin. Natyrisht, vetėm kjo i ka mbetur. Po tė premtonte sėrish gėnjeshtra njerėzit do t’i kujtonin mosrelizimin e gėnjeshtrave tė vjetra tridimensionale. Duke sulmuar mazhorancėn politikisht, i gėnjen mendja se do tė nxjerrė thėrrime fitimi. Njerėzit shikojnė punėn qė ka bėrė kjo mazhorancė qė nga infrastruktura, NATO, liberalizimi i vizave, dhe jo tė dėgjojnė dėnglat e nihilistėve tė sėmurė nga suksesi i tė tjerėve. Dhe ata qė shikojnė dhe arsyetojnė, bindjen e kthejnė nė votė.
    Sė gjashti: Kandidati pėrballė tij ėshtė Lulzim Basha. Pėr fat tė keq pėr Ramėn dhe fatin e mirė tė qytetarėve rivali i tij ėshtė njė figurė e pastėr nga skandalet shoqėrore. U bėnė vite qė sejmenėt e Edit e gjurmojnė pėr tė nxjerrė kleēka personale dhe familjare nga ai. Edhe autorit tė kėtyre radhėve i janė servirur shpifje e mbroēkulla ndaj Lulzim Bashės. Ndėrsa si ministėr ka qenė nga njerėzit mė tė suksesshėm qė kjo mazhorancė ka nė radhėt e veta. Basha ėshtė shtetari pėr tė cilin njė qeveri mund tė krenohet. Po tė rreshtojmė kėtu edhe simpatinė e tė majtėve pėr cilėsitė profesionale dhe njerėzore tė Lulzim Bashės, bindemi se Tirana mė nė fund do tė ketė njė kryebashkiak normal, punėtor dhe tė ndershėm.
    Kėto gjashtė arsye janė njė pjesė ku humbja e Ramės shikohet me optimizėm qė sot. Nėse do i kujtojmė atij edhe pėrbuzjen e komunitietit tė artistėve kryeqytetas pėr fyerjet si ēingijet e oborrit, komunitetit musliman pėr talljet me ndėrtimin e xhamive, tiranasve autoktonė qė u ka ardhur nė majė tė hundės dhe qindra tė tjerėve qė nė fillim e besuan e mė pas e ndjenė veten tė poshtėruar prej tij, kontigjenti qė do ta votojnė kundra ėshtė shumė, shumė i madh. Nėse ambasadat e akredituara nė Tiranė do tė kishin tė drejtė tė votonin si ne, me siguri do ta ndjenin veten tė lumtur po tė largonin kėtė kryebashkiak dhe politikan.
    Humbja e Ramės i gėzon tė gjithė. Ėshtė e vetmja humbje ku dalin tė fituar Shqipėria, kryeqytetasit, PS-ja, artistėt, feja, autoktonėt, ambasadat, komuniteti europian, Amerika dhe Internacionalja Socialiste. E dini pse do tė vijnė aq vėzhgues nga Amerika dhe Europa pėr zgjedhjet e 8 majit? Sepse duan ta prekin vetė me dorė gėzimin e humbjes sė Edi Ramės. Gjithkush kėrkon tė krenohet qė ka qenė i pranishėm nė Shqipėri kur kėtė destruktivitet monstruoz me emrin Edi Rama, populli e largoi nga skena politike qė kur ishte nė opozitė. Mos bėjmė gjoja sikur nuk e kuptojmė. Ai ėshtė kthyer nė bezdi edhe pėr komunitetin europian qė ka projekte integrimi pėr Shqipėrinė. Paradoksale, por e vėrtetė dhe e nevojshme. Tė humbėsh njė votė pro Ramės, ėshtė si tė votosh me dėshirė kundra vetes, fėmijėve dhe vendit tėnd. Ai tashmė na e ka bėrė tė qartė moton e tij jetėsore, politike dhe kryebashkiake. Mė votoni edhe pse ju urrej dhe ju pėrbuz! 8 maji do t’i japė njė pėrgjigje filozofike. Por jo mėsim. Sepse nga dėshtimet kurrė nuk ka mėsuar.
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    https://newballkan.albanianforum.net
     
    Sido tė luaj me opinionin Edvin Rama, sėrish humbjen e ka tė sigurtė..
    Mbrapsht nė krye 
    Faqja 1 e 1
     Similar topics
    -
    » Edvin Rama hajduti me i toleruar
    » Edi Rama apo Edvin Rama ? Cili duhet verifikuar ?

    Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
    NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: POLITIKA-
    Kėrce tek: