NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Elektorat i Tradhetuar

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
Aresi


Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

Elektorat i Tradhetuar Empty
MesazhTitulli: Elektorat i Tradhetuar   Elektorat i Tradhetuar EmptyWed Mar 13, 2013 9:25 am

Ende pa u ulur ne karrigen e kreut te partise kryesore, e cila perfaqeson dhe mbron interesat e elektoratit te majte, te asaj mase te njohur si shtresa e varfer, Edi Rama filloi t'i meshoje se tepermi "politikes se re". Fillimisht ishin te shumte ata te cilet edhe si pasoje e mosnjohjes ne thellesi te personit qe zevendesoi liderin historik te PS-se, Fatos Nano, ushqyen iluzione ndaj sloganeve te te ashtuquajtures "politike e re" duke pritur qe drejtimi i PS-se dhe mbi te gjitha marredheniet ndermjet strukturave te saj ne nivele te ndryshme, do te funksionin si ne partite perendimore. Por, nuk do te vononte dhe fasades se "politikes se re" do t'i dilte boja krejtesisht. Edi Rama jo vetem qe nuk solli asgje te re per sa i perket normave qe rregullojne funksionimin e kesaj partie, po pak nga pak do te shkermoqte ate cka solli paraardhesi i tij, i cili ndodhej perballe sfides tejet te veshtire, asaj te reformimit te partise se Enver Hoxhes. E vetmja gje qe mund te quhej "e re" gjate kesaj periudhe, ishte kooptimi ne strukturat drejtuese te PS-se te disa emrave te rinj. Por e keqja eshte se keta emra, jo vetem nuk kishin as me te voglen lidhje me shtresat, interesat e te cilave mbron PS (te pakten sipas programit te saj), po ne shumicen e rasteve duke qene biznesmene, kane interesa krejt te kunderta. Konkretisht, te katapultuarit nga Rama ne krye te PS-se, apo ne radhet e ligjvenesve socialiste kane qene te njohur ne publik si "nizame" te tij, apo biznesmene te lidhur me te, me sakte te favorizuar prej ketij. Mendja ta do se jane pikerisht keta te cilet, fillimisht, e kane nxitur anetaresimin e Rames ne PS duke e subvencionuar me pas ne uzurpimin e kreut te kesaj. Sa per qellimin, nuk ekziston as dyshimi me minimal, forcimi i pozites se Rames ne arenen politike, mundesisht marrja iluzive e postit te kryeqeveritarit te vendit, do te thoshte, jo vetem shtim i privilegjeve te ketyre, por dhe mbrojtje e atyre cka kane perfituar nepermjet aferash te dyshimta e te paligjshme. Jo me kot, shumica e tyre duke u bere deputete fale listave te Rames, tashme jane te veshur dhe me parzmoren e imunitetit parlamentar. Mungesa e nje lidhjeje te natyrshme me bazen e socialisteve te thjeshte eshte dhe shkaku kryesor i cili shpjegon paradoksin banal qe megjithese kane kaluar pese vjet qe kur se ndodhet ne krye te PS-se, nuk ka mundur te paraqese nje program politik apo te pranoje sfiden e leshuar vazhdimisht nga kundershtari i tij, Berisha per nje debat direkt perballe publikut. Ne pergjithesi, mungesa e nje programi te qarte politiko-elektoral, ka bere qe politika e PS-se te jete pa nje bosht te caktuar, duke u perqendruar ne shfrytezimin e ndonje fatkeqesie natyrore sic mund te jene permbytjet apo ndonje ngjarje tjeter si "Gerdeci" per te mberritur tek sulmet kunder individeve te vecante, edhe keto te keqmenaxhuara. Mbi te gjitha Rama dhe deklaratalexuesit e tij ne PS, sa te pakursyer jane ne sulmet kunder Berishes dhe qeverise se drejtuar prej tij, aq te varfer jane ne dhenien e alternativave per zgjidhjen e problemeve per te cilat akuzojne qeverine. Periudha e pas zgjedhjeve te 29 qershorit te 2009-es, nepermjet aventures se kutive te votimit do te tregonte qarte se Rama perfaqeson dhe mbron vetem Ramen dhe "grushtin" e njerezve qe tashme ndodhen ne krye te PS-se. Gjithcka lidhur me kutite, lindi ne koken e Rames, pa pasur as edhe nje denoncim nga komisioneret e PS-se apo ankese nga deget e PS te zonave, per te cilat kreu i PS-se filloi te kerkonte rinumerim. Por edhe per mendjen me naive u be e kuptueshme se kutite ishin alibi qe Rama t'i shmangej statutit te partise dhe normes se vendosur e zbatuar nga paraardhesi i tij qe ne rast humbjeje kryetari i partise duhet te jape doreheqjen pa te drejte rikandidimi. Ndonese me ane te kutive ai arriti te ruante postin e kryetarit te PS-se, do te deshtonte me turp qe me ane te krizes se kutive te bllokonte procesin e heqjes se vizave per shqiptaret pra dhe per qindra mijera socialiste te thjeshte. Nga ana tjeter, pavaresisht nga motivet qe e shtyne kreun e PS-se, Rama te hidhte ne fushen e lojes karten e kutive te votimit, tashme po forcohet bindja se nga e ashtuquajtura "kauze e kutive" shume here me i fituar ka dale kundershtari i tij, kryeministri, Berisha. Se pari duke u fokusuar vetem me kutite, Edi Rama beri qe gjate ketij nje viti e gjysme qe nga zgjedhjet e 29 qershorit te vitit te vitit te kaluar, PS dhe disa parti qe perfaqesojne vetem kryetaret e tyre, te grupuar nen logon "Opozita e Bashkuar" t'i largohen cdo dite e me shume realitetit, problemeve qe shqetesojne elektoratin, ne vecanti ate socialist. Nga ana tjeter duke urdheruar deputetet socialiste te mos shkelin me muaj te tere ne Parlament, shumices qeverisese iu krijua komoditeti te miratoje gjithcka deshi pa ndonje andralle. Por me shume se kaq, mos shkuarja ne Parlament ishte dhe mungese luajaliteti ndaj elektoratit socialist, i cili nuk kishte si te mos ndjehej i tradhtuar. Per votuesit socialiste, nuk do te kete pasur zhgenjim me te madh, kur ata, te cileve u dhane voten, ne vend te mbronin interesat e atyre ne Parlament, nuk e kishin per gje te viheshin ne rresht per te bere dezhurn tek pronat e ndonje kolegu te tyre biznesmen, per te penguar zbatimin e ligjit. Vec ketyre, vija e imponuar nga Rama nuk kishte si te mos behej objekt qendrimesh te kunderta nga disa prej figurave kryesore te PS, gje qe, per "ti mbajtur nen fre" te pabindurit, do ta shtrengonte kete qe te rikthente ne parti drejtimin me "dore te forte", term ky qe ishte harruar krejtesisht gjate drejtimit te PS-se nga lideri i saj historik, Fatos Nano. Kjo, natyrisht, nuk kishte si te mos shoqerohej me dukuri te tilla si hermetizmi ndaj mediave kundershtare e atyre te pavarura, mosperfillja e bazes se partise duke i u imponuar asaj me forma brutale, per te mberritur tek hedhja ne koshin e plehrave te statutit. Keshtu qe edhe gara me Maqo Lakrorin, nje kopje e shemtuar e "gares" Alia-Dokle , ne 1991-shin e larget ishte nje nga faktet e atij qe mund te quhet pa medyshje restaurim. Sa per ata qe jane munduar ta justifikojne nje vije te tille te Rames me thenien "gjithcka eshte bere me shumice votash, mund t'u permendet fakti qe edhe kreu i paraardhesve te tyre, Hoxha te gjithe ata qe shkoi ne plumb, i coi drejt vdekjes "me shumice votash". Tashme kur zgjedhesi shqiptar po i largohet dita dites parimit te votimit "kunder" duke preferuar alternativa konkrete qe do ta bejne jeten e tij me te mire, per sa kohe lidershipi i PS-se nuk do te veproje i orientuar nga nje program baze qe mbron interesat e nje shtrese te caktuar, por do te vazhdoje me dokrra te tilla si "pertej te majtes dhe te djathtes", eshte i destinuar qe edhe ne betejat elektorale ne te ardhmen te provoje shijen e humbjes...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://newballkan.albanianforum.net
 
Elektorat i Tradhetuar
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
Kėrce tek: