NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

 

 E drejta e jetės i jep jetė gjithė tė drejtave

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
Aresi


Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

E drejta e jetės i jep jetė gjithė tė drejtave Empty
MesazhTitulli: E drejta e jetės i jep jetė gjithė tė drejtave   E drejta e jetės i jep jetė gjithė tė drejtave EmptyMon Mar 24, 2008 8:11 pm

E drejta e jetės i jep jetė gjithė tė drejtave
Nga Prof/As Dr. Artan Duka MSc
Gėrdeci, pėrveēse njė dėshmi tragjike e dėshtimit tė shtetit nė mbrojtje tė jetės dhe interesave tė shtetasve, na bėn tė reflektojmė edhe lidhur me reagimin qytetar, tė politikės nė pėrgjithėsi dhe medias hetimore nė ngritjen e zėrit pėr tė drejtėn e jetės pėrmes ekspozimit nė kohė tė gjėmave nė pritje.

Fabrika e ēmontimit tė municioneve ndodhej nė vendin e gabuar. Autoriteti qė vendosi pėr tė, nuk bėri transparencė dhe shoqėria fatkeqėsisht nuk arriti ta imponojė atė. Mendėsitė rutinė “E di qeveria”, “Nuk ia vlen, se nuk tė dėgjon kush”, “Shyqyr qė nuk e kam nė prag”, po rrėnojnė pėrditė indin e qytetarisė shqiptare me pasoja tė pėrditshme deri nė katastrofė pėr jetėn, pronėn, besimin te ky vend dhe tė ardhmen e fėmijėve tanė.

Kjo tragjedi na shkundi pėr tė kuptuar pėrfundimisht, se e drejta e jetės i jep jetė ēdo tė drejte e se duhet tė reagohet nė kohė ndaj ēdo fatkeqėsie nė pritje, duke e zhbėrė ndodhjen e saj. Kemi ende depo armatimi, dhjetėra pika karburantesh nė vendin e gabuar, industri dhe depozita nafte qė bashkėjetojnė me qendra urbanė, grumbuj pesticidesh tė harruar prej vitesh, djegie mbetjesh urbane dhe re toksike qė i shoqėrojnė, ujėra tė zeza qė na rrethojnė kudo, shpate malesh tė shpyllėzuar qė rrezikojnė shkarje dheu, tela elektriku qė amatorė i varin mbi kokat tona, ndėrtesa tė paverifikuara teknikisht dhe pa dalje zjarri, dendėsi urbane qė nuk lė hapėsirė pėr ekipe urgjence, rrugė ku nuk zbatohen rregullat e qarkullimit, trotuare tė ngushta me puseta tė hapura, ndėrtime pa skela mbrojtėse, kalimtarė qė nė sy tė policit bėjnė zigzage pa tė keq mes vargut tė makinave, fėmijė qė luajnė mes predhave, bebe nė prehėrin e shoferėve, makina qė vjellin blozė, etj., “mina me sahat” qė pėrditė zhvleftėsojnė jetėn tonė dhe provokojnė vdekje absurde. Ndėrsa marrja e masave pas njė fatkeqėsie lehtėson dhimbjen dhe mund tė parandalojė fatkeqėsi tė ngjashme, sfida mbetet vlerėsimi dhe mostolerimi i asnjė rrethane qė mund tė ndjellė fatkeqėsi nė pėrgjithėsi. Duke e shndėrruar nė praktikė rutinė, sa e vėshtirė dhe financiarisht e kostueshme mund tė jetė njė strategji e tillė, aq dhe pėrligj vetveten nė rast “qoftėlargu”.

Pėrgjegjėsia sidoqoftė nuk mund tė jetė vetėm e shtetit, ndonse ajo fillon me tė. Qytetari duhet tė fillojė tė vlerėsojė si duhet jetėn e tij dhe tė mos marrė mė asgjė si tė mirėqenė. Media, qė tragjedinė e Gėrdecit e pėrcolli me aq profesionalizėm, pėrfundimisht nuk duhet mė tė dominojnė kryetitujt e saj vetėm me realitete tė politikės, por t’i kushtojė akoma mė shumė kohė problemeve reale qė pėrcaktojnė fate njerėzore. Mė shumė pėrgjegjėsi duhet tė ndjejė dhe vetė opozita qė tė “lexojė” mė mirė e nė kohė hallet e njerėzve, pėr t’u bėrė zėdhėnėse e shqetėsimeve tė tyre. Mbi tė gjitha, “E di qeveria”, i duhet lėnė sė shkuarės. Qytetari duhet tė kėrkojė tė informohet dhe tė dėgjohet. Sot, nė Vlorė, me industrinė e naftės, nesėr gjetkė, kurrkujt nuk mund t’i mohohet e drejta e informimit dhe shprehjes sė vullnetit pėr tė vendosur pėr sigurinė e jetės dhe mirėqenien e tij. Tragjedia e Gėrdecit kėrkon zgjidhje tė shpejta e tė drejta. Sekonda ėshtė shumė pėr tė lėnduarit qė momenti u mori gjithēka. Krahas qeverisė, edhe opozita ėshtė nė gjendje tė ndihmojė falė ekspertizės sė akumuluar nė vite pėr pėrballimin e situatave tė krizave. Pėrtej Gėrdecit, siguria e jetės duhet tė pėrbėjė thelbin e njė fushate tė vazhdueshme, sipas motos “E drejta e jetės i jep jetė ēdo tė drejte” jo thjesht e vetėm nė tėrheqjen e vėmendjes sė opinionit pėr tė vlerėsuar shenjtėrinė e jetės, por dhe nė pėrpjekjet pėr tė hartuar pėrmes njė debati tė gjerė publik e politik njė kuadėr ligjor, pasuar me ngritjen e njė trupe qė do tė jetė nė gjendje tė vlerėsojė, vėzhgojė dhe denoncojė ēdo rrethanė vrastare qė kėrcėnon ēdo ditė.

Kėmbana qė ra nė Gėrdec ishte shumė e madhe pėr tė harruar oshėtimėn, siē ka ndodhur mė parė. Jetėt e pafajshme kėrkojnė drejtėsi dhe humbja e tyre nuk duhet lejuar kurrsesi tė shkojė nė zbrazėti.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://newballkan.albanianforum.net
 
E drejta e jetės i jep jetė gjithė tė drejtave
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Sekreti i Jetes 2
» Sekreti i Jetes 2

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
Kėrce tek: