NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Shkėlzen Berisha: E vėrteta e akuzave ndaj meje

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
Aresi


Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

Shkėlzen Berisha: E vėrteta e akuzave ndaj meje Empty
MesazhTitulli: Shkėlzen Berisha: E vėrteta e akuzave ndaj meje   Shkėlzen Berisha: E vėrteta e akuzave ndaj meje EmptyWed Mar 19, 2008 5:41 pm

Letra servir njė zinxhir thashethemesh, qė kushdo mund t'i tjerrė pėr kėdo dhe qė nuk mbėshteten nė asnjė lloj prove


Shkėlzen Berisha: E vėrteta e akuzave ndaj meje


Dje, mė dt 19/03/2007, nė dy tė pėrditshme ėshtė botuar njė letėr e njė individi tė quajtur Gery Kokalari.

Letra servir njė zinxhir thashethemesh, qė kushdo mund t'i tjerrė pėr kėdo dhe qė nuk mbėshteten nė asnjė lloj prove.

Duke mos u zgjatur nė arsyet evidente qė shtyjnė farkėtimin e shpifjeve nė kėto ditė fatkeqėsie, dėshiroj tė informoj opinionin sa vijon :

Me pėrgjegjėsi tė plotė ligjore deklaroj :

1 - Ēdo pretendim apo aludim pėr pėrfshirjen time nė tregti tė ligjshme apo tė paligjshme armėsh, ėshtė i pavėrtetė dhe pėrbėn shpifje.


2 - Nuk kam takuar kurrė personin tė cilit i referohet biseda (z. Diveroli ) dhe nuk kam patur asnjė lidhje me tė, me biznesin e tij, apo me nėnkontraktorėt e tij.


3 - E gjithė dijenia ime pėr ēėshtjen nė fjalė konsiston nė kėtė episod: Gjatė verės (data nuk mė kujtohet), njė miku im mė kėrkoi tė prisja nė takim njė person tė quajtur Kosta Trebicka, pėr njė shqetėsim tė kėtij tė fundit.

Nė vijim, nė prani tė mikut tim, pėr herė tė parė dhe tė fundit, kam takuar Z.Trebicka.

Duke m'u prezantuar, Z.Trebicka mė sqaroi se ishte pronar i njė kompanie shqiptare qė pretendonte tė nėnkontraktohej nga njė kompani amerikane, e cila kishte kontratė me Ministrinė e Mbrojtjes.

Z.Trebicka ngriti pretendimin se pėrfaqėsuesi i kompanisė amerikane i kishte thėnė atij, se unė i kisha kėrkuar kompanisė amerikane qė tė mos zgjidhte pėr nėnkontraktor Z.Trebicka, por njė kompani tjetėr. Nė prani tė personit qė e shoqėronte, i thashė Z.Trebicka se njė gjė e tillė ishte e pavėrtetė; se unė kurrė nuk e kisha njohur shtetasin amerikan pėr tė cilin bėhej fjalė; dhe se kurrė nuk i kam sygjeruar atij ose ndonje tjetri, lidhjen ose jo tė kontratave nė njė sferė tė tillė aktiviteti.

I bindur se kjo ishte thjesht njė trillim, ose nė rastin mė tė mirė njė keqkuptim, i kėrkova z.Trebicka ballafaqim me shtetasin amerikan tė cilit ai i referohej.

z. Trebicka mė tha se ishte i bindur qė bėhej fjalė pėr njė spekullim dhe u largua pa organizuar kurrė njė ballafaqim tė tillė. Kjo ishte hera e parė dhe e fundit qė unė kam takuar z. Trebicka. E gjithė kjo bisedė ėshtė bėrė nė prani tė personit, i cili mė kishte kėrkuar njė takim pėr z.Trebicka.


4- Vazhdoj tė mbetem i hapur dhe i gatshėm pėr ēdo ballafaqim me personin nė fjalė apo kėdo tjetėr qė ka pretendime tė ngjashme, pasi e konsideroj investigimin nė ēėshtje tė tilla si njė e drejtė legjitime tė kujtdo.

Por, mbetem gjithashtu i vendosur pėr tė marrė tė gjitha masat ligjore tė mundshme, pėr tė mos lejuar askėnd tė pėrlyejė pa prova dhe fakte emrin dhe reputacionin tim dhe tė familjes sime.


Nė kėtė kontekst inkurajoj shtypin t'i shkojė deri nė fund hetimit tė kėsaj ēėshtjeje, por e ftoj tė largohet nga shpifjet dhe abuzimet e pabazuara nė fakte.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://newballkan.albanianforum.net
 
Shkėlzen Berisha: E vėrteta e akuzave ndaj meje
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dhuna ndaj gazetarit, Berisha: te behen hetime
» Sali Berisha mbetet burre shteti.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: POLITIKA-
Kėrce tek: