NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

 

 NATO, populli ishte gjykatės

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
Aresi


Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

NATO, populli ishte gjykatės Empty
MesazhTitulli: NATO, populli ishte gjykatės   NATO, populli ishte gjykatės EmptyThu Apr 17, 2008 4:57 pm

NATO, populli ishte gjykatės

Aida Tancica

Shqipėria nė NATO, njė event i cili i dha hov dhe i hapi dritėn jeshile Shqipėrisė nė arenėn ndėrkombėtare, jo vetėm qė shpėrbleu politikėn shqiptare pėr punėn e bėrė dhe vizionin e frymės bashkėpunuese kur bėhet fjalė pėr interesa madhore kombėtare, por tregoi edhe nje herė shpirtin properėndimor tė shqiptarėve. Po rikthehem prapa nė kohė, pėr tė sjellė nė vėmendje disa momente ku tregohet qartė se sa herėt de fakto ka qenė Shqipėria pjesė e strukturės atlantike. Ėshtė populli shqiptar, i cili as edhe njė moment, as edhe njė strukture, nuk tentoi tė ishte kundėr kėtij anėtarėsimi pėr tė mos shkuar edhe mė tej pėr tė folur pėr protesta. Them protesta, sepse shpesh edhe vende ndoshta mė tė zhvilluara se ne apo me opinion ndryshe nga ne, nė arenėn politike kėto fenomene i kanė shoqėruar me reagime tė tilla edhe pse sporadike.

Tė gjithė jemi dėshmitarė tė atyre jetėve tė marra nė komunizėm dhe vetėm se kishin ide perėndimore, ndonėse janė pikėrisht ata qė kanė hedhur gurėt e parė tė themelėve tė demokracisė. Njė tjetėr fenomen qė tregon bindjen shqiptare ėshtė prag rrėzimi i komunizmit. Vitet '90 por dhe shumė mė parė, vite nė tė cilat nisi tė dėgjohej dukshėm zėri i Amerikės dhe nė vitet mė pas u bė kult informimi nga perėndimi. Duke treguar nė kėtė mėnyrė bindjen se investimi dhe ndihma amerikane nė fatet e kombit shqiptar, ishte e domosdoshme dhe pėrcaktuese. Kėtė provė e gjejmė tė sjelle prej mėse njė shekulli nė raste tė dukshme tė mbėshtetjes, pėrkrahjes, por dhe vendimeve qė kanė data historike tė jashtėzakonshme nė kujtesėn e popullit shqiptar.

Njė moment mjaft domethėnės ishte vizita e presidentit amerikan Xhorxh Bush nė Tiranė, mė 10 qershor 2007, qė u shndėrrua nė marketingun mė tė mirė tė mirėnjohjes shqiptare ndaj asaj qė SHBA-ja ka bėrė e po bėn pėr Shqipėrinė e pėr shqiptarėt. Ai ishte njė moment nė qendėr te botės, moment qė kurrė nuk kishte ndodhur mė parė, moment qė vertetoi idete, bindjet, shpirtin pro amerikan dhe pro perėndimor shqiptar. Ishin ēaste qė mė sė miri iu shpėrblyen shqiptarėve nė pėrpjekjet pėr tė arritur aspiratat qė tani nuk janė mė vetėm ėndėrr. Askush mė parė nuk kishte treguar njė dashamirėsi, njė unitet ndaj njė drejtuesi tė SHBA-sė. Edhe pse mund tė mendohen marrėdhėnie reciproke politike, po tė kesh dėshirė pėr tė vajtur edhe mė tej nė gjykim, sheh qartė atė qė ėshtė nė genin shqiptar: Liridashjen. Dhe erdhėn vendimet, erdhėn ēaste qė nuk ishin mė aspak iluzione.

Njė ndėr to ishte marrja e ftesės nė Samitin e Bukureshtit qė e bėri vendin tonė anėtare tė Aleancės Euroatlantike. Me gjithė bashkėpunimin politik, ecurinė e reformave, unė do ta cilėsoja kėtė ēast, meritė mė sė shumti tė popullit shqiptar. Vetėm pak kohė para zhvillimit tė Samitit, tezat nga mė tė ndryshme po artikuloheshin nga politikbėrja botėrore, por edhe nga ata qė Shqipėrinė e shohin si njė kėrcėnim dhe kjo mė e theksuar pas Pavarėsisė sė Kosovės. Teza qė shpesh pėrdoren deklarat politike tė Shqipėrisė qė bėheshin edhe pėr ēėshtje pushteti. Teza qė po vinin nė pikėpyetje ėndrrat shqiptare dhe aq mė tepėr qė vendi ynė fatalisht mori njė goditje, si ngjarja e Gėrdecit.

Megjithėse edhe njė herė politika shqiptare ka njė moment realisht pėr t'u kujtuar, pasi tregoi qartė se di tė jetė e unifikuar dhe e maturuar dhe veē qėndrimeve, mė sė miri e vėrteton delagacioni i mirė pėrfaqėsuar, duke percjellė njė imazh tė kėrkuar. Me sa duket edhe kėtė herė, detyrat e shtėpise ishin bėrė mė sė miri dhe ne pamė njė Shqipėri ndryshe, ndryshe nga shteti fqinj Maqedonia, qė edhe pse kishte pikėpyetjen mė tė madhe nė marrjen ose jo tė ftesės, disa elemente nuk ishin respektuar. Vetėm njė ditė para se liderėt botėror tė takoheshin, Presidenti i Shteteve tė Bashkuara Xhorxh Bush, edhe njė herė shpreh mbėshtetjen e superfuqisė botėrore pėr antarėsimin e vendeve tė A3, ku cilėsohet arritja e standarteve nga Shqipėria.

Nė ēdo bisedė, nė ēdo tyeze, nė ēdo cep tė Shqipėrisė, si pėr tė vėrtetuar mė sė miri dėshirėn unike shqiptare, temė ishte anėtarėsimi i Shqipėrisė nė NATO, politika pėrfaqėsuese e tėrė shoqerisė nuk mundej tė ofronte tjeter gjė, qė tė merrte mė shumė dakordėsinė. Pėr ta ēuar mė tej kėtė sipėrmarrje fatndjellėse pėr vendin, duhet qė prilli i vitit 2009, nė Samitin e Berlinit tė pėrforcojė vendimin pėr anėtarėsim tė plotė, nė sajė tė pėrmbushjes sė detyimeve tė lėna nga Bukureshti. Kjo do tė ishte sigurisht dhe njė gur nė themelin e rrugės pėr nė BE, qė anėtarėsimi nė NATO e pėrshpejton dukshėm. Pas-NATO ėshtė qartazi njė erė dhe epokė tjetėr, ku jo vetėm sjellja politike dhe ajo adminsitrative, por e gjithė shoqėria duhet formatuar nė funskion tė njė ecurie ndryshe ...Peshėn, pėrgjegjesinė, moralin pėr anėtarėsimin e Shqipėrisė me tė drejta tė plota, por edhe mė tej, e ka politika. I rėndėsishėm ėshtė fakti, qė koha pėr tė gabuar ka skaduar dhe kėtė e pėrcakton mė sė miri vullneti i popullit, atij qė investoi mė tepėr se politika nė anėtarėsimet e mėdha. Sepse nuk duhet lėnė pa pėrmendur fakti qė kjo politikė harron herė pas here se ka nė dorė dėshirėn, vullnetin, ėndrrat shekullore tė popullit mė pro perėndimor tė rajonit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://newballkan.albanianforum.net
 
NATO, populli ishte gjykatės
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rriten Cmimet ,Populli Hesht sepse nuk e Beson.
» Shqiperia ne NATO

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
Kėrce tek: