NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Tė respektosh dhimbjen e tjetrit

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
Aresi


Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

Tė respektosh dhimbjen e tjetrit Empty
MesazhTitulli: Tė respektosh dhimbjen e tjetrit   Tė respektosh dhimbjen e tjetrit EmptyWed Mar 19, 2008 6:48 pm

Tė respektosh dhimbjen e tjetrit
(18.03.2008)
Tė gjithė jemi tė ndėrgjegjshėm se vendi po kalon momente tė vėshtira, momente qė do tė mbeten gjatė nė kujtesėn e shqiptarėve, ngjarje e cila do tė shėnohet si njė ndėr tragjeditė mė tė rėnda qė ka kaluar vendi, nė gjithė historinė fatkeqe tė tij. Gjithkush bėn komentet e tij pėr situatėn duke aluduar pėr hipoteza tė ndryshme si ndodhi ngjarja, e kujt ėshtė pėrgjegjėsia se kush janė fajtorėt etj etj. Shpesh here kėto komente arrijne tė bėhen dhe tė rėndomta, duke shtuar kėtu dhe pasionin e madh tė shqiptarėve pėr tė bėrė mė shumė fjalė se sa punė, duke marre mbi vete pėrgjegjėsi qė nuk u takojnė


Tė gjithė jemi tė ndėrgjegjshėm se vendi po kalon momente tė vėshtira, momente qė do tė mbeten gjatė nė kujtesėn e shqiptarėve, ngjarje e cila do tė shėnohet si njė ndėr tragjeditė mė tė rėnda qė ka kaluar vendi, nė gjithė historinė fatkeqe tė tij. Gjithkush bėn komentet e tij pėr situatėn duke aluduar pėr hipoteza tė ndryshme si ndodhi ngjarja, e kujt ėshtė pėrgjegjėsia se kush janė fajtorėt etj etj. Shpesh here kėto komente arrijne tė bėhen dhe tė rėndomta, duke shtuar kėtu dhe pasionin e madh tė shqiptarėve pėr tė bėrė mė shumė fjalė se sa punė, duke marre mbi vete pėrgjegjėsi qė nuk u takojnė. Politika po lėviz. Njė lėvizje qė nė fakt duhej tė ishte bėrė mė kohė pėr tė parandaluar pasojat e kėsaj katastrofe. Lėvizja e tyre vazhdon tė jetė gjithnjė e lidhur ngushtė me interesat personale. Opozita ėshtė hedhur nė sulm, me akuzat kundra qeverisjes, akuza tė cilat nė vend qė tė zbusin situaten e pėrkeqėsojnė mė shumė atė dhe pėr mė tepėr nė kėto momente nuk i nevojiten askujt. Daljen nė konferenca shtypi tė liderėve kryesore tė partive politike janė tė cdo minute. Po a arrijnė tė kuptojnė vallė qė nė njė moment tė tillė duhet t’i lėnė mėnjanė mėritė e tyre dhe veēanėrisht interesat e tyre politike, pėr tė bėrė diēka mė me vlerė pėr kėta njerėz tė pafajshėm, se sa tė shfrytėzojnė rastin pėr tė marrė pushtetin nė dorė. Kur vjen puna pėr tė mbledhur votat e elektoratit deputetėt shkojnė ēdo ditė nė zonat e tyre elektorale dhe me paturpėsinė mė tė madhe u premtojnė banorėve se do t’u zgjidhin tė gjitha problemet dhe hallet qė ata i shqetėsojnė. Sapo mbaron fushata elektorale harrojnė gjithēka dhe nisin tė shijojnė tė gjitha privilegjet dhe favoret tė cilat u ofron posti, dhe populli i thjeshtė i pafuqishėm para pushtetit, megjithėse duhet tė jetė sovrani mė i madh, vazhdon tė vuajė nė heshtje me kokėn ulur, duke punuar gjithėfarėsoj punėsh pėr tė siguruar kafshatėn e bukės pėr fėmijėt. Fėmijė tė cilėt nė vėnd qė tė shkollohen dalin nė rrugė duke lypur, duke shitur paketa apo duke bėrė punė tė ndryshme, megjithėse sipas ligjit puna pėr tė miturit ėshtė e ndaluar. Ėshtė e vėrtetė qė tė jesh i pushtetshėm duhet tė jesh i paskrupullt, harbut, imoral dhe i pa ndjeshėm. Politikanėt shqiptare veēse i plotėsojnė plotėsisht kėto kritere i kalojnė caqet duke u kthyer nė pėrbindėsha tė vėrtetė. Kjo do tė thotė se ndjeshmėria e tyre, tė qenit human, pėr ta ekzistojnė vetėm si nocione dhe si diēka tepėr njerėzore. Nė disa raste heshtja ėshtė flori,kjo ėshtė ajo qė duhet tė bėjnė dhe kėta tė ashtuquajtur politikanė. Kėta njerėz fatkeqė nuk kanė nevojė t’i mėshirosh apo tė thuash rėndom se solidarizohemi me dhimbjen tuaj, janė thjeshtė fjalė klishe tė cilat nuk arrijnė tė deportojnė dot pėrtej dhimbjes sė tyre, ata janė tė lodhur nga fjalėt e tepėrta janė tė lodhur nga premtimet boshe, nuk ekziston asnjė fjalė magjike, asnjė ilaē ēudibėrės qė t’u kthejė gėzimin e jetės qė tashmė e kanė humbur pėr gjithmonė. Nė momente zije njeriu respekton dhimbjen e tjetrit dhe kjo zakonisht bėhet nė heshtje. Koha ka karakter hapėsinor dhe qė gjithēka t’i kthehet normalitetit nuk duhet ti vėmė asaj kufij konvencionalė. Le t’i lėmė ngjarjet tė ndjekin rrjedhėn e tyre normale pa vendosur barriera nė mėnyrė qė uji tė rrjedhė nė hullinė tonė.
Le tė respektojmė dhimbjen e tyre!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://newballkan.albanianforum.net
 
Tė respektosh dhimbjen e tjetrit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
Kėrce tek: