NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Edvin Rama hajduti me i toleruar

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
Aresi


Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

Edvin Rama hajduti me i toleruar Empty
MesazhTitulli: Edvin Rama hajduti me i toleruar   Edvin Rama hajduti me i toleruar EmptyMon Feb 11, 2013 9:13 am

Kryetar i PS, i zėnė nga paniku i hetimeve tė

prokurorisė Tiranė pėr praktikėn e dhėnies sė lejes sė ndėrtimit tė pallatit tė familjes sė bashkėshortes, po radikalizon gjuhėn bolshevike. Me shpresėn se dosja do tė mbyllet, njėlloj siē ėshtė vepruar mė herėt me skandalin e fasadave, tenderat e lejeve tė ndėrtimit dhe rrjetėn e klientėve partiakė, Edi Rama po refuzon t’i pėrgjigjet publikut... Por kėtė herė, me pėrbetime sovjetike pėr heqje taksash dhe shėndetėsi falas, s’i shpėton dot drejtėsisė

Kryetar i Partisė Socialiste Edi Rama nė intervistėn e fundit televizive 360o gradė, pyetjes “kush e bėn pazarin nė shtėpinė tuaj”, iu pėrgjigj, “nuk jam marrė asnjėherė me bilancin ekonomik”, duke iu shpėtuar nė njė farė mėnyrė tė vėrtetės. Nė fakt, Edi Rama me bilancin ekonomik personal ka tė bėjė mė shumė seē thotė nė publik. Si arkitekt i filozofisė “edhe punojmė edhe vjedhim” nė administratėn publike, ish-kryebashkiaku i Tiranės Edi Rama u ka bėrė bisht ballafaqimit me hetimin e abuzimeve dhe shpėrdorimit tė detyrės nė Bashkinė Tiranė. Kreu i opozitės sė sotme ėshtė akuzuar publikisht nga njė ish-ministre socialiste e MTKRS pėr abuzime korruptive me lyerjen e fasadave tė pallateve nė Tiranė. Kjo dosje nuk ėshtė hapur kurrė. Ashtu siē kanė pasur fatin shumė dosje tė tjera pėr ish-kryebashkiakun Rama qė firmoste leje ndėrtimi pėr pallate nė hapėsirat publike. Ndėrkohė prova tė reja kanė dalė nė dritė duke vėrtetuar njė praktikė jo fort ligjore tė Edi Ramės me lejet e ndėrtimit nė Tiranė. Dhe prova mė e re ėshtė dopio-standardi i pėrdorur nga ish-kryebashkiaku Edi Rama pėr dhėnien e lejeve tė ndėrtimit nė Tiranė. Kjo ėshtė njė provė themelore qė vėrteton pėrkuljen e ligjit sipas moralin imponues korruptiv. Ish-kryebashkiaku i Tiranės Edi Rama ka pėrdorur nenin 62 tė Ligjit 8405, “Pėr Urbanistikėn”, pėr t’i anuluar lejen e ndėrtimit njė qytetari tė quajtur Edision Tefik Cela, nė rrugėn Qamil Guranjaku, qė pronėn e kishte vetėm 20 metra mė tej familjes sė Linda Bashės, dhe po nė kundėrshtim me kėtė nen ka dhėnė leje pėr ndėrtimin e ndėrtesės pesėkatėshe. Nė kėtė lulishte publike te rruga “Qamil Guranjaku” jo tė gjithė mundėn tė ndėrtojnė ndėrtesa shumėkatėshe. Ish-kryebashkiaku Edi Rama ėshtė pėrkujdesur tė ndėrtonin veē njerėzit kishin njė partneritet me tė dhe jo pronarė tė tjerė tė ligjshėm. Ish-kryebashkiaku Rama ka pėrdorur dy standarde tė ndryshme pėr njė shesh publik, ku nga njėra anė lejon familjen e bashkėshortes Linda Basha tė ndėrtojė dhe nė sajė tė pushtetit tė tij, nga ana tjetėr tė anulojė lejen pėr komshiun. Gjithashtu Prokuroria e Tiranės po heton nė lidhje me Pallatin e Linda Bashės. Objekt i hetimit ėshtė praktika qė ėshtė ndjekur me dhėnien e lejes sė ndėrtimit, nėse ėshtė bėrė ose jo verifikim i planit urbanistik me verifikim, nėse ka mbivendosje tė lejes sė ndėrtimit me objekte tė tjera urbanistike, siē ėshtė lulishtja publike. Do verifikohet gjithashtu mobilizimi i regjistrit tė pallatit nė pajė dhe roli i ish-drejtoreshės sė Pėrgjithshme tė Kontrollit tė Zhvillimit Urbanistik tė Territorit, nė Bashkinė e Tiranės, e cila me autorizim tė Edi Ramės, nxiton, plotėson dosjen dhe firmos lejen e shfrytėzimit (Nr. 3888/1 Prot., datė 07. 06. 2011) tė objektit, megjithėse nė bashki, ende nuk ishte dorėzuar projekti i detajuar teknik kur u lėshua leja e tretė nė dhjetor tė vitit 2008. Puna e Prokurorisė sė Tiranės parashikohet tė jetė e vėshtirė pėrderisa familja e bashkėshortes sė Edi Ramės, nuk ka depozituar nė Bashkinė Tiranė asnjė faturė pėr ndėrtimin e pallatit pesė katesh (4 + 1 nėntokė). Dhe pėrtej justifikimeve tė Linda Ramės ėshtė e vėshtirė tė besohet qė ndėrtimi i kėtij objekti shumėkatėsh tė jetė bėrė me kursime tė njė xhaxhai pensionist (Hasan Basha) dhe vėllait tė vetėpunėsuar (Fatmir Basha). Sido qė tė jetė Partia Demokratike ka kėrkuar mė shumė se njė herė sqarime pėr kėtė leje ndėrtimi dhe pėr deklarimin e pasurisė sė pretendentit pėr kryeministėr, Edi Rama. Ėshtė ēėshtje me shumė rėndėsi publike tė njohim pasurinė e politikanit tė profilit tė lartė qė ka qeverisur pėr 13 vjet, ministri, bashki e parti dhe nuk bėn tė ditur pozitėn e tij financiare dhe bilancin e tij ekonomik....
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://newballkan.albanianforum.net
 
Edvin Rama hajduti me i toleruar
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Edi Rama apo Edvin Rama ? Cili duhet verifikuar ?
» Edvin Rama i semure me tumor ne koke.
» Edvin Rama si zedhenes politik i mafias

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: POLITIKA-
Kėrce tek: