NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Shpėrthimi, aksident ose sabotim

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
Aresi


Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

Shpėrthimi, aksident ose sabotim Empty
MesazhTitulli: Shpėrthimi, aksident ose sabotim   Shpėrthimi, aksident ose sabotim EmptySat Mar 22, 2008 6:19 pm

Gjenerali qė ka drejtuar trupat e NATO-s nė Kosovė hedh dy hipoteza pėr shkaqet e tragjedisė nė Gėrdec


Mini: Shpėrthimi, aksident ose sabotim


Gjenerali Fabio Mini, i cili ka drejtuar trupat e NATO-s nė Kosovė dhe ėshtė njohės i mirė i problemeve ushtarake dhe sociale tė Ballkanit, veēanėrisht tė shqiptarėve, si nė Shqipėri, ashtu edhe nė Kosovė, deklaron se depot e municioneve nė Shqipėri janė tė gjitha tė rrezikshme. Sipas tij, ato ndodhen tė pėrhapura nė mbarė territorin e vendit dhe pėrbėjnė njė rrezik potencial pėr shpėrthime tė tjera, si ai i njė jave mė parė, nė afėrsi tė kryeqytetit. Gjenerali nuk pėrjashton mundėsinė qė e gjithė tragjedia tė jetė shkaktuar edhe nė mėnyrė kriminale. Duke iu referuar shpėrthimit tė njė jave mė parė nė Gėrdec tė Vorės, ushtaraku qė ka shėrbyer nė radhėt e Aleancės, hedh dy hipoteza pėr mundėsinė e kėtij shpėrthimi. Ai shprehet se municioni qė shpėrtheu nė Gėrdec ishte shumė i vjetėr, por hedh hije dyshimi se ai mund tė ketė qenė edhe njė akt sabotimi. "Tė tė shkojė mendja pėr keq, ėshtė mėkat, por, sikurse thuhet shpesh, nė kėtė mėnyrė gjen tė vėrtetėn. Tė tė shkojė mendja pėr keq, nė rastin e Shqipėrisė e Kosovės, ėshtė gati e detyrueshme. Mund tė ketė qenė edhe njė akt sabotimi. Ēmontimi i kėtyre depove u caktohet me tender kompanive tė specializuara. Le tė supozojmė se dikush nuk ka qenė dakord me zgjedhjen e bėrė. Natyrisht, ėshtė njė hipotezė, por nuk mund ta shmangim", shprehet gjenerali duke komentuar mundėsinė e shpėrthimit tragjik. Megjithatė, ai nuk e pėrjashton edhe mundėsinė e njė aksidenti teknik. "Duhet tė mbajmė parasysh se disa tipe eksplozivėsh, si pėr shembull ato qė mbushin granatat, pas shumė vitesh, bėhen tė paqėndrueshėm dhe mjafton pak pėr t'i bėrė tė shpėrthejnė.

Mund tė ketė qenė edhe vetėm njė kontakt i thjeshtė apo njė pėrplasje e lehtė qė ka bėrė qė ato tė shpėrthejnė. Problemi ėshtė si mė poshtė: lėnda plasėse qė ndodhet nė municionet e vjetra, del nga predhat nė formė tė njė substance vajore. Mjafton pak qė ajo tė plasė. Nė rastin e depos sė hedhur nė erė, fakti qė ndodhėn shumė shpėrthime zinxhir, tregon edhe se mungonin mure ndarės, diafragmat mbrojtėse", shprehet ushtaraku i Aleancės. Ai thekson mė tej se siguria e armėve nė Shqipėri ėshtė nė gjendje aspak tė mirė dhe se nė kazermat e vjetra mungojnė edhe masat mė elementare tė sigurisė. "Pėr kėtė arsye po kėrkohet qė ato tė zbrazen, tė ēmontohen, sepse pėrbėjnė njė rrezik tė madh. Ekziston njė plan nė Ministrinė e Mbrojtjes sė Tiranės, sipas tė cilit, tė paktėn, nė disa raste, synohet tė krijohen struktura mė tė mira, nė gjendje tė ofrojnė njė farė sigurie mė tė madhe. Pėr shembull, tė krijohen pengesa ndarėse, qė tė veēojnė nga njėri-tjetri grumbujt e municioneve", shprehet gjeneral Mini. Ai vlerėson se shumė prej depove nė Shqipėri janė tė ndėrtuara prej kinezėve, gjatė regjimit komunist tė viteve '60-'70. "Shumė prej depove nė Shqipėri u ndėrtuan nga kinezėt, kur udhėheqėsi i atėhershėm i Shqipėrisė, Enver Hoxha, kishte marrėdhėnie bashkėpunimi me maoistėt. Flasim kėtu pėr vitet '60 dhe '70. Pikėrisht nė atė kohė u grumbulluan armė e municione. Por edhe mė pas, gjatė viteve '90, Shqipėria vazhdoi tė blinte material luftarak, madje edhe tė prodhonte, duke i mbushur gjithnjė e mė shumė depot. Pikėrisht nė atė kohė u grumbulluan armė e municione", thekson gjenerali i Aleancės.

Minxholi u largua para shpėrthimit

Drejtori i fabrikės sė ēmontimit nė Gėrdec, Dritan Minxholi, pak orė pas shpėrthimit tė fabrikės sė municioneve, ka bėrė tė ditur se njerėzit kanė qenė tė paralajmėruar nė detaje pėr rrezikun qė mbart pėrpunimi i kėtij lloj municioni ushtarak dhe tė vetėdijshėm se ēdo material qė mund tė shpėrthente, mund tė rrezikonte jetėn. Ai thekson se nė momentin e shpėrthimit ndodhej nė derėn kryesore tė fabrikės, ndėrkohė qė, sipas tij, punėtorėt ishin nė orarin e pushimit tė drekės. "Nė momentin e shpėrthimit, unė ndodhesha nė derėn kryesore tė fabrikės, ndėrkohė qė punėtorėt ishin nė orarin e pushimit tė drekės. Fillimisht, ka pasur njė zjarr ose njė shpėrthim pėrbrenda, mė pas u dėgjuan disa krisma dhe shpėrthime tė forta, tė cilat mė hodhėn 7-8 metra larg, dhe disa ēaste mė vonė ndodhi shpėrthimi mė i fuqishėm", tha Minxholi. Ai shprehet se nė momentin e ngjarjes ndodhej nė rrugėn kryesore dhe sapo kishte dalė jashtė me njė punonjės tė fabrikės. "Nė momentin qė u dėgjuan dy shpėrthimet e para, unė u ktheva nė fabrikė, ku dhe filloi shpėrthimi i madh", tha Minxholi, duke nėnvizuar se ėshtė rikthyer nė fabrikė ku ka parė disa punėtorė, tė cilėt po dilnin jashtė. "U mundova tė kontaktoj me ta, por nė momentin qė u afrova afėr derės ndodhi shpėrthimi tjetėr, i cili na hodhi shtatė ose tetė metra lart. Pastaj jam larguar poshtė njė ure, ku kam pasur kontakte me disa punėtorė tė tjerė dhe njė furgon na ka larguar nga vendi", tha drejtori i fabrikės sė ēmontimit. "Momentin e parė qė kam dalė nga fabrika, kam qenė i shoqėruar nga njė punonjės i fabrikės, kam qenė nė makinėn e tij. Nė momentin qė ndodhi krisma e parė, kam qenė shumė fare pranė, mė pas u ktheva nė fabrikė dhe mė pas u largova nė kėmbė", theksoi ai. Sipas tij, njė numėr i konsiderueshėm punėtorėsh janė larguar edhe nga fakti qė ka qenė pushimi dhe shpėrthimi qė ka ndodhur, ka qenė pikėrisht nė momentin e pushimit. Ndėrsa lidhur me shkakun e shpėrthimit, Minxholi shprehet se nuk e di njė gjė tė tillė, pasi, siē shprehet ai, nuk ėshtė futur vetė nė fabrikė dhe nuk ka marrė kontakt me asnjė nga njerėzit qė kanė qenė brenda nė fabrikė. "Njė pjesė e punėtorėve, bashkė me mua, kemi qenė shumė tė shokuar me atė ēfarė ka ndodhur, kemi qėndruar pėr njė kohė realitivisht tė gjatė pranė fabrikės mė pas kemi marrė ndihmėn e shpejtė. Nė kėtė moment kam patur kontakte me disa njerėz, tė cilėt i kisha tė afėrm", nėnvizon Minxholi.

Pushimi u bė njė orė para orarit

Veprimet hetimore tė Prokurorisė zbuluan pak ditė mė parė se pushimi i punėtorėve ditėn e 15 marsit nė Gėrdec ėshtė kėrkuar tė bėhet njė orė para orarit tė zakonshėm, kur punėtorėt linin punėn. Njė fakt i tillė ėshtė deklaruar nga ish-punonjės tė fabrikės sė demontimit tė predhave, tė cilėt janė shprehur se zakonisht ata e linin punėn nė orėn 13:00 pėr pushimin e drekės. Mirėpo atė ditė, siē dėshmojnė vetė punėtorėt e fabrikės, por siē ka pohuar edhe drejtuesi i fabrikės, Dritan Minxholi, punėtorėt qė kryenin ēmontimin e predhave kanė dalė nė pushimin e drekės rreth orės 12:00. Sipas deklarimeve nga punėtorėt e fabrikės, njė person u kishte kėrkuar atyre qė nė orėn 12:00 tė ndėrprisnin punė dhe tė dilnin nė pushimin e drekės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://newballkan.albanianforum.net
 
Shpėrthimi, aksident ose sabotim
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
Kėrce tek: