Eshte Xhelozia ilaci i tradhetise?
Nga Amy Bowles Reyer, Ph.D.
Perpiquni te imagjinoni sikur i dashuri/e dashura juaj ka hyre ne mardhenie romantike me dike tjeter. Pastaj perpiquni te imagjinoni se cili nga keto skenare do tju shqetesonte me shume: a) te mesonit se partneri/partnerja juaj ka rene ne dashuri me dike tjeter, b) te mesonit se partneri/partnerja thjesht ka kryer mardhenie seksuale pa patur ndjenja per te. Sigurisht qe te dy skenaret jane te veshtire per ti imagjinuar dhe teper te dhimshem, por megjithate ka shume mundesi qe eshte njeri prej tyre qe ju shqeteson me teper. Ky skenar qe ju tmerron me shume se tjetri ka mundesi te varet nga seksi juaj.
Sipas David Buss, Ph.D, Profesor i Psikologjise Se Evolucionit, ne Universitetin e Teksasit, edhe mashkulli eshe femra ndjejne xhelozi dhe kjo gje eshte mese normale dhe e nevojshme per nje mardhenie te shendetshme midis tyre. Tek libri i tij, "Pasioni i rekzikshem: Pse Xhelozia eshte po aq e nevojshme sa Dashuria dhe Seksi", Buss shpjegon studimet e tij te meshkujve dhe femrave ne disa shtete si Amerika, Japonia, Gjermania, Hollanda, Koreja dhe Zimbavja. Pjesa me e madhe e femrave te intervistuara ishin me te shqetesuara nga tradhetia emocionale e meshkujve ndersa meshkujt ishin me te shqetesuar nga tradhetia seksuale.
Ndryshimi i shkakut te xhelozise midis femrave dhe meshkujve ka te beje me menyren teper adaptive te njeriut. Meqenese fertilizimi ndodh brenda trupit te femres eshte veshtire per te ditur atesine e femijes me siguri. Pra njeriu parahistorik nuk ka patur mundesi per te ditur ne qofte se ishte babai i vertete i femijeve te tij.
"Mama's baby, Papa's maybe" (nena e femijes dihet, babai eshte me pikepyetje)
Tradhetia seksuale e femres, shkaterron shancin e mashkullit per te kaluar genet e tij tek brezi i ri, gjithashtu e vendos ate ne pozicjonin fatkeq te rritjes se femijeve te rivalit. Femrat nuk e kane kete problem sepse ato jane prindi biologjik i femijes se tyre.
Femrat parahistorike kishin nje problem tjeter. Si te mund te mbanin lidhur rreth tyre nje mashkull, qe ti mbronte dhe te rriste femijet e saj.
Sado e dhimbshme te jete tradhetia seksuale, ajo qe femrat kane dashur gjithmone te dijneeshte : "A e dashuron ate?" Ne qofte se nje mashkull formon nje lidhje romantike me dike tjeter, rezikon te braktise lidhjen dhe femijet e tij. Nje mardhenie seksuale pa nje lidhje romantike nuk largon mashkullin nga familja.
Xhelozia eshte rrenja e...
Xhelozia e njerezve i ka rrenjet te e kaluara reproduktive e tyre dhe ndoshta shkaku qe mbijeton sot eshte sepse akoma ka nje funksion, te mbaje larg rivalet. Ndersa mashkulli dhe femra behen xheloze per arsye te ndryshme, reagimi, sjellja e tyre eshte shume e ngjashme; shikime te rrepta, komente kercenuese, dhe ndonjehere veprime te rezikshme e te dhunshme ndaj rivalit.
Buss shkruan "Xhelozia nuk eshte shenje papjekurie, por nje pasion jashtezakonisht i rendesishem, i cili ka ndihmuar te paret tane ndoshta na ndihmon edhe ne sot per te perballuar nje sere kercenimesh reale te riprodhimit. Na ben qe ne te ndalojme partnerin/partneret nga tradhetia me taktika si vigjilenca e tepruar dhe duke e mbuluar me dashuri. Gjithashtu i komunikon besnikeri partnerit/partneres qe mund te jete duke devijuar, duke i bere nje sherbim te madh dashurise"