NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

     

     Kolesteroli, kur ėshtė i rrezikshėm pėr shėndetin

    Shko poshtė 
    AutoriMesazh
    Aresi
    Newballkan
    Newballkan
    Aresi


    Numri i postimeve : 651
    Join date : 28/02/2008

    Kolesteroli, kur ėshtė i rrezikshėm pėr shėndetin Empty
    MesazhTitulli: Kolesteroli, kur ėshtė i rrezikshėm pėr shėndetin   Kolesteroli, kur ėshtė i rrezikshėm pėr shėndetin EmptyWed Apr 16, 2008 8:48 pm

    Kolesteroli, kur ėshtė i rrezikshėm pėr shėndetin


    Kolesteroli ėshtė njė yndyrė e pranishme nė trupin e njeriut. Bėhet fjalė pėr njė substancė shumė tė rėndėsishme pėr organizmin tonė dhe nė fakt ėshtė njė pjesė shumė e domosdoshme pėr ndėrtimin e membranės qelizore, tė disa hormoneve e strukturave nervore, pėrveē faktit qė ėshtė ushqyes pėr disa tipa qelizash. Nga ana tjetėr, kolesteroli njihet si pėrgjegjės pėr disa sėmundje patologjike, qė kanė tė bėjnė me zemrėn si dhe ataku kardiak. Pra, kolesteroli ėshtė i nevojshėm pėr organizmin, por ėshtė e nevojshme tė mbahet nė nivelin e duhur, sepse kur ky nivel kalohet pėr njė kohė tė gjatė, sjell probleme pėr shėndetin, duke e transformuar kėtė substancė tė rėndėsishme pėr organizmin nė njė rrezik pėr tė.
    Nivelet
    Nė shumė studime shkencore ėshtė thėnė se sasia totale e kolesterolit nė gjak duhet tė qėndrojė nė 200 mg/ml dhe kolesteroli LDL ( i quajtur dhe kolesteroli i keq) nuk duhet t’i kalojė 130-160 mg/ml. Nė rastet kur kalohen kėto kufij bėhet fjalė pėr hiperkolesterol dhe ėshtė e nevojshme tė merren masa pėr tė, pėr ta sjellė nivelin e kolesterolit nė vlerat e duhura.
    Disa produkte ushqimore janė shumė tė pasura me kolesterol, ndėrsa disa tė tjera nuk e kanė aspak nė pėrbėrjen e tyre. Prodhimet qė vijnė nga kafshėt pėr shembull, gjalpi dhe pana kanė sasi tė lartė kolesteroli, ndėrsa qumėshti, mishi, peshku, ky nivel ėshtė mesatar, por te buka, makaronat dhe orizi kolesteroli mungon.
    Kolesteroli nė gjak
    Kolesteroli nė gjak merret me anė tė ushqimeve dhe duke u pėrthithur nė gjak transportohet me tė nė organe tė ndryshme. Pra, nga gjaku kolesteroli kalon dhe nė disa struktura tė quajtura lipoproteina, kryesisht HDL dhe LDL. Kėto emėrtime vijnė nga pėrqindja e kolesterolit, proteinave dhe triglicerideve, dhe nė bazė tė tyre qėndrojnė disa ndryshime. HDL ėshtė kolesterolil i mirė, janė lipoproteina qė pėrthithin kolesterolin nga gjaku dhe e ēojnė nė organe qė kanė nevojė pėr tė. LDL ėshtė kolesteroli i keq, janė lipoproteina qė kanė aftėsi tė depėrtojnė nė muret e qelizave duke i mbingopur ato me kolesterol. Kjo nuk lejon depėrtimin e gjakut nė sasinė e nevojshme dhe kur kėto probleme ndodhin nė arterie, mund tė ēojnė nė infarkt.
    Mosha
    Qė nė moshėn 40 vjeēare, por ka raste edhe mė pėrpara, kolesteroli ndodh tė na ndjekė kudo, pa u larguar pėr asnjė moment. Pikėrisht atėherė zė fill tundimi nga ushqimet e preferuara, por qė shumė shpejt kthehen nė fruta tė ndaluara. Arsyeja ėshtė kolesterina. Ēfarė rreziqesh, fsheh, nė tė vėrtetė, kjo sėmundje dhe si mund ta parandalojmė atė? Tashmė tė gjithė jemi tė ndėrgjegjshėm se kolesteroli i lartė, apo thjesht kolesteroli, nėnkupton njė dietė tė kujdesshme pėr tė mbrojtur funksionin e zemrės dhe enėve tė gjakut. Por ēfarė njohurish tė nevojshme zotėrojmė rreth “vlerave” personale tė kolesterolit, qė duhet tė ketė secili prej nesh? Sė pari, duhet tė kemi tė qartė se pėr ēfarė kolesterine flasim. Tashmė jemi tė vetėdijshėm pėr ekzistencėn e HDL-sė dhe LDL-sė nė gjakun tonė. Shuma e tyre pėrbėn kolesterolin, pėr tė cilin diskutojmė. E para, i ashtuquajturi “i mirė”, pėrbėn atė qė shpesh edhe vlerėsohet si kolesterina mbrojtėse. I rrezikshėm, sikurse duket, mbetet tė jetė i dyti, i ashtuquajturi “i keq”. Nėse sasia e pėrgjithshme e kolesterinės i kalon tė 250 miligramėt, ka shumė mundėsi qė LDL-ja tė jetė rritur.
    Sėmundja
    Midis sėmundjeve, tė cilat mund tė shkaktojnė lehtėsisht rritjen e kolesterinės ėshtė edhe diabeti, anoreksia etj. Nėse pėrjashtohet prania e sėmundjeve tė tjera, atėherė mund tė mendojmė se vuajmė nga niveli i lartė i kolesterinės, e cila nė kėtė rast ėshtė e lindur (nuk ka ndonjė arsye tjetėr). Nė kėtė moment shtrohet pyetja: ėshtė realisht i lartė dhe sa ėshtė me saktėsi kjo vlerė? Dhe nėse pėrpara disa vitesh, supozohej si kufiri mė i lartė sasia prej 200 miligramėsh, sot ēdokush ka njė kufi tė tij tė dėshiruar, tė cilit i korrespondon njė sasi individuale kolesterine, nė pėrputhje me gjendjen e funksionimit tė zemrės. Ndaj shumė mjekė nuk interesohen mė pėr shumėn e kolesterinės, por vetėm pėr nivelin e LDL-sė nė gjak.
    Rreziku
    Mjeku duhet tė ndjekė me kujdes funksionimin e zemrės tek pacienti i cili vuan nga kolesteroli i lartė. Kjo gjė ėshtė e domosdoshme, pasi faktor i rrezikshėm pėr tė sėmurėt e zemrės e tė enėve tė gjakut, nuk ėshtė vetėm kolesterina e lartė. Por mund tė jenė: hipertensioni, mosha, diabeti, jeta e mbyllur, pa shumė lėvizje, duhani etj. Atėherė mjeku mund tė pėrkufizojė se cila ėshtė vlera e vėrtetė, e pėrshtatshme pėr njė person tė veēantė dhe kėshtu ai mund tė realizojė terapinė pėrkatėse.
    1. Rrezik i shtuar pėr zemrėn
    Nė kėtė kategori hyjnė tė gjithė personat, tė cilėt paraqesin shenja tė sėmundjeve nė zemėr, apo nė enėt e gjakut. Po nė kėtė grup pėrfshihen edhe individėt tė cilėt kanė mė shumė se dy faktorė rreziku.
    Pėr tė gjithė kėta, niveli fiziologjik i kolesterinės LDL nuk duhet tė kalojė tė 100 miligramėt. Nė kėtė gjendje mjeku mund tė ndėrhyjė pėr tė pėrmirėsuar shėndetin e pacientit nė kėtė mėnyrė: nėse vlera e LDL-sė ėshtė midis 100 me 130 miligramė, do tė mund ta ulte kolesterinėn me dietė dhe ushtrime fizike. Nė rast tė kundėrt (LDL-ja i kalon tė 130 miligramėt), ėshtė e logjikshme tė pėrparojė nė pėrdorimin e kurės me ilaēe.
    2. Rrezik i mesėm pėr zemrėn
    Rreziku vlerėsohet si i mesėm, nė rastet kur ekzistojnė njė apo dy faktorė rreziku. (psh. burrė, mosha mbi tė 50-tat, duhani etj). Mjeku do tė ndėrhyjė me tė njėjtėn mėnyrė, por duke u bazuar nė vlera tė ndryshme: dietė dhe ushtrime fizike nėse LDL-ja gjendet nė kufijtė 130 deri 160 miligramė, dhe me ilaēe kur i kalon tė 160 miligramėt.
    3. Rrezik i ulėt pėr zemrėn
    Nė kėtė rast ekziston vetėm njė faktor rreziku nė lidhje me vlerėn e rritur tė kolesterinės (p.sh. burrė mbi tė 50-at, grua nė prag tė lindjes etj). Atėherė, vlera-bazė e lejuar e LDL-sė kap tė 160 miligramėt (vlera e pėrgjithshme e kolesterinės shkon nė 240 miligramė). Nė kėto raste mjeku do tė fillojė pėrdorimin e terapisė me ilaēe kur LDL-ja do t’i kalojė tė 190 miligramėt (kolesterina e pėrgjithshme nė 280 miligramė).
    4. Rrezik shumė i vogėl pėr zemrėn
    I takon vetėm njė kategorie njerėzish: grave tė reja, tė cilat kanė vlera tė LDL-sė mbi 60 miligramė. Nė kėto raste LDL-ja e dėshiruar nuk duhet tė kalojė tė 190 miligramėt (kolesterina e pėrgjithshme nė vlera prej 280 miligramėsh).
    Katėr veprimet kyēe
    Janė disa veprime kyēe qė duhet tė ndėrmarrim nė mėnyrė qė tė kontrollojmė vlerat e kolesterinės nė organizmin tonė.
    Shenjat, tė cilat janė tė dyshimta pėr praninė e kėsaj sėmundje:
    Lodhje e vazhdueshme, pa shkak
    Rėnie e pėrgjithshme e organizmit
    Marrje mendsh, probleme gjatė ecjes (ngėrēe, fryrje dhe dhembje tė kėmbėve etj)
    Formimi i disa qeskave, kisteve dhjamore, sidomos nė zonėn poshtė syve, nėn veshė, midis gishtave etj.
    Si realizohen analizat
    Me anėn e njė analize tė pėrgjithshme tė gjakut, mund tė kontrolloni vlerat e HDL-sė dhe LDL-sė.
    Nėse kolesterina ėshtė e lartė
    Mos nxitoni ta cilėsoni menjėherė veten tuaj si “i sėmurė”. Mjeku ėshtė i vetmi person kompetent, pėr tė kontrolluar vlerat e kolesterinės dhe pėr tė pėrcaktuar nėse vėrtet janė tė larta, apo jo, dhe nėse keni nevojė t’i nėnshtroheni ndonjė terapie.
    Terapia
    Mjeku, mbasi tė jetė ndėrgjegjėsuar pėr vlerat e kolesterinės nė gjakun tuaj do tė rekomandojė:
    Dietė dhe ushtrime fizike
    Nė rastet kur vlera e kolesterinės vazhdon tė rritet, atėherė ėshtė i nevojshėm pėrdorimi i kurave tė pėrshtatshme me ilaēe
    Tė keni parasysh se do tė keni nevojė pėr terapi tė vazhdueshme dhe tė rrepta. Vetėm nė kėtė mėnyrė do tė jeni i sigurt se ky “armik” u luftua pėrgjithmonė

    Si ulet kolesteroli
    Pėr tė ulur pėrqindjen e lartė tė kolesterolit nuk duhet tė pini cigare dhe nėse pini, mundoheni ta ulni numrin e tyre deri sa ta ndaloni krejtėsisht
    Merruni me ushtrime fizike nė mėnyrė tė rregullt. Mbani njė peshė ideale (pesha ideale ėshtė ajo qė keni pasur kur keni qenė 25 vjeē)
    Kujdes me alkoolin, mundohuni tė mos konsumoni shumė yndyrat, favorizoni zarzavatet dhe frutat
    Favorizoni mė tepėr konsumin e peshkut sesa tė mishit
    Pėrdorni mė shumė vajin e ullirit se sa gjalpin nė pėrgatitjen e vakteve
    Kujdes me ėmbėlsirat e ndryshme, sepse bėhen gjithnjė me shumė vezė, po ashtu duhet tė largoni nga ushqimet tuaja gjalpin, djathin sallamet e ndryshme
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    https://newballkan.albanianforum.net
     
    Kolesteroli, kur ėshtė i rrezikshėm pėr shėndetin
    Mbrapsht nė krye 
    Faqja 1 e 1
     Similar topics
    -
    » Eshte Xhelozia ilaci i tradhetise?

    Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
    NEWBALLKAN :: Shkencat Natyrore, Shoqerore dhe Ekonomike :: Trupi dhe Shendeti-
    Kėrce tek: