NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

     

     Katani": Dua tė bėj edhe njė film pėr Shqipėrinė

    Shko poshtė 
    AutoriMesazh
    Aresi
    Newballkan
    Newballkan
    Aresi


    Numri i postimeve : 651
    Join date : 28/02/2008

    Katani": Dua tė bėj edhe njė film pėr Shqipėrinė Empty
    MesazhTitulli: Katani": Dua tė bėj edhe njė film pėr Shqipėrinė   Katani": Dua tė bėj edhe njė film pėr Shqipėrinė EmptyThu Mar 13, 2008 4:41 pm

    Mikelo Plaēido

    Vitet duket se nuk kanė ndryshuar shumė gjėra nė portretin e Korado Katanit. Ka veshur njė xhaketė tė thjeshtė, njė pulovėr dhe buzėqesh vazhdimisht. Nė tapetin e kuq, shtruar pėrpara kinema "Millenium" dje pėr tė, shkel rreth orės 18:00. Vėshtron posterat me imazhet e filmit "Trishtimi i zonjės Shnajder" dhe thotė se qė pas dy ditėve tė xhirimeve nė Ēeki gjithnjė ka menduar se si ka dalė nė atė rol.

    Pėr mė shumė se 100 minuta, ai ndoqi si njė shikues i thjeshtė bashkėpunimin e parė me njė regjisor shqiptar. "Njė film emocionues, u ndjeva shumė krenar qė isha pjesė e kėtij filmi", shprehet nė konferencėn pėr shtyp menjėherė pas filmit. Thotė se kjo histori i kujtonte kinemanė e artė tė viteve ‘70 nė Itali dhe se ndryshe nga filmat kontemporanė amerikanė apo filmat qė prodhohen sot nė Evropė, ky film tė bėn tė ndjesh. "Mė pėlqeu loja e aktorėve, njė punė pėr t‘u vlerėsuar e regjisorit, fotografia ishte e mrekullueshme, ndihem mirė qė kam qenė pjesė e kėtij filmi", thotė Plaēido.

    Dhe vetė personazhi qė Mikele interpreton nė kėtė film, ėshtė disi ndryshe nga moria e roleve qė jemi mėsuar ta shohim nė kinema. Ndryshe nga miti me tė cilin shqiptarėt e personifikojnė imazhin e tij, tek "Trishtimi i zonjės Shnajder" ai interpreton rolin e kontit Shteinberg. Njė personazh qė pėrcjell humanizmin universal tė njė figure historike nė Ēekinė e atyre viteve, njė personazh i ngjashėm me njerėzit qė gjithnjė kėrkojnė tė pėrcjellin diēka pozitive te tė tjerėt. Dhe pse Mikeles i ėshtė dashur tė qėndrojė vetėm dy ditė nėn lėkurėn e kėtij konti, thotė se e ka ndjerė filozofinė qė ai pėrcillte. "Ishte njė figurė qė pėrcillte diēka pėrtej tij, kishte njė urtėsi universale brenda. Njė personazh qė duhet tė qetėsonte njė djalė, nė njė kohė tė shqetėsuar tė jetės sė tij dhe t‘i jepte kėshilla pėr tė ardhmen. Ky djalė ishte shqiptar, por mund tė kishte qenė edhe italian, apo i ndonjė kombėsie tjetėr", thotė Plaēido, duke vlerėsuar interpretimin e aktorit shqiptar Nik Xhelilaj, pėr interpretimin e tij tė ngjashėm me aktorėt qė janė sot nė tregun evropian.

    Por sa e vėshtirė ishte pėr tė, tė interpretonte njė kont nga njė vend komunist, duke qenė se nuk kishte jetuar asnjėherė njė sistem totalitar?

    Sigurisht qė Plaēido thotė se ai ėshtė aktor dhe si i tillė mund tė futet brenda ēdo roli. "Nėse do tė kisha jetuar nė njė vend komunist, ndoshta do ta kisha parė ndryshe kėtė rol. Jam i vetėdijshėm pėr pasojat e rėnda qė ka pasur dhe brenda personazheve qė unė luaja nė kėtė film komunizmi, apo sa e vėshtirė ėshtė tė ngresh njė konsideratė pėr regjimet totalitare. Uroj qė ky film tė shėrbejė si njė eksperiencė pėr tė rinjtė, nė mėnyrė qė tė shohin se ēfarė ka qenė nė thelb komunizmi dhe tė kuptojnė sa e rėndėsishme ėshtė tė jetosh nė njė vend demokratik", thotė Plaēido.

    Pėrtej ndjesive tė mira qė ai pėrcolli pėr "Trishtimin e zonjės Shnajder", si njė film i plotėsuar nė tė gjitha dimensionet, Mikele ka rrėfyer diēka mė tepėr pėr kohėn kur interpretoi "La Piovra", serialin e njohur pėr mafien italiane, qė e bėri tė njohur nė tė gjithė botėn.

    "Duhet tė zgjohem ēdo mėngjes dhe tė them faleminderit Katani", thotė ai me humor.

    Nė fakt, "La Piovra" do ta ndryshonte rrjedhėn e jetės sė Plaēidos, i cili deri nė momentin qė iu besua ai rol ishte thjesht njė aktor teatri.

    Historia e shkruar nga Sandro Petraglia, do t‘i hapte dyert e Hollivudit, ku ka interpretuar nė dy filma. "Po tė mos ishte Katani, unė tani do tė isha njė aktor i mirė teatri. Nė atė periudhė luaja nė teatėr, por mė pėlqente dhe televizioni apo kinemaja. Njė ditė regjisori mė ftoi qė unė ta interpretoja kėtė rol dhe ky ishte njė fat pėr mua, pasi mė bėri tė njohur jo vetėm nė Itali, por nė tė gjithė botėn nga Gjermania, Franca, Hollivudi deri nė Vietnam. Kudo mė njohin si Komisar Katani. Falė tij karriera ime ndryshoi dhe munda tė bėja mė pas edhe dy filma nė Hollivud. Ėshtė e njohur historia e aktorėve qė mbeten tė njohur vetėm falė njė roli", thotė ai.

    Nuk ndodh vetėm nė Tiranė qė Plaēido tė rrėfejė historinė e komisarit tė vendosur pėr tė mposhtur mafien italiane. Ai tregon se kjo gjė i ndodh kudo. Kontakti i parė me median nis pikėrisht me kėtė pyetje, se sa ėshtė ende brenda tij "komisari rebel".

    Nė fakt, ashtu si tė gjitha gjėrat qė kanė ndodhur dikur, ky rol tashmė pėr tė ėshtė thjesht njė kujtim i largėt nė kinema, por qė ndryshe nga rolet e tjera, i rikthehet sėrish, sa herė qė shtypi, apo njerėzit nė rrugė e ndalin pėr tė mėsuar diēka mė tepėr pėr tė.

    Nėse Korado Katani ėshtė njė rol pozitiv, pėr tė si aktor ėshtė mė e lehtė pėr t‘u pėrshtatur me njė rol negativ. "Mė pėlqejnė personazhet qė pėrcjellin njė filozofi pozitive te shikuesit, por nė thelb ėshtė mė e lehtė pėr tė interpretuar njė rol negativ. Mund tė hysh mė lehtė brenda kėtij roli, sesa te njė rol pozitiv, ku personazhi duhet tė jetė i menduar dhe mė i thellė pėr t‘u interpretuar", thotė ai.

    I tėrhequr gjithnjė nga historia, ai tregon se i pėlqen tė interpretojė personazhe historike dhe tashmė ėshtė duke xhiruar njė tė tillė.

    Por nėse nė bashkėpunimin shqiptaro-ēek tė regjisorit Pirro Milkani ai pati thjesht rolin e njė konti, Plaēido tregoi dje se dėshiron tė luajė nė njė film pėr Shqipėrinė.

    Gjatė takimit me ministrin e Kulturės, Ylli Pango, ai i ka shprehur dėshirėn pėr njė projekt mbi njė film pėr Shqipėrinė. Regjisori Milkani tha se ende nuk ka ndonjė ide tė qartė se ēfarė do tė jetė ky projekt, por pa njė optimizėm nė thėniet e Plaēidos pėr ta realizuar.

    Kėtė gjė e konfirmoi dhe Stefano, producenti italian qė shoqėronte aktorin, i cili kėto ditė nė Tiranė do t‘i shfrytėzojė pėr tė parė terrenin mbi mundėsinė e njė bashkėpunimi.

    Plaēido ėshtė shprehur se dispononte disa materiale pėr vendin tonė, qė do tė ishin interesante nėse do tė ktheheshin nė njė rrėfim kinematografik. Nė fakt, bashkėpunimet kinematografike mes Shqipėrisė dhe Italisė, pavarėsisht pozicionit tė afėrt gjeografik, kanė munguar kėto vite dhe ka qenė njė kritikė qė ėshtė bėrė shpesh edhe nga producentė pėr tė krijuar lidhje qė mė shumė do ta ndihmonin filmin shqiptar.

    "Trishtimi i zonjės Shnajder" ėshtė njė rrėfim autobiografik i regjisorit Pirro Milkani pėr dramėn e qindra studentėve shqiptarė, tė cilėve iu desh tė braktisnin studimet, pėr shkak tė politikės komuniste.

    Gjithēka ndodh nė fshatin Ceski Shternberk, ku tre studentė tė FAMU, ēeku Karel (Ondrej Moravec), sllovaku Artur (Kamil Kollarik) dhe shqiptari Lekė (Nik Xhelilaj) shkojnė pėr tė realizuar njė film pėr fabrikėn e motorėve ESO. Studenti shqiptar do tė jetojė njė histori dashurie me Janėn, gruan e shefit tė policisė lokale, tė cilėn nė fund do t‘i duhet ta braktisė pėr t‘u kthyer nė Shqipėri. Filmi vazhdon tė shfaqet nė kinema "Millenium". Ajo ēfarė ēekėt kanė quajtur interesante nė kėtė prodhim kinematografik ėshtė fakti se Ēekia shihet me syrin e njė regjisori tė huaj. Vetė producentja Jana Tomsoven, e pranishme nė premierėn e filmit, u shpreh se "ky ėshtė i pari film qė e sheh Ēekinė me sytė e njė tė huaji".
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    https://newballkan.albanianforum.net
     
    Katani": Dua tė bėj edhe njė film pėr Shqipėrinė
    Mbrapsht nė krye 
    Faqja 1 e 1
     Similar topics
    -

    Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
    NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
    Kėrce tek: