Minat me celular, si realizohej trafiku
Artan Cena
E Shtune, 22 Mars 2008
Nje vit hetime dhe me ne fund Prokuroria e Krimeve te Renda, ka mundur te vere ne pranga kater persona, te cilet trafikonin mina me celular nga Mali i Zi, ne Shqiperi, e me pas ne vende te tjera sipas porosive qe merrnin. Glerian Hyseni, 31 vjec, nga Rashbulli, Durres, Adrian Mocka, 40 vjec, Shkelqim Gjoka, 34 vjec dhe Hysen Hyka, 40 vjec, te gjithe banues ne Tirane, jane vene ne pranga ne qytetin e Durresit, ne afersi te portit, kur pas nje kontrolli ne dy makinat, me te cilat po udhetonin, u jane gjetur nente cope mina, me celulare, te bera gati, nje pushke snajper belge, 18 fisheke si dhe nje pistolete e tipit "Brouing". Arrestimet jane bere ne kuader te operacionit te koduar, "Cikloni 4", pas tre operacioneve te meparshme te zhvilluara nga Prokuroria e Krimeve te Renda, ne bashkepunim dhe me Drejtorine Kunder Krimit te Organizuar ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit, gjate mbremjes se dy diteve me pare, pas informacioneve te sakta te marra ne rruge operative.
Rrjeti
Te arrestuarit sipas burimeve nga grupi hetimor, kane bere te ditur se, ishin pjese e nje rrjeti qe niste rrugetimin e tij nga Mali i Zi, ku dhe pergatiteshin minat me celulare dhe me pas hynin ne Shqiperi nga kufiri verior, ne Shkoder dhe me pas shperndaheshin ne te gjithe Shqiperine, sipas porosive qe merreshin nga persona te ndryshem. Arrestimet te bera ne muajin shkurt 2007, kane bere qe Prokuroria e Krimeve te Renda, ne bashkepunim dhe me uniformat blu, te vazhdonin hetimet deri ne perfundim te shkaterrimit te ketij rrjeti, duke sjelle dhe arrestimet e mbremjen e dy diteve me pare, ne qytetin e Durresit. Ndaj te arrestuarve per momentin eshte ngritur akuza e "trafikim i armeve dhe municionit dhe trafikimi i lendeve plasese, djegese, helmuese dhe radioaktive". Operacioni "Cikloni 4", eshte zhvilluar rreth ores 16:00, ne vendin e quajtur Rashbull, Durres ku jane kapur ne flagrance, duke trafikuar nje sasi prej 9 minash me telekomande, nje arme zjarri tip snajper, nje pistolete tip "Brouing". Ne operacion kane marre pjese forca speciale te RENEA-s, qe kane vene ne pranga te dyshuarit. Pistat e hetimit jane disa, por kryesoret jane ajo e tregtimit te minave me celular, dhe perdorimi i tyre per ndonje atentat te mundshem ne vend.
Hetime
Hetimet e zhvilluara nga Prokuroria e Krimeve te Renda, kane nxjerre se, te arrestuarit merreshin me trafik armesh dhe lendesh plasese, sic ishin minat me celular te kapur dhe armet e tjera. Por, pervec pistes se trafikut, burime nga grupi hetimor kane bere te ditur se, ndaj te arrestuarve dyshohet se mund te jene perdorur dhe per ndonje atentat te deshtuar, apo ndonje atentat te mundshem, qe mund te kryhej ne ditet ne vijim. Pikerisht ne keto dy versione jane mbeshtetur dhe pistat e hetimit te Prokurorise se Krimeve dhe te Departamentit te Krimeve te Renda, ne Policine e Shtetit. Nuk eshte bere e ditur se, dikush ka qene ne shenjester te personave te arrestuar por hetimet jane ende ne vazhdim. Gjate operacionin policia ka bllokuar 9 mina me telekomande me lende eksplozive, tritol, 9 aparate telefonike te tipit "Nokia", me te cilat ishin te lidhura minat dhe do te realizohej shperthimi, 5 aparate telefonike te llojeve te ndryshme qe ishin ne posedim te te arrestuarve, 1 arme zjarri snajper tip "Brouing" e prodhimit belg, 18 cope fisheke qe jane per perdorim nga arma tip snajper, 1 arme zjarri tip pistolete me silenciator tip "Brouing" dhe dy makina, tip "Volvo", me targa TR 4491 C dhe "Benz", me targa TR 9778 J.