Te gjitha jane shqip. Asnje prej ketyre formave te te shprehurit nga veriu ne jug nuk e shemton gjuhen tone. Ato i ofrojne ngjyrat dialektore, te domosdoshme per pasurimin e nje te foluri. Dekada me pare, profesori i shquar Eqerem Ēabej, nisi punen per t'u sjelle shqiptareve nje atlas ku ishin te pasqyruara te gjitha dialektet e tyre. Atlasi qe nuk u perfundua dot ne ate kohe, mbeti baza e fjalorit dialektologjik te perfudnuar ne vitin 2008. Studimi i nisur te pakten 20 vite me pare, i pasuruar me zhvilimet natyrale te kohes, arrin ne perfundimin se dallimet me te madha mes gegerishtes dhe toskerishtes jane ne fonetike dhe shume pak ne morfologji e sintakse.Per ēdo faqe te atlasit, gjuhetaret udhetuan ne ēdo treve shqipfolese, perfshire Kosoven dhe arbereshet e Italise. Ai eshte realizuar me gjithe kerkesat ku nuk mungojne detaje kurioze si aftesia per t'u artikuluar ne vartesi te numrit te dhembeve. Perfundimi kryesor i studimit mbetet fakti se e folura shqipe, me te dy dialektet e saj eshte rrjedhoje e te njejtes gjuhe, pra e shqipes se lashte