NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

     

     Bij tė nomeklaturės komuniste po masakrojnė Tiranėn

    Shko poshtė 
    AutoriMesazh
    Aresi
    Newballkan
    Newballkan
    Aresi


    Numri i postimeve : 651
    Join date : 28/02/2008

    Bij tė nomeklaturės komuniste po masakrojnė Tiranėn Empty
    MesazhTitulli: Bij tė nomeklaturės komuniste po masakrojnė Tiranėn   Bij tė nomeklaturės komuniste po masakrojnė Tiranėn EmptyWed Dec 23, 2009 2:11 am

    Bij tė nomeklaturės komuniste po masakrojnė Tiranėn

    Komisioni i Bashkimit Europian nuk gabon kur thotė se korrupsioni ėshtė nė rendin e ditės nė shtetin e ri tė Kosovės. Dhe jo vetėm nė Kosovė, por edhe nė Shqipėri, Serbi, Bullgari, Maqedoni… shumė sociologė vendas theksojnė se korrupsioni ėshtė pjellė e shkėputjes me tė kaluarėn komuniste, pasi regjimi demokratik ka institucione shumė tė dobėta nė zinxhirin komandues shtetėror. Nė Prishtinė, objektivi i sė ardhmes sė afėrt ėshtė ai i forcimit tė strukturave shtetėrore, domethėnė modernizimi i tyre respektivisht shėrbimeve pėr qytetarėt. Ekziston edhe njė formė tjetėr korrupsioni, njė fenomen karstik, i lidhur me privatizimet, i pėrhapur nė degė tė tjera tė ekonomisė dhe i lidhur sidomos me spekulimin ndėrtimor. Mafia shqiptare ėshtė e frymėzuar nga ajo italiane pėr tė ricikluar paratė e pista nėpėrmjet korrupsionit nė lėmin e ndėrtimtarisė. Nė Tiranė, kryeqytetin shqiptar tė qeverisur nga socialistėt (bij tė nomenklaturės komuniste), ka pasur njė masakrim tė vėrtetė tė hapėsirave publike me ndėrtimin e eko-pėrbindėshave nė mesin e qytetit. Nė Kosovė ndodh pakashumė e njėjta gjė. Pas zgjedhjeve, politika kosovare ka rifilluar ēaf-ēufin e saj tė zakonshėm. Kryeministri Hashim Thaēi dhe Presidenti Sejdiu kanė deklaruar se Kosova ėshtė tashmė njė shtet "i pavarur, sovran dhe demokratik". Mbetet e panjohura e opinionit qė Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė do tė duhet tė japė lidhur mbi ligjshmėrinė e deklarimit tė pavarėsisė kosovare, e ndodhur nė mėnyrė unilaterale, ama me miratimin e shumė vendeve. Nė tė vėrtetė, mė shumė se kishat ortodokse tė mbrojtura nė enklavat serbe nė territorin kosovar, Beogradit i intereson lėnda e parė me tė cilėn ėshtė e pasur nėntoka e Kosovės, si minierat nė zonėn e Mitrovicės. Nė lojė janė interesa tė mėdha ekonomike dhe gjeostrategjike. Revista serbe "Blic" ka shkruar se ėshtė e pamundur qė Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė tė shprehė njė mendim tė favorshėm ndaj Serbisė, duke qenė se Beogradi vazhdon tė mos mbajė parasysh vetėvendosjen e njė populli dhe dėshirėn e tij pėr t'u vetėqeverisur. Do tė ishte e vėshtirė tė kthehej prapa, nė njė rajon ku plagėt e spastrimit etnik (serb kundėr kosovarėve dhe revanshizmit kosovar nė dėm tė serbėve) janė ende tė hapura.

    Do tė duhet kohė pėr ta paqėtuar Ballkanin, ndėrkohė, Kosova vazhdon tė gėzojė mbėshtetjen e bashkėsisė ndėrkombėtare. Shtete si Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania, Arabia Saudite dhe vende tė tjera e mbėshtesin hapur Prishtinėn pasi ia kanė njohur pavarėsinė; tė tjerė, si Rusia, Republika Popullore e Kinės apo Spanja qėndrojnė armiqėsorė ndaj republikės sė re ballkanike pėr motivacione tė ndryshme, por mbi tė gjitha sepse ia kanė frikėn faktit se mos edhe pakicat e tyre etnike mund tė ngrihen ne emėr tė sė drejtės pėr vetvendosjen e popujve. Nė realitet, sipas disa vėzhguesve, Kosova ėshtė njė brinjė e identitetit shqiptar; kosovarė e shqiptarė flasin tė njėjtėn gjuhė, kanė tė njėjtėn kulturė, kanė tė njėjtat tradita dhe duan tė dy qė tė jetojnė nė Bashkimin Europian pa u shkrirė nė njė "Shqipėri tė Madhe", siē ia kanė frikėn shumė.

    Njė aspekt i fundit qė duhet evidentuar duke folur pėr entitetin e ri shtetėror kosovar ėshtė penetrimi gjithnjė e mė i gjerė i vahabizmit, njė emėrtim fondamentalist islamik, por, thonė mė optimistėt, qė duket si njė problem mė pak i rėndė ndaj tė tjerėve tė tillė si kriminaliteti mafioz, korruptimi i aparateve shtetėrore, autoritarizmi i liderėve… Nė realitet, nė pėrkufizimin e identitetit tė tyre tė ri dhe kompleks etniko-fetar (pakicat serbo-ortodokse, pėrhapja e ngadaltė e kristianizmit) kosovarėt kanė pranuar njė "pakt me djallin", vahabitė. Pavarėsisht thėnies sė kėsaj, duhen marrė me maturi lajmet qė tregojnė pėr sheikė arabė tė gatshėm qė tė ndėrtojnė qindra xhami tė reja nė vend dhe kjo pse, nė ndryshim nga popullsi tė tjera me fe myslimane, shqiptarėt kosovarė e jetojnė fenė si njė fakt privat dhe, nė ēdo rast, si diēka qė vjen pas "ndjenjės atdhetare". Nė epokėn e dominimit turk, klerikėt katolikė, myslimanė dhe bektashinj kishin si slogan "pėr atdheun dhe pėr fenė"...

    Nga L'Occidentale
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    https://newballkan.albanianforum.net
     
    Bij tė nomeklaturės komuniste po masakrojnė Tiranėn
    Mbrapsht nė krye 
    Faqja 1 e 1
     Similar topics
    -
    » Programi i Lulzim Bashes per Tiranen
    » Mafia komuniste vret para kryeministris.

    Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
    NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
    Kėrce tek: