NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

     

     Pritet shkarkimi i Shefit tė Shtabit Luan Hoxhės

    Shko poshtė 
    AutoriMesazh
    Aresi
    Newballkan
    Newballkan
    Aresi


    Numri i postimeve : 651
    Join date : 28/02/2008

    Pritet shkarkimi i Shefit tė Shtabit Luan Hoxhės Empty
    MesazhTitulli: Pritet shkarkimi i Shefit tė Shtabit Luan Hoxhės   Pritet shkarkimi i Shefit tė Shtabit Luan Hoxhės EmptyFri Mar 21, 2008 5:55 pm

    Pritet shkarkimi i Shefit tė Shtabit Luan Hoxhės
    GJERGJI KOJA
    21/03/2008 Pas analizės sė ngjarjes sė Gėrdecit do tė ketė ndryshime nė drejtimin e Shtabit tė Pėrgjithshėm tė FA-sė

    Prokuroria pritet tė thėrrasė pėr tė dėshmuar drejtues tė FA-ve

    Pas tragjedisė sė ndodhur nė Gėrdec priten disa shkarkime nė drejtimin e Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Forcave tė Armatosura, pėrfshi kėtu edhe shefin e kėtij shtabi, gjeneral lejtnant Luan Hoxha. Burime qeveritare shprehen pėr gazetėn se masat pritet tė merren pas analizės qė do t’i bėhet situatės sė ndodhur nė Gėrdec, ku pėrgjegjėsia kryesore bie mbi drejtuesit e Shtabit tė Pėrgjithshėm tė FA-sė. Ndėrkohė, burime nga Prokuroria shprehen se nė hetimet qė kanė nisur pėr zbardhjen e tragjedisė do tė thirren pėr tė dėshmuar edhe drejtues tė lartė tė Ministrisė sė Mbrojtjes dhe Shtabit tė Pėrgjithshėm, qė me informacionet qė zotėrojnė do tė ndihmojnė nė zbardhjen e ngjarjes. Gjithashtu, tė njėjtat burime shprehen se do tė hetohet nėse fadroma qė punonte nė kėtė fabrikė ishte private apo mjet i ushtrisė. Burimet nga organi i akuzės shprehen se pėr zbardhjen e ngjarjes do tė verifikohet zbatimi i ligjit nga Forcat e Armatosura, si dhe mėnyrėn sesi ka operuar Shtabi i Pėrgjithshėm i FA-sė. Burimet shprehen se gjithashtu drejtues tė FA-ve do tė pyeten

    se si ėshtė zbatuar vendimi qeveritar i vitit 2007 qė ka tė bėjė me ēmontimin dhe ēmilitarizimin e municioneve. Dėshmi nė organin e akuzės, sipas burimeve, pritet tė japin edhe drejtuesit e Drejtorisė sė Logjistikės, qė ėshtė drejtoria e katėrt e Shtabit tė Pėrgjithshėm tė FA-sė.

    Kompetencat e Shtabit

    Sipas tė dhėnave zyrtare, njė nga kompetencat e Shtabit tė Pėrgjithshėm tė FA-sė ėshtė organizimi dhe zhvillimi i inspektimeve dhe kontrolleve sipas njė programi tė miratuar nga Shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm. Njė tjetėr kompetencė e Shtabit tė Pėrgjithshėm ėshtė komunikimi me Komandat e Forcave, Komandat Mbėshtetėse dhe komandat e njėsive tė varėsisė sė drejtpėrdrejtė, si komandė eprore duke ndjekur tė gjitha procedurat ligjore tė komunikimit zyrtar. Nė bazė tė tė dhėnave zyrtare, Shtabi i Pėrgjithshėm pėrgjigjet pėr pėrgatitjen e FA-ve nė nivelin e detyrave qė ushtron Kushtetuta e Republikės sė Shqipėrisė, Strategjia e Sigurimit, Politika e Mbrojtjes dhe Strategjia Ushtarake e Republikės sė Shqipėrisė. Gjithashtu, Shtabi i Pėrgjithshėm pėrmes Drejtorisė sė Logjistikės pėrgjigjet edhe pėr sektorin e armatim-municionit, sektorin e transportit, sektorin e investimeve dhe infrastrukturės. Gjithashtu Shtabi i Pėrgjithshėm planifikon, administron dhe drejton furnizimin me armatim e municione njėsitė e FA, si dhe planizon e drejton asgjėsimin e municioneve dhe njohjen e situatės sė tyre. Sikundėr Shtabi i Pėrgjithshėm i FA-sė ka pėrgjegjėsi pėr monitorimin dhe kontrollin mbi municionet. Sipas burimeve, nė ngjarjen e Gėrdecit masat e ndėrmarra nga Ministria e Mbrojtjes, dhe pėr tė cilat duhej tė pėrgjigjej Shtabi i Pėrgjithshėm, nuk kanė qenė ato qė pėrcaktohen nė ligj. Burimet shprehen se nė tė gjitha rastet nė bazė tė ligjit, FA-tė jo vetėm qė duhet tė monitorojnė procesin dhe duhet tė hartojnė planet e masave, por duhet tė marrin nė ruajtje edhe objektet ushtarake. Tė njėjtat burime bėjnė tė ditur se nė rastin konkret gjithashtu nga ana e Shtabit tė Pėrgjithshėm janė anashkaluar masat e sigurisė, ku me ligj pėrcaktohet inspektimi dhe kontrolli. Sipas burimeve nga Ministria e Mbrojtjes, nė rastin e Gėrdecit objekti ku kryhej demontimi i municioneve duhej tė ruhej nga ushtria, sikundėr duhet tė ishin bėrė kontrolle dhe inspektime mbi mėnyrėn se si kryhej procesi dhe cilėt persona e kryenin atė. Tė njėjtat burime shprehen se kur me ligj pėrcaktohet qė edhe pėr fishekzjarrėt licenca jepet nga komisionet e dhėnies sė licencės pėr punėt me lėndė plasėse e shpėrthyese qė funksionon nė Ministrinė e Mbrojtjes, pėr municione tė tilla, nuk mund tė bėhet fjalė qė mos ketė inspektime dhe kontrolle.

    Demontimi nėn mbikėqyrjen dhe sigurinė e reparteve tė FA-ve

    Procesi i ēmontimit tė armėve dhe municioneve kryhet nėn mbikėqyrjen dhe sigurinė ushtarake tė reparteve tė Forcave tė Armatosura, duke regjistruar me hollėsi tė dhėna pėr regjimin, lėvizjen dhe sasinė e municioneve tė dorėzuara dhe tė atyre tė ēmontuara e tė ēmilitarizuara, si dhe tė produkteve tė tyre, pas ēmontimit dhe ēmilitarizimit nga ky proces. Ministri i Mbrojtjes, nėpėrmjet njė komisioni tė posaēėm, pėrcakton kategorizimin e kontingjentit tė armėve, teknikės, pajisjeve, municioneve dhe lėndėve eksplozive, tė hequra nga armatimi e pėrdorimi, duke pasur parasysh kohėn e prodhimit, gjendjen faktike tė tyre, kėrkesat e tregut dhe leverdinė ekonomike. Mėnyra e funksionimit tė komisionit pėrcaktohet me rregullore, e miratuar nga ministri i Mbrojtjes. Gjithashtu, nė kėtė vendim pėrcaktohet se Ministria e Mbrojtjes mund tė asgjėsojė e tė shkatėrrojė edhe nėpėrmjet strukturave tė veta armė, teknikė, pajisje, municione, lėndė eksplozive, tė nxjerra nga armatimi dhe pėrdorimi, me fondet buxhetore, tė vėna nė dispozicion, si dhe me fonde tė donatorėve.

    Si shkarkohet Shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm

    Shkarkimi i Shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Forcave tė Armatosura ėshtė kompetencė e Presidentit tė Republikės. Propozimin Presidentit tė Republikės pėr shkarkimin dhe emėrimin e Shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm ia bėn Kryeministri. “Presidenti i Republikės, me propozim tė Kryeministrit, emėron dhe shkarkon Shefin e Shtabit tė Pėrgjithshėm, si dhe me propozim tė ministrit tė Mbrojtjes, emėron dhe shkarkon komandantėt e forcave tokėsore, detare dhe ajrore”, pėrfshihet nė kompetencat e Presidentit tė Republikės, i cili ėshtė edhe Komandant i Pėrgjithshėm i FA-ve.

    Mblidhet sot Kėshilli Kombėtar i Sigurimit

    Presidenti Bamir Topi do tė mbledhė sot Kėshillin Kombėtar tė Sigurimit, i cili do tė analizojė situatėn e ndodhur nė Gėrdec. Burimet shprehen se nė kėtė mbledhje Presidenti Topi pritet tė kėrkojė informacione nga drejtuesit e Shtabit tė Pėrgjithshėm, si dhe institucionet e sigurisė kombėtare mbi kėtė tragjedi. Presidenti pritet tė kėrkojė llogari mbi masat qė janė marrė nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Pėrgjithshėm i FA-ve pėr sa i takon aspektit tė sigurisė qoftė tė objekteve, ashtu edhe tė procesit tė demontimit tė armėve. Gjithashtu, burimet shprehen se nė kėtė mbledhje pritet t’u kėrkohet institucioneve pėrgjegjėse jo vetėm zbardhjen e ngjarjes brenda njė kohe sa mė tė shkurtėr, por edhe marrjen e masave ligjore pėr mospėrsėritjen e njė situate tė tillė nė tė ardhmen.

    Ēfarė ka deklaruar Hoxha pėr Gėrdecin?

    Pėr tragjedinė e ndodhur nė Gėrdec publikisht Shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė FA-sė shqiptare, gjeneral lejtnant, Luan Hoxha, nuk ka bėrė asnjė koment apo deklaratė, pėrveē njė prononcimi tė dhėnė nė “Zėrin e Amerikės”. Nė kėtė prononcim, Hoxha tha se aksidente tė tilla si ai i ndodhur nė Gėrdec nuk mund tė parashikohen. “Zonat ku janė municionet nuk kanė qenė zgjedhje ose dėshirė e dikujt pėr t’i vendosur. Ne jemi tashmė pėrpara fakteve dhe po bėjmė ēmos qė tė ndėrhyjmė me forca dhe mjete qė tė eliminojmė shumė nga kėta rreziqe”, tha Hoxha. I pyetur nėse ka pasur programe konkrete pėr sigurinė e kėtyre bazave, ai ka thėnė se “nuk mund tė them se aksidente tė tilla parashikohen. Gjithsesi, bėhet njė punė
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    https://newballkan.albanianforum.net
     
    Pritet shkarkimi i Shefit tė Shtabit Luan Hoxhės
    Mbrapsht nė krye 
    Faqja 1 e 1
     Similar topics
    -

    Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
    NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
    Kėrce tek: