NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

     

     Njerėzit e Bllokut kėrkojnė mbrojtjen e pasardhėsve tė nomenklaturės

    Shko poshtė 
    AutoriMesazh
    Aresi
    Newballkan
    Newballkan
    Aresi


    Numri i postimeve : 651
    Join date : 28/02/2008

    Njerėzit e Bllokut kėrkojnė mbrojtjen e pasardhėsve tė nomenklaturės Empty
    MesazhTitulli: Njerėzit e Bllokut kėrkojnė mbrojtjen e pasardhėsve tė nomenklaturės   Njerėzit e Bllokut kėrkojnė mbrojtjen e pasardhėsve tė nomenklaturės EmptyMon Jan 10, 2011 4:19 am

    Djali i Arta Dades, Besnik Dabulla, ėshtė lėnė nė arrest shtėpie nga gjykata e Tiranės, duke nulifikuar aksionin shqiptar ndaj celulave tė pinjollėve tė brezit tė dytė tė Bllokut Enverist. PD ka kėrkuar zyrtarisht qė drejtėsia tė mos mbrojė njerėzit e Bllokut, sidomos eksponentėt e Hakmarrjes pėr Drejtėsi, por PS dhe Prokuroria heshtin, duke shpresuar tek arratisja e pinjollėve tė brezit tė dytė

    Gjykata e Tiranės pėrligji aktin mafioz tė Dabullės

    Partia e Demokratike ka reaguar pėr incidentin e ndodhur nė Bllok, ku djali i deputetes sė PS-sė, Arta Dade plagosi njė qytetar me armė dhe gjykata vendosi pėr tė, vetėm arrest shtėpie. Nė emėr tė Partisė Demokratike, deputeti Fatos Hoxha, ka kėrkuar nga drejtėsia tė mos privilegjojė njerėzit e ish-bllokut. Deputeti Fatos Hoxha tha se djemtė e Arta Dadės janė tė njohur lidhur me grupit “Hakmarrja pėr drejtėsi” dhe se ata nuk janė tė panjohur pėr drejtėsinė. “Pak muaj mė parė u bėnė publike nga mediat, lidhjet e Arta Dades dhe djemve tė saj, me “Hakmarrjen pėr Drejtėsi”, eksponentė tė sė cilės janė kėrkuar nga Drejtėsia shqiptare si tė dėnuar nė formė pėrfundimtare. Reagimi publik i banditėve tė Dades ishte “faleminderit Mami pėr lidhjet dhe miqėsitė qė na ke krijuar”... Ekzistojnė mijėra dokumente pėr lidhje tė djemve tė Arta Dade me organizatėn terroriste, “Hakmarrja pėr Drejtėsi’”, u shpreh deputeti i PD-sė. Fatos Hoxha nė emėr tė mazhorancės tha se lėnia e lirė e banditėve tė tillė ėshtė karshillėk qė i bėhet ligjit dhe drejtėsisė. “Lenia e lirė e banditėve tė kėtij niveli, ėshtė njė skandal pėr Drejtėsinė shqiptare. Ėshtė karshillėk ndaj ligjit, ndaj opinionit publik dhe mijėra shqiptarėve tė ndershėm”, tha ai. Deputeti Fatos Hoxha tha se ata qė pėrgjakin Tiranėn dhe mbajnė armė pa leje duhet tė dėnohen nė bazė tė ligjit. “Pyetja qė vjen natyrshėm ėshtė: Pėrse Drejtėsia privilegjon njerėzit e bllokut? A do tė ishte dėnuar me burg ēdo qytetar tjetėr qė mban armė pa leje dhe qėllon pa iu dridhur dora? A nuk ėshtė kjo e di-sata herė qė kėta banditė bllokmenėsh tė rinj, pėrgjakin Tiranėn. A ka ardhur koha qė instancat e Drejtėsisė tė reagojnė ndaj krimeve edhe tė bllokmenėve tė rinj?”, deklaroi mė tej deputeti i Partisė Demokratike, Fatos Hoxha.

    Gjykata e Tiranės pėrligji aktin mafioz tė Dabullės

    Djali i ish deputetes sė Lagunės, aktualisht ende militon nė Partinė Socialiste Arta Dade, mori pjesė pak ditė mė parė nė njė pėrplasje me armė mes trashėgimtarėve tė familjeve ish-bllokmenė, duke lėnė tė plagosur nipin e Adil Ēarēanit, ish kryeministri i fundit i nomenklaturės hoxhiste. Gjykata ka dhėnė dje masėn e ndėshkimit. Ndonėse ėshtė treguar tolerante nga kjo anė. Vetėm ‘arrest shtėpie’ pėr Besnik Dabullėn, ėshtė masa e sigurisė caktuar nga Gjykata e Tiranės, ndėrsa Prokuroria e Tiranės kėrkoi 20 ditė burg. Ai akuzohej pėr “armėmbajtje pa leje” dhe “plagosje tė rėndė”. Mbrėmjen e sė mėrkurės, Besnik Dabulla akuzohet se ka plagosur shokun e tij, Endri Lufi, nė dalje tė lokalit, nė zonėn e ish-bllokut nė Tiranė. Edrin Lufi deklaron nė aktin nė fjalė se plagosja e tij ishte aksidentale dhe se ka raporte shumė miqėsore me Dabullėn, por kjo sigurisht qė nuk e lejon atė t’i aprovojė lirinė tė arrestuarit nė njė kohė kur ai ka kryer njė krim, ka shkelur ligjin dhe ligji ndėshkon shkelėsin. Ndalimi i Dabullės u krye po atė natė nė dalje tė spitalit, ku kishte shkuar pėr tė dorėzuar pėr mjekim Lufin, nipin e ish-kryeministrit komunist tė Shqipėrisė, Adil Ēarēani. Tendenca e Endrin Lufi, pėr tė shfajėsuar ‘shokun’ Dabulla, i cili i drejtoi armėn qoftė me dashje, apo pa dashje ose me qėllim, pėr ta ekzekutuar apo thjesht pėr ta trembur, duke e lėnė tė plagosur, ėshtė thjesht pėrpjekja pėr tė mbrojtur kupolėn vrastare tė trashėgimtarėve tė nomenklaturės. Drejtėsia duhet tė kishte dhėnė formėn e vėrtetė tė ndėshkimit, aq mė tepėr kur bėhet fjalė pėr njė person i cili nuk ėshtė i panjohur pėr drejtėsinė shqiptare...[img][/img][img]Njerėzit e Bllokut kėrkojnė mbrojtjen e pasardhėsve tė nomenklaturės 70087b10[/img]
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    https://newballkan.albanianforum.net
     
    Njerėzit e Bllokut kėrkojnė mbrojtjen e pasardhėsve tė nomenklaturės
    Mbrapsht nė krye 
    Faqja 1 e 1
     Similar topics
    -
    » SHPETIM GJIKA NEN MBROJTJEN E EDI RAMES.

    Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
    NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: POLITIKA-
    Kėrce tek: