NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

 

 Reagimi nė Kuvend i kryeministrit: Ju ftoj tė merrni dosjet dhe tė kontrolloni!

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
Aresi


Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

Reagimi nė Kuvend i kryeministrit: Ju ftoj tė merrni dosjet dhe tė kontrolloni! Empty
MesazhTitulli: Reagimi nė Kuvend i kryeministrit: Ju ftoj tė merrni dosjet dhe tė kontrolloni!   Reagimi nė Kuvend i kryeministrit: Ju ftoj tė merrni dosjet dhe tė kontrolloni! EmptyThu Mar 20, 2008 5:05 pm

Reagimi nė Kuvend i kryeministrit: Ju ftoj tė merrni dosjet dhe tė kontrolloni!


Diversioni i opozitės me mafian e armėve dhe e vėrteta e gazetarit tė New York Times


Gjatė fjalės sė tij nė Kuvend kreu i mazhorancės u shpreh se: "Ata qė kanė stisur pėr ēėshtje tė trafikut tė paligjshėm dhe qė kanė servirur njė tregti tė rregullt armėsh si trafik nė Shqipėri, kanė vetėm njė qėllim; pengesėn e Shqipėrisė pėr nė NATO. Meqenėse dolėt kėtu, kėtė ēėshtje do t'ua them qė tė gjithėve. Disa muaj mė parė, njė gazetar qė nuk ėshtė mė nė atė gazetė, nė "New York Times", vjen nė Shqipėri dhe takon ministrin Fatmir Mediu. Zotėri, - i thotė, - kam ardhur tė bėj njė hetim. Shumė mirė, - i thotė ministri Mediu. Dua tė hetoj pėr njė aferė, jo pėr trafik, por pėr aferė armėsh, - tha gazetari. Urdhėro, - i thotė ministri Mediu. Bėhej fjalė pėr aferėn e tregtimit tė armėve me njė kompani nga Florida. Tani po ju them unė ju, se tė gjitha kėto janė legale. Kompania nga Florida, emrin e tė cilės nuk e mbaj mend, fiton njė tender tė organizuar nga Departamenti i Mbrojtjes. Kjo kompani adresohet tė blejė armė nė disa vende, ndėr to edhe Shqipėria nė objekt furnizimi.

I nderuar deputet, ti nuk duhet tė qarkullosh kėtu me teza pėrrallash, por duhet tė shkosh tė marrėsh dosjen nė Ministri tė Mbrojtjes. Kompania i thotė Ministrisė sė Mbrojtjes dhe i jep njė letėr me tė gjitha atributet e njė kompanie tė vendosur nė Qipro. Tani, ky miku i kapterit tėnd, rreshterit Mero Baze, donte qė tė kapej, se kėtė mall ligji i shtetit tė tij e ndalonte, ndėrkohė qė ligji i Shqipėrisė nuk e ndalonte. Ligji i Shqipėrisė nuk e ndalonte, edhe ligji i Afganistanit nuk e ndalonte, dhe pasi i ra kjo tezė atij dhe bėri edhe disa gjėra tė tjera, nuk e botoi dot artikullin. Nė korrik tė kėtij viti, njė person i quajtur Kosta Trebicka, takon djalin tim nėpėrmjet njė miku dhe i thotė se ti mė ke penguar mua nė njė kompani amerikane qė tė bashkėpunoj me tė. Im bir i thotė qė "unė ty s'tė kam takuar kurrė, nuk tė njoh". Pastaj i thotė: "A mund ta sjellėsh pak atė qytetar amerikan tė ballafaqohet me mua?" "Po", - i thotė ai. "Ku ėshtė?", - e pyeti im bir. "Nė Tiranė", - tha ai. Si pėrfundim, zoti Trebicka nuk e solli atė njeri. Rezulton nė artikullin qė ka botuar rreshteri yt dhe qė ka javė qė qarkullon, se ėshtė bėrė njė bisedė midis Trebickės nė Tiranė dhe pronarit tė firmės amerikane. Tekstin e kam edhe unė, jo vetėm rreshteri yt. Biseda ėshtė kjo qė vijon. Trebicka i thotė se "duhet tė jem unė nėnkontraktor pėr ambalazhet apo diccka e tillw". Ai i pėrgjigjet: "Kėtė punė e ka nė dorė Pinari". Dhe mė pas, Diveroli (presidenti i kompanisė) i thotė: "Ylli Pinarit dėrgoi njė prostitutė ose nja 25 mijė dollarė ta korruptosh". Kėto janė tė regjistruara. Mė pas, se ē'kishin marrėdhėnie tregtare dhe i thotė "kjo punė ėshtė shumė lart, ka shkuar te kryeministri dhe biri i tij". Nė kėto kushte, unė i bėj njė letėr gazetės me kėto fjalė: "I nderuar zotėri, me kėtė gazetar qė nė regjistrim kėrkojnė ta korruptojnė me njė prostitutė apo me 25 mijė dollarė, mund tė vazhdoni. Pėrdore kėtė si dėshmi. Unė tė inkurajoj tė shkruash nė gazetėn tėnde ēdo fakt me tė cilin mund tė dokumentosh dhe tė faktosh jo kėtė, por ēdo implikim tė kryeministrit dhe djalit tė tij nė ēdo aferė. Botoje, kur tė duash dhe ku tė duash, letrat janė nė zyrėn time". Tani, ju pyesni nga doli kjo. Jam i bindur qė njė nga kėta mafiozė shqiptarė pėrdori emrin tim, siē e pėrdorin rėndom dhe gjej qė pretendon se kam lidhje me kryeministrin, kam mik kryeministrin, dhe ky ėshtė njė mashtrim. Kėtė e ka bėrė njėri nga ata mafiozė, vetėm pėr tė shpėtuar rrugėn e vet.


Kjo ėshtė e gjithė e vėrteta. Ju ftoj tė merrni dosjet dhe tė kontrolloni! Pastaj, se ē'janė ca mafiozė qė kėrkojnė tė korruptojnė Pinarin me njė femėr dhe me 25 mijė dollarė, atė e dini ju. Ti fole pėr shoqėrinė, por gabove rėndė. Gjėrat janė nė Prokurori dhe po ju them rrėmoni dhe do tė dilni aty ku duhet tė dilni. Ti dole dhe nuk fole nė emėr tė Grupit tėnd parlamentar, por dole dhe fole nė emėr tė kapterit Mero, gjė e cila ėshtė e turpshme, nuk flitet nė kėtė mėnyrė. Ai ėshtė gazetar i lirė dhe mund tė shkruajė ēfarė tė dojė, por nuk del kryetari nė emėr tė grupit tė opozitės tė flasė shpifje tė tij. Kunata ime ka patur njė problem familjar tė saj, me fėmijė tė sėmurė, me shumė halle. Para shumė vitesh pati njė divorc, ka ndenjur nė emigracion shumė vjet dhe ėshtė kthyer nė Shqipėri me njė bashkėshort, tė cilin unė, pėr fat tė keq dhe ndjej keqardhje, nuk e takova asnjėherė, dhe ju them tė vėrtetėn qė e kam pikėllim. Kjo ėshtė historia e njė njeriu qė ju nxirrni sekretet e tij, qė do tė dalė se kush ėshtė. Kjo ėshtė historia e atij qė shkon dhe punon pėr tė siguruar bukėn e gojės, dhe mbeti si viktimat e tjera nga shpėrthimi. Pėr ēdo njeri nuk do ta toleroja kurrė njė situatė tė atillė. Unė mund tė prononcohem mė shumė se ju pėr kėtė punė, por, meqė ėshtė njė prokurori nė hetim, t'ia lėmė asaj hetimin dhe tė mos flasim, se unė jam kryeministėr dhe nuk duhet tė them mė shumė.

Mė lexoi kėtu Paskal Milo ligjin. Po zotėri, por mė lėr tė tė lexoj njė nen tjetėr tė tėrė, i cili i siguron kryeministrit se cilat janė kompetencat e tij. Dhe po ai nen qė citove ti, ka njė nen qė do ta citoj dhe unė, dhe qė nuk ia jep kryeministrit atė tė drejtė. Nėse kryeministri ndėrhyn, bėn njė veprim tė paligjshėm dhe askund s'keni pėr tė gjetur qė unė tė kem shkelur vendimet. Nė Gėrdec, ēdo gjė ėshtė vendosur nga strukturat shtetėrore, por vendndodhja nuk ka asnjė lidhje me kryeministrin. Po tė doni t'ia kaloni kompetencat e presidentit kryeministrit, kalojani! Por, kėto kompetenca keni qenė ju qė ia keni dhėnė. Presidenti i Republikės ėshtė Komandant i Forcave tė Armatosura. Ai ka njė tagėr dhe duhet tė informohet. Nėse nuk merr informacion, ai nuk mund tė dijė gjė dhe jam i sigurt se ai nuk ka patur asnjė informacion. Pėr artikullin e rreshterit tėnd le tė vazhdojė, unė kam marrėdhėnie tė mira me median, se nuk ka patur dhe s'do tė ketė kurrė proces ndaj tyre, por nuk mund tė vendosen gjoba mbi kėtė qeveri. Ju jeni ata qė keni bėrė gjyqin nė kėtė sallė sa e sa herė pėr "Top-Channel". Ju s'ia dhatė pėr tetė vjet licensėn kombėtare dhe ja qė ju i dhatė "Top-Channel" teserėn e partisė, ndėrsa unė i dhashė licensėn kombėtare. Pa pyesni njėherė, a ka ndėrhyrė zyra ime pėr tė botuar dhe nxjerrė lajme? Duhet tė kėrkoni tė falur pėr tė gjitha akuzat qė keni ndaj kėsaj ēėshtjeje.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://newballkan.albanianforum.net
 
Reagimi nė Kuvend i kryeministrit: Ju ftoj tė merrni dosjet dhe tė kontrolloni!
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Hyjme ne Kuvend, brenda 7 marsit"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
Kėrce tek: