NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

     

     Bamir Topi: “Pėrpjekjet pėr ndryshimin e Kushtetutės lidhen me interesa private”

    Shko poshtė 
    AutoriMesazh
    Aresi
    Newballkan
    Newballkan
    Aresi


    Numri i postimeve : 651
    Join date : 28/02/2008

    Bamir Topi: “Pėrpjekjet pėr ndryshimin e Kushtetutės lidhen me interesa private” Empty
    MesazhTitulli: Bamir Topi: “Pėrpjekjet pėr ndryshimin e Kushtetutės lidhen me interesa private”   Bamir Topi: “Pėrpjekjet pėr ndryshimin e Kushtetutės lidhen me interesa private” EmptyWed Apr 16, 2008 8:30 pm

    Bamir Topi: “Pėrpjekjet pėr ndryshimin e Kushtetutės lidhen me interesa private”


    Presidenti i Republikės, Bamir Topi, ėshtė shprehur dje se ndryshimet qė kėrkohen tė bėhen nė Kushtetutė lidhen me interesa private tė disa politikanėve. Sipas presidentit Topi, interesa personale tė caktuara po tentojnė tė prekin pushtetin e pavarur tė institucioneve. Presidenti i ka lėshuar kėto akuza nė njė intervistė pėr Top-channel”. Presidenti ka deklaruar se momenti aktual politik ėshtė njė frymėzim amatoresk qė kėrkon tė ndėrhyjė dhe tė prekė dokumentin themeltar tė shtetit, Kushtetutėn. Presidenti e ka cilėsuar si tė papranueshėm ndėrhyrjen nė Kushtetutė, pasi sipas tij, propozimet e bėra nga Grupi Parlamentar i Partisė Demokratike janė sipėrfaqėsore. Sipas kreut tė shtetit, kėto propozime nuk janė serioze, pasi kanė ardhur nė njė mėnyrė tė shpejtė, pa diskutime tė thelluara, tė cilat rrezikojnė tė krijojnė njė situatė tė rėndė pėr shtetin dhe institucionet e tij. Propozimet pėr ndryshimet nė Kushtetutė presidenti i ka cilėsuar si joserioze, tė cilat mund ta fusin nė njė debat pa fund politikėn dhe institucionet, gjė qė mund tė krijojė njė kaos institucional pėr shtetin shqiptar. Ironia e presidentit Topi ka shkuar mė tej pasi sipas tij, nė politikė ka tendenca tė rrezikshme, tė cilat kėrkojnė tė dominojnė pushtetet e pavarura tė sanksionuara nė Kushtetutė. “Ēėshtja e prekjes sė Kushtetutės nuk mund tė jetė kaq sipėrfaqėsore. Unė jam presidenti i vendit dhe garanti institucional dhe moral i dokumentit themelor mbi tė cilin ngrihet e gjithė jeta e institucioneve shqiptare. Tė prekėsh mė mėnyrė tė shpeshtė Kushtetutėn do tė thotė qė tė mos jesh serioz me dokumentin themeltar, sidomos kur bėhet fjalė pėr disa propozime tė ēastit qė krijojnė njė lloj pėshtjellimi dhe fusin nė debat jo vetėm politikėn, por edhe institucionin. Vendi gjendet nė njė moment politik amatoresk qė frymėzohet nga pėrpjekjet e ēastit dhe kjo e bėn klimėn tė rėnduar, sidomos kur ka tendenca pėr tė dominuar mbi pushtetet”, - tha Topi. Presidenti, nė njė intervistė tė pak ditėve mė parė nė “VOA” u shpreh se nė politikė ka njerėz tė cilėt nuk kanė cilėsitė e duhura pėr tė bėrė ndryshime nė Kushtetutė. “Ajo qė unė mund tė deklaroj sot ėshtė qė duke qenė garant i ligjeve, i Kushtetutės, pėr tė cilėn ose prej sė cilės jam votuar, unė them qė nė parim, kur bėhen lėvizje tė Kushtetutės, i cili ėshtė dokumenti themeltar i shtetit, forcat politike, politikanėt, kushdo qofshin ata, pavarėsisht nga “background”-i dhe eksperienca e tyre, duhet tė jenė shumė tė kujdesshėm, sepse po tė prekėsh themelet e shtetit, pa pasur njė mendim tė qartė dhe pėr tė ndėrhyrė nė mėnyrė shumė frekuente, atėherė do tė thotė tė mos japėsh asnjė lloj garancie pėr muret e ndėrtesės. Pra ideja ėshtė kjo, qė debati politik ka nevojė tė bėhet pa emocione, pa mendime tė ēastit dhe shpesh mendimet e ēastit vijnė edhe nga emocione tė forta politike”, - ėshtė shprehur Topi
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    https://newballkan.albanianforum.net
     
    Bamir Topi: “Pėrpjekjet pėr ndryshimin e Kushtetutės lidhen me interesa private”
    Mbrapsht nė krye 
    Faqja 1 e 1
     Similar topics
    -
    » Topi: SHISH ka influenca politike

    Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
    NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
    Kėrce tek: