NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

     

     Rikthehet beteja PS-LSI, rivaliteti me pjesėmarrjen e qytetarėve nė marshimin pėr tragjedinė e Gėrde

    Shko poshtė 
    AutoriMesazh
    Aresi
    Newballkan
    Newballkan
    Aresi


    Numri i postimeve : 651
    Join date : 28/02/2008

    Rikthehet beteja PS-LSI, rivaliteti me pjesėmarrjen e qytetarėve nė marshimin pėr tragjedinė e Gėrde Empty
    MesazhTitulli: Rikthehet beteja PS-LSI, rivaliteti me pjesėmarrjen e qytetarėve nė marshimin pėr tragjedinė e Gėrde   Rikthehet beteja PS-LSI, rivaliteti me pjesėmarrjen e qytetarėve nė marshimin pėr tragjedinė e Gėrde EmptySat Mar 22, 2008 7:07 pm

    Rikthehet beteja PS-LSI, rivaliteti me pjesėmarrjen e qytetarėve nė marshimin pėr tragjedinė e Gėrde
    Nga L. Progni
    Njė javė pas tragjedisė sė Gėrdecit kthehet beteja e fortė ndėrmjet dy partive tė majta, PS e LSI. Pjesėmarrja masive e qytetarėve tė Tiranės nė marshimin e heshtur tė dy ditėve mė parė, i organizuar nga opozita nė nderim tė viktimave tė Gėrdecit, komentohet nga Sekretari i Pėrgjithshėm i LSI si sukses i kėsaj partie. I pyetur pėr marrėdhėniet PS-LSI pas daljes bashkė nė marshimin e heshtur, Vasili la tė kuptohet se nuk ka asnjė pėrparim pozitiv nė kėto marrėdhėnie, madje pjesėmarrja masive ishte reagim i qytetarėve tė Tiranės ndaj thirrjes qė LSI bėri pėr dorėheqje tė Berishės si shkaktari kryesor pėr ngjarjen e Gėrdecit. “Reagimi i djeshėm ishte mbėshtetja masive e mijėra e mijėra njerėzve ndaj kėrkesės sonė pėr dorėheqjen e menjėhershme tė kryeministrit Berisha, qė po prodhon tragjedi dhe qė po e shpėrdoron pushtetin nė mėnyrė tė frikshme, duke marrė edhe jetė njerėzish”, - tha Vasili.

    Pėr tė njėjtėn ēėshtje, kryetari i PS, Edi Rama, u shpreh menjėherė pas “Marshimit tė heshtur”, mbrėmjen e dy ditėve mė parė, se pjesėmarrja masive nė kėtė marshim nė nderim tė viktimave tė Gėrdecit, ėshtė njė protestė qytetare dhe jo politike. “Jam kėtu pėr t’u pėrulur me respekt pėrpara atyre dhjetėra-mijėra qytetarėve dhe qytetareve, qė pak mė parė dėshmuan nė bulevardin “Dėshmorėt e Kombit”, dinjitetin e njė qytetarie tė re, e njė vetėdijeje tė re, e njė solidariteti tė ri, duke manifestuar nė heshtje dhimbjen dhe indinjatėn e miliona e miliona shqiptareve e shqiptarėve pėr tragjedinė e tmerrshme tė Gėrdecit. Pėr humbjen e jetėve tė pafajshme tė fėmijėve, grave, burrave, qė pėr bukėn e gojės jetonin ēdo ditė mbi predha, pėr shkatėrrimin e 500 shtėpive tė ndėrtuara me sakrificat e papėrfytyrueshme tė atyre familjeve, qė pėrgjithėsisht kishin zbritur pranė kryeqytetit pėr njė jetė me tė mirė, pėr dėmtimin e atyre mijėrave banesave, ku familje tė tėra mezi nxjerrin muajin dhe nuk arrijnė dot tė festojnė ditėlindjet e fėmijėve tė tyre.

    I falėnderoj tė gjithė pėr pjesėmarrjen nė njė manifestim unikal tė solidaritetit njerėzor, qytetar, pėrtej kufijve partiakė, pėrtej tė majtės dhe tė djathtės, pėrtej kapitullit tė rėndė tė njė tranzicioni, qė na ka ndarė, pėrēarė e sunduar me mure tė trashė paragjykimesh dhe qė kulmoi me shpėrthimin vrastar tė korrupsionit nė Gėrdec”, - tha Rama.




    PS-LSI, vazhdon acarimi pas tragjedisė sė Gėrdecit




    Mbrėmjen e dy ditėve mė parė, kur pėrfundoi marshimi nė bulevardin “Dėshmorėt e Kombit”, krerėt e partive tė opozitės, pjesėmarrės nė kėtė marshim, qėndruan nė njė kafene nė qendėr tė Tiranės, duke dhėnė idenė e njė opozite tė bashkuar. Por burimet pranė takimit thanė dje, se nuk ka patur asnjė shkėndijė tė njė pajtimi ndėrmjet PS dhe LSI, madje, krerėt e dy partive nė kėtė takim, Rama e Meta, nuk kanė shfaqur asnjė shenjė tė kthimit tė normalitetit nė marrėdhėniet ndėrmjet dy partive.

    I pyetur drejtpėrdrejt pėr takimin e krerėve tė PS e LSI pėr protestat dhe pėr faktin nėse ky takim ka sjellė njė situatė tė re pozitive nė kėto marrėdhėnie, Sekretari i Pėrgjithshėm i LSI, Petrit Vasili, tha: “Pėr LSI ka vetėm njė qėndrim njerėzor, qytetar dhe njė shprehje tė jashtėzakonshme si asnjėherė tjetėr nė historinė e kėtij vendi, njė reflektim tė thellė pėr njė tragjedi tė paprecedent. Mendoj se LSI dhe opozita dje kanė ofruar pėr publikun shqiptar dimensionin e munguar tė njė reagimi si qytetarė evropianė, tė cilėt nga ana e tyre janė entuziastė pėr tė hyrė nė Evropė, pėrkundrejt njė mazhorance qė vazhdon tė jetė arrogante, mospėrfillėse dhe reminishente nė raport edhe me reagimin e saj tė dikurshėm pėr publikun e gjerė dhe institucionet shqiptare, tė cilat nuk ka hezituar t’i djegė, t’i dhunojė dhe t’i shkatėrrojė”.




    Deklarata




    Sekretari i Pėrgjithshėm i LSI rikonfirmoi dje qėndrimin e partisė sė tij pėr dorėheqjen e kryeministrit Berisha si fajtori kryesor i tragjedisė sė Gėrdecit, duke i shtuar kėtij qėndrimi edhe kėrkesėn pėr dorėheqje tė ministrit tė Financave, ministrit tė Punės dhe Ēėshtjeve Socialiste, si dhe tė ministrit tė Brendshėm. Kėrkesa pėr dorėheqjen e kryeministrit dhe tre ministrave tė tjerė, pas dorėheqjes sė ministrit tė Mbrojtjes, konsiderohet e domosdoshme nga LSI, pasi, sipas krerėve tė kėsaj partie, kėto janė dikastere tė shtetit, tė cilat mbajnė pėrgjegjėsi direkte pėr tragjedinė e Gėrdecit dhe kjo ēėshtje, sipas tyre, nuk mund tė mbyllet vetėm me dorėheqjen e ministrit tė Mbrojtjes. “Ngjarja e Gėrdecit tregoi qartė, se shumė ministri tė rėndėsishme nuk kanė funksionuar dhe si rrjedhim i kėsaj edhe pasojat e prodhuara kanė qenė tepėr tė rėnda. Ministria e Financave nuk ka ushtruar asnjė nga kompetencat e saj tė detyruara me ligj, duke mos mbledhur as edhe tatimet dhe sigurimet shoqėrore qė lidheshin me kėtė biznes ekonomik, qė zhvillohej atje shumė pranė Tiranės, duke lejuar haptas njė abuzivizėm dhe evazion fiskal korruptiv tė pastėr. Ndaj, duhet tė japė dorėheqjen kryeministri dhe ministri i Financave.

    Ėshtė skandaloz fakti qė nė kėtė biznes shumė pranė Tiranės dhe me rrezikshmėri shumė tė lartė, Ministria e Punės nuk ka ushtruar asnjė nga pėrgjegjėsitė e saj lidhur me garantimin e kontrollit tė sigurisė sė kushteve tė punės, si dhe ka lejuar punėsimin e shfrytėzimin ēnjerėzor tė minorenėve, duke ligjėruar kėshtu njė nga fenomenet antiligjore mė tė shėmtuara shtetėrore dhe sociale.

    Ndaj duhet tė japė dorėheqjen kryeministri dhe ministri i Punės dhe Ēėshtjeve Sociale.

    Ėshtė absolutisht i patolerueshėm qėndrimi i Ministrisė sė Brendshme lidhur me ankesat e vazhdueshme tė kryetarit tė Bashkisė sė Vorės, lidhur me kėtė fabrikė tė vdekjes dhe indiferenca e papėrgjegjshmėria e plotė e kėsaj ministrie e ngarkon me pėrgjegjėsi tepėr tė rėndė atė.

    Ndaj duhet tė japė dorėheqjen kryeministri dhe Ministri i Brendshėm. Ėshtė e qartė pėrgjegjėsia e madhe dhe direkte e Ministrisė sė Mbrojtjes pėr ēdo moment tė administrimit shtetėror tė kėtij procesi, duke shėnuar kėshtu njė papėrgjegjshmėri dhe abuzivitet me detyrėn shtetėrore qė prodhoi njė ngjarje tragjike tė paprecedent nė historinė e Shqipėrisė. Qeveria shqiptare dhe shumė ministri tė saj kanė pushuar realisht sė funksionuari dhe dorėheqja e ministrave qė drejtojnė ministritė e Financave, tė Ministrisė sė Punės dhe Ēėshtjeve Sociale dhe Ministrisė sė Brendshme duhet tė pasojnė veprimin e ministrit tė Mbrojtjes, duke dhėnė dorėheqjen e menjėhershme nga detyra”, - tha dje Vasili.
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    https://newballkan.albanianforum.net
     
    Rikthehet beteja PS-LSI, rivaliteti me pjesėmarrjen e qytetarėve nė marshimin pėr tragjedinė e Gėrde
    Mbrapsht nė krye 
    Faqja 1 e 1
     Similar topics
    -

    Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
    NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
    Kėrce tek: