Aresi Newballkan
Numri i postimeve : 651 Join date : 28/02/2008
| Titulli: Mjete sigurie per kompjuterin: Firewall, Antivirus, Antispyware Wed Mar 12, 2008 4:18 pm | |
| Mjete sigurie per kompjuterin: Firewall, Antivirus, Antispyware Cfare eshte nje Firewall? Nje firewall (ose Internet Firewall) eshte nje program ose pajisje qe ndihmon ta beje te "padukshem" ne Internet kompjuterin tuaj dhe ta mbroje nga sulmet e hakerave dhe te disa programeve keqeberese si p.sh. viruset, krimbat (worms) apo Trojanet. Instalimi i nje firewall-i eshte hapi i pare dhe me rezultativ per te mbrojtur kompjuterin tuaj. Para se te lidheni ne Internet duhet te keni aktivizuar firewall-in dhe antivirusin. Nese kompjuteri juaj nuk eshte i mbrojtur kur lidheni ne Internet, hakerat mund te lexojne informacionet tuaja personale, instalojne programe qe shkaterojne skedaret (files) tuaj apo edhe te perdorin kompjuterin tuaj per te "sulmuar" kompjuterat e tjere ne rrjetin lokal apo ne Internet. Ai ndihmon edhe per te ndaluar programet - keqberese ose jo - tashme te instaluara ne kompjuter qe te hyjne ne Internet pa lejen tuaj. Kompjuterat me Windows XP SP1 apo SP2 e kane te perfshire nje firewall nga Microsoft: Windows Firewall. Sigurohuni qe ai te jete aktiv. Cfare eshte nje Antivirus? Antivirusi eshte nje program qe ndihmon ne mbrojtjen ndaj viruseve dhe disa keqberesve te tille si krimbat, trojanet etj. Antiviruset e mbeshtesin punen e tyre tek perditesimi i rregullt qe ofrohet nga prodhuesit per programet e licensuara (te blera ose te abonuara). Cdo dite zbulohen viruse dhe keqberes te rinj. Qe t'i luftoje, antivirusi duhet t'i njohe keta demtues - le te themi duhet te "vaksinohet" perdite - prandaj duhet te kujdeseni qe te jene up-to-date. Per nje liste antivirusesh falas apo nje abonim 12-mujor te parapaguar shikoni link-et qe kam dhene tek grupi "Programe falas" ne kete blog. Keshilloj: eTrust EZ Antivirus Cfare eshte nje Antispyware? Antispyware eshte nje program qe ndihmon ne zbulimin dhe largimin e spiunuesve (spyware) qe jane ne kompjuterin tuaj si dhe parandalon nga instalimi i tyre ne te ardhmen. Spiunuesit jane programe te krijuara per te monitoruar aktivitetet ne komjuterin tuaj. Ato mbledhin informacione personale, shfaqin dritare komunikuese, ndryshojne konfigurimin e kompjuterit (p.sh. bejne qe Internet Explorer, sa here qe aktivizohet, te hape nje faqe te caktuar, pa pyetur me pare). Ne rastet me te keqija, spiunuesit mund t'u lejojne elemeteve kriminale qe te c'aktivizojne kompjuterin dhe t'u vjedhin identitetin tuaj. Ashtu si antiviruset, edhe programet antispyware duhen mbajtur up-to-date. Nje program shume i mire dhe FALAS prodhohet nga Microsoft: Windows Defender (shiko postimin e mepareshem: "Windows Defender - Versioni i ri i programit kunder spiunuesve). | |
|