NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

     

     Dosja e SHIK-ut pėr Mihal Delijorgjin

    Shko poshtė 
    AutoriMesazh
    Aresi
    Newballkan
    Newballkan
    Aresi


    Numri i postimeve : 651
    Join date : 28/02/2008

    Dosja e SHIK-ut pėr Mihal Delijorgjin Empty
    MesazhTitulli: Dosja e SHIK-ut pėr Mihal Delijorgjin   Dosja e SHIK-ut pėr Mihal Delijorgjin EmptySat Mar 22, 2008 6:57 am

    Dosja e SHIK-ut pėr Mihal Delijorgjin

    Lidhjet me Greqinė, politikanėt dhe llogaritė bankare nė ishujt e Paqėsorit


    Njė nga emrat mė tė pėrfolur tė kėtyre ditėve, i quajtur ndryshe biznesmeni qė "mbolli" tragjedinė e Gėrdecit, nė bashkėpunim me shtetin, Mihal Delijorgji, ka qenė nėn vėzhgim nga Shėrbimi Informativ Kombėtar nė vitet ‘90. Ai dyshohej se nė bashkėpunim me ish-shefin e SHIU-t, njė inxhinier lokacioni, ka ndėrmjetėsuar pėr shitjen nė njė firmė izraelite tė raketave tė krahut Stinger Hand-held SAM, patentė amerikane, tė blera nė Pakistan pas vizitės sė realizuar nga gjeneral A.Baruti nė vitin 1996 nė kėtė vend.

    Njeriu qė siguroi monopolin nė importin e hekurit nė vend, pas vrasjes sė pazbardhur tė biznesmenit Florian Vila, pas vitit 1990 nisi tė ndėrtonte njė tė ardhme tė ndritur, plot para dhe sukses. Padyshim ngjitja e shpejtė, bizneset, do t‘i siguronin edhe kthesat e forta nė jetė. Babai i dy fėmijėve, njė vajze dhe njė djali, i lindur nė fshatin Terihat tė Dropullit tė Poshtėm, u martua me njė vajzė shijakase pėr tė vendosur pėrfundimisht edhe lidhjet me qytetet e metropolit shqiptar, qė do t‘i siguronin ambientin dhe lidhjet e nevojshme pėr njė biznes tė suksesshėm dhe mbėshtetjen e duhur pėr tė vazhduar pėrpara me ēdo ēmim.

    E shoqja ka punuar pėr disa kohė nė shėrbimin doganor, nė sektorė tė ndryshėm tė tij. Ndėrkohė lidhjet me Durrėsin i ka mė tė hershme. Mihal Delijorgji, pasi mbaroi arsimin e detyrueshėm nė fshatin e lindjes, u zhvendos nė Shkozet tė Durrėsit pėr tė vijuar mėsimet e mesme nė shkollėn 2-vjeēare tė Rezervave tė Punės, nė specialitetin ekskavatorist-buldozerist. Mė pas kreu shėrbimin ushtarak dhe fundi i vitit 1990 do ta gjente nė Greqi, pėr tė kėrkuar ndryshimin e shumėpritur, si mijėra tė rinj shqiptarė, qė pėrfituan nga situata e krijuar nė fillim tė viteve ‘90.

    Nė dosjet e Shėrbimit Informativ Kombėtar tė asaj kohe kanė qenė dokumentuar shumė fakte nė lidhje me jetėn dhe veprimtarinė e Mihal Delijorgjit, i cili sipas njė ish-oficeri tė kėtij shėrbimi, ndiqej pėr shkak tė lėvizjeve tė shpeshta nė Greqi dhe marrėdhėnieve tė vendosura atje.

    Nė fund tė dhjetorit 1990, ai largohet nga vendi nėpėrmjet sektorit kufitar qė mbulohej nga posta e Ēalistrės. Nė Greqi bėri punė tė ndryshme, por edhe njė kurs kualifikimi pėr filozofi greke, pranė njė instituti privat nė Athinė.

    Intuita e tregtarit, por edhe ndonjė arsye tjetėr e padeklaruar, e kthen pėrfundimisht nė Shqipėri pas afro dy vjetėsh qėndrimi nė shtetin fqinj. Shumė shpejt filloi tė merrej me tregtinė e artikujve ushqimorė dhe materialeve tė ndėrtimit, kryesisht hekurit. Materiale kėto, tė importuara nga Greqia dhe vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, nėpėrmjet firmave qipriote nga Limasoli dhe Lanarkia.

    Pjesa e dytė e vitit 1996, sipas burimit tė gazetės, do ta gjente me njė intensitet lėvizjesh mes Shqipėrisė dhe Greqisė, ndėrkohė qė do t‘i pėrmendet emri nga doganierėt e arrestuar tė Kakavijės, po nė kėtė vit. Tė vėnė nė pranga pėr favorizim dhe shpėrdorim tė detyrės, doganierėt do tė pėrdornin si shembull Delijorgjin dhe kamionėt qė kalonin traun doganor pėr llogari tė tij pa shlyer detyrimet.

    Sipas burimit, njohjet personale me deputetė tė vitit 1997, si Arbėr Qilimi, Gramoz Ruēi dhe Kristo Goxhi, ishin fiksuar tashmė nga ata qė e survejonin nė largėsi. Fillimi i vitit tė trazuar 1997 do tė shoqėrohej me nxjerrjen e njė urdhri pėr mbajtjen nėn kontroll tė hyrje-daljeve tė Delijorgjit nga degėt e SHIK-ut nė Vlorė, Sarandė dhe Gjirokastėr. Pak kohė mė pas, njė kopje e kėtij urdhri do tė binte nė dorėn e njė ish-ushtaraku tė lartė nė lirim, i cili do ta pėrdorte me kujdes, pėr tė kapur njė detyrė tė rėndėsishme nė administratėn tatimore tė Gjirokastrės.

    Vitet do tė ndryshonin rrugėn e import-eksporteve tė Delijorgjit, qė do tė pėrzgjidhte transportin detar tė hekurit. Me firmėn e ministrit Ylli Bufi, nė mars tė vitit 1999, ashtu si dhe depozitat e karburanteve nė Portin Detar tė Durrėsit, siguron me emfiteozė ambientet e NSHRAK-ut nė Shkozet, ku vendos aktivitetin e firmės sė tij "Pėrparimi sh.a.".

    Janė rreth 15 mijė metra katrorė tokė, qė i janė dhėnė shoqėrisė "Pėrparimi sh.a." kundrejt njė qiraje simbolike pėr tė ushtruar aktivitetin. Kėtu ngriti fabrikėn e tij, pėr prodhim tė skarave, rrjetave metalike, llamarinave etj.

    Dyshohet se ka llogari bankare pėrveēse nė Shqipėri, Greqi dhe Qipro, edhe nė banka tė tipit "offshore" (banka jashtė vendit tė depozituesit, qė sigurojnė nivel tė ulėt taksash dhe ofrojnė favore financiare dhe ligjore, qė sigurojnė veēanėrisht sekretin bankar pėr identitetin e depozituesit). Dyshohet se Delijorgji ka bėrė pagesa me "swift" dhe letra tė parevokueshme krediti tė realizuara nga banka qipriote, nė ishullin Nauru nė Oqeanin Paqėsor. Nė vitin 2000, vendet e G7-ės bėnė presion ndaj Republikės sė Naurusė pėr tė rishikuar sistemin e saj bankar, i cili ishte pėrdorur pėr pastrim parash nga kriminelė rusė.

    Pas vrasjes sė biznesmenit Florian Vila, Mihal Delijorgji dhe firma e tij u bėnė importuesit mė tė mėdhenj tė hekurit pėr ndėrtim nė vend, duke kontrolluar pothuajse tė gjithė tregun. Ai u fut nė tenderė tė ndryshėm dhe humbi atė tė anijeve pėr skrap, nė Portin Detar tė Durrėsit, si dhe tenderin e skrapit hekurudhor. Por arriti tė fitojė njė tjetėr tender tė rėndėsishėm, qė e futi nė lojėn e madhe tė fitimit dhe qė ēoi deri nė katastrofėn e 15 marsit tė kėtij viti.

    Nė shkurt tė vitit 2004, Mihal Delijorgji fitoi tenderin nė Ministrinė e Mbrojtjes, pėr shkrirjen e tė gjitha autoblindave, tankeve e mjeteve tė tjera tė ushtrisė, nė fabrikėn e tij pėr skrap. Nė tetor tė vitit 2002, ai u bė sponsori kryesor i klubit tė futbollit "Dinamo", njė strukturė e Ministrisė sė atėhershme tė Rendit Publik.

    Siguroi pėr skrap tanket qė nga depot e Arshi Lengos nė Gjirokastėr, deri nė atė tė batalionit tankist tė Cėrnicės nė Tropojė. Ēmimi i fituar nė tender i skrapit nga mjetet luftarake ishte rreth 2,4 herė mė i ulėt se ai qė u dha nė tenderin e mjeteve lundruese. Rreth dy muaj mė vonė do tė arrestohej pėr evazion fiskal dhe njė sėrė veprash penale.

    Mė 25 prill tė vitit 2004 u arrestua nga agjentėt e antikrimit tė Policisė sė Durrėsit, pėr kontrabandė dhe falsifikim tė dokumenteve shoqėruese tė hekurit tė importuar. Evazioni fiskal i shkaktuar shtetit nga aktiviteti i tij u vlerėsua njė milion dollarė. Arrestimi u krye pas kallėzimit penal tė ardhur nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Doganave, pėr firmėn e tij "Pėrparimi sh.a." dhe u bė nė dalje tė stadiumit "Qemal Stafa", ndėrsa ishte nė pritje tė fillimit tė njė ndeshjeje futbolli mes Dinamos dhe Partizanit, i shoqėruar nga Albert Xhani dhe Koēo Kokėdhima.

    Specialistėt vlerėsuan se kishte pėrdorur metodėn e njohur me emrin "triangolacion" (trekėndėshi). Nė ngritjen dhe dokumentimin e akuzave Departamenti i Hetimeve pranė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Doganave, u ndihmua nga informacionet e dhėna nga CAMAlbania. Pesha e parasė, sė cilės kishte dashur t‘i shmangej paraprakisht, e nxori Delijorgjin nga qelitė, me njė garanci pasurore qė katėr vjet mė parė u konsiderua si marramendėse. Tani qė publikisht deklarohen shifrat e siguruara nga kontratat dhe bizneset e Delijorgjit, kuptohet se 1,2 milionė dollarėt ishin veē njė pjesė e vogėl e asaj qė ishte nė lojė.



    Transfertat


    Sistemi bankar i ishullit-shtet mė tė vogėl nė botė, "lau" paratė e mafies ruse


    Republika e Naurusė, vendi qė mban paratė e "bosit" tė armėve


    Fakti qė ėshtė shteti-ishull mė i vogėl nė botė - vetėm 21 kmĀ² - qė ėshtė mė e vogla ndėr republikat e pavarura, qė ka popullsinė mė tė vogėl mes anėtarėve tė OKB-sė dhe qė ėshtė i vetmi vend nė botė pa kryeqytet, nuk e ndaloi aspak tė kthehej nė njė prej parajsave mė tė lakmuara financiare pėr tė gjithė ata qė kėrkojnė tė lajnė para.

    Megjithėse njė prej pikave mė tė paprekshme tė planetit, Republika e Naurusė, nė fund tė viteve nėntėdhjetė fitoi famėn e armikut publik numėr njė nė qarqet financiare perėndimore. G7-ta, ka nė Paris njė njėsi speciale, e cila dallon dhe pėrpiqet tė bėjė tė padėmshme njė duzinė shtetesh (nga Filipinet nė Ishujt Kuk) qė ofrojnė shėrbimin e pastrimit tė parave. Qė nga viti 1990 deri nė 2000, Nauruja zuri vendin e parė nė listėn e saj.

    Pėr tė kuptuar se ēfarė pėrmasash kishte kjo industri nė ato vite, mjafton t‘iu referohemi fjalėve tė Viktor Melnikovit, drejtorit tė Bankės Qendrore Ruse, sipas tė cilit vetėm nė vitin 1998, kriminelėt rusė kishin mundur tė pastronin aty mė shumė se 70 miliardė dollarė.

    Si rezultat, shteti mikroskopik u pėrball me sanksione nga mė tė rėndat, tė krahasueshme me ato qė i janė vėnė Irakut apo ish-Jugosllavisė. Nėn tė tilla presione, Presidenti i vendit, i cili ėshtė njėherėsh edhe Kryeministėr, bashkė me Parlamentin e pėrbėrė prej 18 anėtarėsh, miratuan njė ligj, qė nxirrte jashtė vendit ēdo dollar tė dyshimtė.
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    https://newballkan.albanianforum.net
     
    Dosja e SHIK-ut pėr Mihal Delijorgjin
    Mbrapsht nė krye 
    Faqja 1 e 1
     Similar topics
    -

    Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
    NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
    Kėrce tek: