NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

 

 92 pėr qind e shqiptarėve: Korrupsioni i kudondodhur

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
Aresi


Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

92 pėr qind e shqiptarėve: Korrupsioni i kudondodhur Empty
MesazhTitulli: 92 pėr qind e shqiptarėve: Korrupsioni i kudondodhur   92 pėr qind e shqiptarėve: Korrupsioni i kudondodhur EmptyWed May 07, 2008 5:16 pm

92 pėr qind e shqiptarėve: Korrupsioni i kudondodhur


92 pėr qind e shqiptarėve besojnė se korrupsioni ėshtė njė fenomen i pėrhapur. Nė kėtė pėrfundim del njė sondazh i pėrgatitur nga Instituti pėr Kėrkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA), me mbėshtetjen e USAID. Duke intervistuar jo vetėm publikun, por dhe punonjėsit e administratės, sondazhi nxjerr nė pah se 57 pėr qind e shqiptarėve mendojnė se korrupsioni ėshtė shumė i pėrhapur dhe 34 pėr qind mendojnė se ėshtė deri diku i pėrhapur. Ky perceptim nuk ka ndryshuar qė nga 2005 (95,3% nė 2005 dhe 94% nė 2006). Por, edhe vetė punonjėsit e sektorit publik mendojnė se korrupsioni ėshtė njė fenomen i zakonshėm midis tyre. Afėrsisht 83% e kampionit tė punonjėsve publikė thanė se ky ėshtė njė fenomen “Shumė i pėrhapur” ose “Deri diku i pėrhapur”. Ky opinion mbetet i njėjtė me atė tė 2006.

Vetėm 13,3% e publikut tė gjerė mendojnė se korrupsioni ndėrmjet zyrtarėve publikė ėshtė pakėsuar gjatė vitit tė kaluar. Pothuajse gjysma e tė intervistuarve mendojnė se korrupsioni nė fakt ėshtė rritur (47,2%), shifėr kjo 13% mė e lartė se nė sondazhin e 2006.

Opinionet e punonjėsve tė sektorit publik mbi prirjen e korrupsionit nga viti i kaluar janė mė pozitive se ato tė publikut tė gjerė. Nė kampionin e 2008, vetėm 21,6% e tyre thanė se korrupsioni ėshtė rritur. Sidoqoftė, 52,4% e tyre thanė se korrupsioni ka mbetur nė tė njėjtat nivele si vitin e kaluar.

Nė prezantimin zyrtar tė kėtij sondazhi u theksua se toleranca e gabimit pėr kampionin e publikut tė gjerė ėshtė ± 2,8% dhe pėr kampionin e sektorit publik ėshtė ±4%, tė dy me njė interval besueshmėrie prej 95%.

Nė kėtė sondazh janė pyetur 1200 persona nga publiku i gjerė dhe 600 punonjės tė sektorit publik.




Sondazhi, pėrpara ngjarjes sė Gėrdecit




Sondazhi ėshtė kryer pėrpara ngjarjes sė Gėrdecit. Hartuesit e tij janė kujdesur qė ta theksojnė njė gjė tė tillė dhe nė prezantim. “Ky sondazh ėshtė kryer pėrpara shpėrthimit tė datės 15 mars 2008, nė Gėrdec. Ēfarėdolloj ndikimi, qė debati politik dhe trajtimi nga media i kėsaj ngjarjeje, mund tė kenė pasur mbi opinionin publik, nuk reflektohet nė rezultatet e kėtij sondazhi”, - theksojnė ata. Ngjarja e Gėrdecit duket se ka rritur akoma mė shumė perceptimin e njerėzve pėr korrupsionin e qeverisė.




Doganierėt, mjekėt dhe ministrat, mė tė korruptuarit




Renditja e institucioneve/grupeve bazuar nė perceptimin e korrupsionit nė sondazhin e publikut tė gjerė 2008 ėshtė e ngjashme me atė tė sondazheve 2006 dhe 2005. Pjesa mė e madhe e institucioneve vazhdojnė tė shihen si tė korruptuara, me mė shumė se 50 pikė nė shkallėn 0 - 100, ku 0 ėshtė “Shumė i ndershėm” dhe 100 ėshtė “Shumė i korruptuar”.

Drejtuesit fetarė, ushtarakėt, media, presidenti, mėsuesit dhe drejtuesit e OJF-ve shihen si mė tė ndershmit. Doganierėt, mjekėt, tatimorėt dhe ministrat shihen si mė tė korruptuarit.

Korrupsioni nė institucionet e analizuara perceptohet i lartė, madje edhe nga punonjėsit e sektorit publik.




Pėrkeqėsohet perceptimi pėr ministrat dhe deputetėt




Shumica e institucioneve nuk paraqesin ndryshim nė perceptimin e publikut pėr korrupsionin krahasuar me 2006. Ndėrsa presidenti vazhdon tė konsiderohet i ndershėm nga qytetarėt, (36,7 pikė nė shkallėn 0-100), rezultati pėr 2008 tregon njė pėrkeqėsim prej 15 pikėsh nga viti 2006 dhe 8 pikė mė shumė nga viti 2005.

Perceptimi pėr median tregon njė pėrmirėsim prej 6 pikėsh krahasuar me 2006 (nga 42 pikė nė vitin 2006 nė 35,5 pikė nė 2008). Media pra shihet si mė e ndershme krahasuar me sondazhin e mėparshėm.

Perceptimi pėr ministrat dhe deputetėt ėshtė pėrkeqėsuar krahasuar me sondazhin e vitit 2006. Ministrat janė vlerėsuar me pothuajse 78 pikė nė kėtė shkallė, 7 pikė mė shumė sesa nė sondazhin 2006. Deputetėt janė vlerėsuar me 78 pikė, 5 pikė mė shumė se nė 2006.




Rritet me 20 pėr qind numri i tė djathtėve tė zhgėnjyer




Perceptimi i korrupsionit duket tė jetė shumė i lidhur me prirjet politike tė tė intervistuarve. Ndėrkohė qė 61% e tė intervistuarve me prirje tė majta thonė se korrupsioni ndėrmjet zyrtarėve publikė ėshtė rritur gjatė vitit tė fundit, vetėm 38,5% e tė intervistuarve me prirje tė djathta mendojnė tė njėjtėn gjė. Nė tė njėjtėn linjė, vetėm 6,3% e tė intervistuarve me prirje tė majta mendojnė se korrupsioni ėshtė ulur krahasuar me 27,4% tė tė intervistuarve me prirje tė djathta qė mendojnė tė njėjtėn gjė.

Nė sondazhin 2008, tė intervistuarit “me prirje politike tė djathta” qė mendojnė se korrupsioni ėshtė “rritur” gjatė vitit tė fundit janė 20% mė shumė krahasuar me sondazhin e 2006.




69 pėr qind pranojnė se kanė dhėnė ryshfet pėr shėrbimin mjekėsor




“Dhėnia e ryshfetit pėr marrjen e trajtimit mjekėsor” ėshtė raportuar nga 69% e tė intervistuarve qė iu janė drejtuar spitaleve dhe klinikave publike gjatė vitit tė fundit (58% e tė intervistuarve deklaruan qė kanė vizituar spitalet/ klinikat publike). Ky rezultat konfirmon se sektori i shėndetėsisė mbetet njė nga sektorėt mė tė korruptuar nė vend pa ndonjė pėrparim tė bėrė gjatė viteve tė fundit.

Vetėm 10% e tė intervistuarve thonė se iu ėshtė kėrkuar nga policėt tė paguajnė ryshfet. Megjithatė, 27,3% thonė se kanė parė dikė t’i japė ryshfet njė polici. 11% e tė intervistuarve thonė se iu ėshtė kėrkuar tė paguajnė njė ryshfet nga njė zyrtar publik gjatė vitit tė kaluar, ndėrsa gati 15% deklarojnė qė kanė parė dikė t’i japė njė ryshfet njė zyrtari publik.

Nė dy fusha rezultatet tregojnė pėrkeqėsim:

- “Ryshfetet e dhėna pėr tė nxjerrė dokumente zyrtare”, nė 2008 ėshtė pėrmendur nga 25,7% e tė intervistuarve, 6% mė shumė se nė 2006.

- “Ryshfet pėr tė marrė trajtim mjekėsor” nė 2008 ėshtė raportuar nga 7% mė shumė tė intervistuar se nė 2006.




Media, luftėtarja mė e madhe ndaj korrupsionit




Perceptimi publik pėr kontributin e institucioneve nė luftėn kundėr korrupsionit ka ndryshuar shumė pak nga 2006. Media vazhdon tė shihet si luftėtarja mė e madhe duke mbajtur vendin e parė (63,3 pikė nė njė shkallė nga 0 tek 100, ku 0 ėshtė “Nuk ndihmon aspak” dhe 100 ėshtė “Ndihmon shumė”), me njė diferencė tė konsiderueshme nga tė tjerėt. Tė gjitha institucionet e tjera vlerėsohen me mė pak se 50 pikė nė shkallėn e vlerėsimit, qė do tė thotė se pėrgjithėsisht shihen nga publiku si institucione qė nuk ndihmojnė nė luftėn kundėr korrupsionit.




Transparenca, qeveria dhe parlamenti tregojnė pėrkeqėsim




Qeveria dhe parlamenti tregojnė njė pėrkeqėsim tė perceptimit publik pėr sa i pėrket transparencės nga viti 2005 nė 2008. Nga 45 pikė nė 2005, qeveria ka rėnė nė 39 pikė nė 2008. Gjithashtu, edhe parlamenti ka rėnė me 6 pikė, nga 41 pikė nė 2005 nė 35 pikė nė vitin 2008. Perceptimet mbi transparencėn e institucioneve nuk tregojnė ndonjė pėrmirėsim edhe ndėrmjet punonjėsve tė sektorit publik.

Besimi i qytetarėve tek institucionet vazhdon tė mbetet i ulėt. Me pėrjashtim tė ushtrisė, drejtuesve fetarė dhe policisė, tė gjitha institucionet e tjera janė vlerėsuar me mė pak se 50 pikė nė shkallėn nga 0 nė 100, ku 0 ėshtė “Aspak besim” dhe 100 ėshtė “Shumė besim”.




Ekonomia, shqetėsimi numėr njė, problem nė rritje inflacioni dhe ēmimet e larta




Ekonomia ėshtė shqetėsimi numėr njė i qytetarėve nė sondazhin 2008. Papunėsia, problemet ekonomike, varfėria dhe inflacioni sė bashku janė identifikuar nga 83,1% e tė intervistuarve si problemet kryesore, me tė cilat pėrballet sot Shqipėria. Problemet tė renditura pėr nga rėndėsia e tyre sipas perceptimit tė qytetarėve janė papunėsia (32% e tė intervistuarve), pasuar menjėherė nga problemet ekonomike (31,9% e tė intervistuarve). Gjatė periudhės qė u realizua puna nė terren pėr sondazhet 2005 dhe 2006, Shqipėria po kalonte njė krizė energjitike me ndėrprerje tė pėrditshme tė energjisė. Nė ato kushte, energjia elektrike u cilėsua problemi numėr njė nė 2005 (35,6%) dhe problemi i dytė nė 2006 (22,8%). Nė muajt e parė tė 2008, Shqipėria nuk ka pasur krizė energjitike, njė faktor qė mund tė jetė shkaku pėr zbritjen e energjisė elekrike mė poshtė nė renditje, me vetėm 2,6% tė tė intervistuarve qė e pėrmendin si problem. Punonjėsit e sektorit publik janė nė njė mendje me publikun e gjerė pėr sa i pėrket prioritetit tė ēėshtjeve ekonomike me 34,2 % prej tyre qė pėrmendin problemet ekonomike si shqetėsimin e parė, pasuar nga papunėsia me pothuajse 20% tė pėrgjigjeve. Kėtė vit ėshtė pėr t’u cilėsuar se “Inflacioni/Ēmimet e larta” ėshtė pėrmendur si njė nga problemet mė tė rėndėsishme, me tė cilat po pėrballet Shqipėria. Pothuajse 8% e tė intervistuarve nė kampionin e publikut tė gjerė dhe 11,1% e tė intervistuarve nė kampionin e sektorit publik e kanė konsideruar atė si njė problem kryesor nė vend.




60 pėr qind e shqiptarėve: Situata ekonomike, shumė e keqe




Pjesa mė e madhe e shqiptarėve nė sondazhin 2008 (60,4%) e vlerėsoi situatėn e pėrgjithshme ekonomike tė vendit si “E keqe ose shumė e keqe”. Ky numėr ėshtė pothuajse 13% mė i lartė se nė sondazhin 2006 (47,8%). Tė pyetur pėr krahasimin e situatės ekonomike me njė vit mė parė, 54% e tė intervistuarve thanė se gjendja kėtė vit ėshtė mė e keqe. Kjo shifėr ėshtė mė shumė se dyfishi i asaj tė sondazhit 2006, ku vetėm 24% e tė intervistuarve mendonte se gjendja ekonomike ishte mė e keqe se njė vit mė parė. Vlerėsimi i situatės sė pėrgjithshme ekonomike nga punonjėsit e sektorit publik nuk ėshtė aq i ashpėr sa ai i publikut tė gjerė. Por, pėrgjigjet e tyre pasqyrojnė shqetėsim edhe pėr atė segment tė popullsisė qė ėshtė i punėsuar dhe relativisht i siguruar financiarisht.




Qytetarėt, pesimistė nė lidhje me tė ardhmen ekonomike




Perceptimi se situata ekonomike po pėrkeqėsohet, konfirmohet nga pėrgjigjet e njerėzve rreth gjendjes personale ekonomike. Njė e treta (33%) e shqiptarėve thonė se gjendja e tyre ekonomike ėshtė mė e keqe se njė vit mė parė, njė rritje prej 19% nga sondazhi 2006. Qytetarėt po bėhen mė pesimistė nė lidhje me tė ardhmen ekonomike. Pothuajse 28% e publikut tė gjerė mendojnė se situata ekonomike e vendit do tė pėrkeqėsohet vitin e ardhshėm, 16% mė shumė se nė sondazhin 2006.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://newballkan.albanianforum.net
 
92 pėr qind e shqiptarėve: Korrupsioni i kudondodhur
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Edi Rama i mberthyer nga korrupsioni

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
Kėrce tek: