NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

     

     Greqia nis rregjistrimin e pronave reagojnė ēamėt

    Shko poshtė 
    AutoriMesazh
    kristofor

    kristofor


    Numri i postimeve : 1
    Join date : 16/08/2008

    Greqia nis rregjistrimin e pronave reagojnė ēamėt Empty
    MesazhTitulli: Greqia nis rregjistrimin e pronave reagojnė ēamėt   Greqia nis rregjistrimin e pronave reagojnė ēamėt EmptySat Aug 16, 2008 4:48 am

    Ligji i ri pėr regjistrimin e tokave shkakton kaos mes pronarėve nė Greqi

    Regjistrimi i ri i tokave ka shkaktuar kaos nė zyrat e regjistrimit nė shtetin helen. Shumė pronarė tokash kanė pritur nė radhė pėr mė shumė se shtatė orė pėr tė regjistruar pronėn e tyre. Ligji i ri parashikon qė pronarėt rezidentė tė regjistrojnė shtėpitė dhe apartamentet e tyre deri mė 30 shtator tė kėtij viti, ndėrsa pronarėt e huaj deri mė 30 dhjetor tė kėtij viti.

    Kaosi

    Sipas medieve tė huaja, kėto procedura burokratike kanė krijuar kaos dhe zemėrim pėr mijėra pronarė tokash, por edhe pėr vetė punonjėsit e administratės, tė cilėve u ėshtė caktuar tė menaxhojnė procesin e aplikimeve. “Ėshtė njė kaos absolut. Njerėzit kėtu po shtypen me njėri-tjetrin”, - ėshtė shprehur njė punonjės zyre nė Athinė, ku janė hapur vetėm 4 zyra regjistrimi pėr mė shumė se 4 milionė prona. Rezidentėt e huaj nė Greqi kanė qenė po kaq tė zemėruar. "Nuk mė besohet, kemi pritur mė shumė se gjashtė orė nė kėto temperatura tė larta pėr tė regjistruar njė apartament tė vogėl pushimesh dhe ne duhet tė paguajmė 70 euro taksė”, - ėshtė shprehur njė qytetare gjermane, Marianne Jordan pėr “Deutsche Presse-Agentur”. “Kam pėrshtypjen se nuk jetojmė nė njė shtet tė Komunitetit Evropian, por nė Perandorinė Otomane”, - komentoi njė rezident i moshuar grek.

    Greqia dhe Shqipėria pa regjistėr tokash

    Greqia dhe Shqipėria janė tė vetmet shtete nė Evropė qė nuk kanė njė regjistėr tė tokave. Bashkimi Evropian ka ushtruar presion mbi Athinėn zyrtare prej vitesh qė ajo tė pėrfundojė kėtė regjistėr. Ligji i ri vjen pas mė shumė se 178 vjetėsh qė nga koha kur Greqia ka shpallur pavarėsinė. Sipas informacionit zyrtar, grekėt qė jetojnė jashtė shtetit e kanė tė detyrueshme tė regjistrojnė pronat e tyre. Zyrat greke tė kadastrės janė tė shpėrndara nė 107 zona tė reja tė prefekturės sė Athinės, Selanikut dhe qyteteve tė tjera tė Greqisė, tė cilat nuk janė pėrfshirė nė kadastrėn e shtetit nė projektet e mėparshme.

    Procedurat

    Kadastra greke nė mė pak se 4 vjet ka regjistruar 3.1 milionė ha tokė dhe 6.7 milionė tituj pronėsie pritet tė regjistrohen. Pasi tė pėrfundojė projekti, nė tė cilin parashikohet tė marrin pjesė 3 milionė qytetarė, kadastra greke do tė mbulojė 2/3 e popullsisė sė vendit. Qytetarėt qė kanė njė titull pronėsie nė kėto zona duhet t’i regjistrojnė nė kadastrėn greke nga data 17 qershor deri mė 30 shtator 2008, ndėrsa qytetarėt grekė qė jetojnė jashtė shtetit si dhe rezidentėt e huaj mund t’i regjistrojnė deri mė 30 dhjetor tė 2008-s. Pėr emigrantėt informacioni qė ata mund tė kėrkojnė do tė mundėsohet me anėn e bashkėpunimit qė institucionet kanė me “World Council of Hellenes Abroad (SAE)”, zyrat e komunikimit dhe tė shtypit nė ambasadat greke. Qytetarėt grekė qė jetojnė jashtė mund tė marrin informacion nė numrin e telefonit 0030 210 6505600 ose nė adresėn “288 Mesogheion Ave, 15562, Athinė”. Tė interesuarit qė jetojnė jashtė shtetit kanė njė mundėsi pėr tė marrė informacion duke vizituar faqen online tė zyrave tė kadastrės greke, e cila, sipas informacionit zyrtar, do tė jetė e rifreskuar herė pas here me informacione tė reja. Edhe me anėn e medieve qė transmetojnė nė satelit, kadastra greke do tė ofrojė informacion tė vazhdueshėm. Gazeta “Metropol” do tė botojė nesėr procedurat dhe mėnyrėn e aplikimit pėr qytetarėt e interesuar si dhe dokumentacionin qė duhet tė plotėsojnė.

    Reagim i Partisė pėr Drejtėsi dhe Integrim

    “Pronat e Ēamėrisė, duhet t’u njihen ēamėve”

    Si do tė veprohet me pronat e Ēamėrisė apo tapitė qė zotėrojnė ēamėt? Kjo ėshtė pyetja e kahershme qė nuk ka gjetur zgjidhje. Nė lidhje me artikujt e shtypit tė huaj ka reaguar dje Partia pėr Drejtėsi dhe Integrim. Nė njė prononcim pėr gazetėn “Metropol” zoti Tahir Muhedini, kryetar i Partisė pėr Drejtėsi dhe Integrim, ėshtė shprehur se duhet tė njihen edhe pronat e shqiptarėve tė Ēamėrisė, njė e drejtė qė shteti grek duhet ta plotėsojė. Por njė tjetėr problem qė ngrenė drejtues tė kėsaj partie ėshtė fakti se shteti grek nuk jep viza pėr qytetarėt shqiptarė. Kjo ėshtė njė tjetėr padrejtėsi, pasi ky proces nuk mund tė realizohet nėse kėta qytetarė nuk mund tė hyjnė nė territorin grek. “Shteti grek ėshtė shtet anėtar nė Bashkimin Evropian. Prona ėshtė e patjetėrsueshme. Tė drejtat e njeriut dhe tė pronės shteti grek duhet t’i plotėsojė mė mirė se ēdo vend tjetėr, pasi bėn pjesė nė BE. Shqiptarėt e Ēamėrisė janė autoktonė dhe janė larguar pėrmes gjenocidit dhe spastrimit etnik. Pronat janė tė tyret dhe duhet tė njihen. Nė njė kohė qė shteti shqiptar minoritetin grek nė Shqipėri pa pasur prona e ka bėrė me prona, minoritetin grek pa pasur nėnshtetėsi greke i ka dhėnė dyshtetėsinė, nė njė kohė qė shqiptarėt e Ēamėrisė kanė pasur shtetėsi greke dhe kombėsi shqiptare dhe nė bazė tė tė gjitha akteve ndėrkombėtare u takon ta mbajnė nėnshtetėsinė greke, jo se kanė qejf tė bėhen grekė, porse i takon. Me njė fjalė, kėtu kemi tė bėjmė me dy standarde. Shqiptarėt e Ēamėrisė i kanė tapitė e pronave dhe pyetja ėshtė se ēfarė do tė bėhet me kėto tapi”, - ka theksuar zoti Muhedini.
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
     
    Greqia nis rregjistrimin e pronave reagojnė ēamėt
    Mbrapsht nė krye 
    Faqja 1 e 1
     Similar topics
    -
    » PSE GREQIA THOTE JO

    Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
    NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: POLITIKA-
    Kėrce tek: