NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

     

     Raporti i Departamentit tė Shtetit: Tė korruptuarit po vihen nė pranga

    Shko poshtė 
    AutoriMesazh
    Aresi
    Newballkan
    Newballkan
    Aresi


    Numri i postimeve : 651
    Join date : 28/02/2008

    Raporti i Departamentit tė Shtetit: Tė korruptuarit po vihen nė pranga Empty
    MesazhTitulli: Raporti i Departamentit tė Shtetit: Tė korruptuarit po vihen nė pranga   Raporti i Departamentit tė Shtetit: Tė korruptuarit po vihen nė pranga EmptyTue Mar 11, 2008 8:51 pm

    Shtetet e Bashkuara vlerėsojnė respektimin tė Drejtave tė Njeriut nė Shqipėri


    Raporti i Departamentit tė Shtetit: Tė korruptuarit po vihen nė pranga


    Shqipėria ka bėrė hapa pėrpara nė respektimin dhe zgjerimin e Lirive dhe tė Drejtave tė Njeriut. Raporti vjetor i Departamentit Amerikan tė Shtetit vlerėson se Shqipėria ka shėnuar progres nė respektimin e tė gjitha tė drejtave tė individit gjatė vitit 2007. Sipas raportit, gjatė vitit tė kaluar, nė tėrėsi ėshtė treguar njė respekt mė i madh ndaj Lirive dhe tė Drejtave tė Njeriut, krahasuar me vitet e mėparshme. Gjithashtu, dokumenti i Departamentit Amerikan tė Shtetit vlerėson se nė disa sektorė janė shėnuar pėrmirėsime tė ndjeshme, tė cilat kanė ndikuar nė rritjen e cilėsisė sė qeverisjes. "Vitin e kaluar nuk ka patur asnjė rast kur qeveria apo institucionet nė varėsi tė saj tė kenė kryer vrasje arbitrare apo tė paligjshme. Gjithashtu, nuk ka asnjė rast zhdukjeje pėr motive politike", vlerėson raporti, i cili shton mė tej se qeveria ka dėshmuar respekt ndaj lirisė sė shprehjes dhe medias, lirisė sė protestave, lirisė sė krijimit tė organizatave, lirisė sė pėrdorimit tė internetit dhe njė sėrė lirish tė tjera.


    Korrupsioni dhe transparenca


    Ligji garanton ndėshkime penale pėr zyrtarėt e korruptuar. Pavarėsisht arrestimeve tė disa zyrtarėve tė nivelit tė lartė tė qeverisė qendrore dhe lokale, korrupsioni vazhdon tė mbijetojė. Nė shtator, Prokuroria lėshoi urdhėr arrestet pėr 6 zyrtarė tė lartė tė akuzuar pėr korrupsion, pėrfshirė edhe njė zėvendėsministėr, drejtorin e pėrgjithshėm tė rrugėve, drejtorin e prokurimeve; tė gjithė tė akuzuar pėr pėrfshirje nė njė skemė korrupsioni me tenderat e ndėrtimit. Deri nė fund tė vitit 2007, ende nuk ishte vendosur njė datė pėr gjyqin ndaj tyre. Nė nėntor, Ministria e Brendshme njoftoi arrestimin e 5 zyrtarėve tė lartė tė qeverisė qendrore pėr korrupsion. Dy zyrtarėt akuzoheshin pėr garantimin e tenderit pėr kompaninė nė mėnyrė tė paligjshme. Nė gusht, Prokuroria hapi 555 procedime penale pėr abuzime me detyrėn, akte arbitrare dhe deformim tė cilėsisė e tenderave tė prokurimeve publike. Nga kėto, 36 kishin tė bėnin me akuza pėr korrupsion. Autoritetet dėnuan 17 zyrtarė. Gjatė vitit 2007, kryeministri mblodhi Task-Force Antikorrupsion pėr tė rritur goditjen ndaj krimit tė organizuar dhe pėr koordinimin e sulmeve antikorrupsion. Task-Force ėshtė njė trupė koordinuese, e kryesuar nga kryeministri, nė tė cilėn bėjnė pjesė disa ministra, krerėt e agjencive tė pavarura shtetėrore, siē ėshtė KESH dhe organizatat e policisė dhe shėrbimeve sekrete. Ligji parashikon se ministrat nuk mund tė kenė nė pronėsi njė kompani qė ka lidhje tė drejtpėrdrejtė me pėrgjegjėsitė e tyre zyrtare dhe vendos kufizime ndaj kompanive nė pronėsi tė anėtarėve tė afėrm tė familjeve tė zyrtarėve. Rreth 6 000 zyrtarė publikė dhe tė afėrmit e tyre duhet tė plotėsojnė deklaratat e pasurisė. Ligji detyroin rreth 1500 zyrtarė tė tjerė tė administratės sė mėparshme tė dorėzojnė deklaratat e pasurive pėr vitin pas pėrfundimit tė mandatit. Inspektoriati i Deklarimit dhe Kontrollit tė Pasurive kontrollon konfliktin e interesit. Gjatė vitit tė kaluar, autoritetet gjobitėn 100 zyrtarė pėr vonesa nė dorėzimin e deklaratave tė pasurisė. Nė vitin 2006, 56 zyrtarė ose dhanė dorėheqjen nė mėnyrė vullnetare nga pozicionet e tyre, ose u larguan nga puina pėr shkak tė konfliktit tė interesave. Qytetarėt dhe media, pėrfshirė edhe atė tė huaj, kanė tė drejtė tė kėrkojnė informacion pėr aktivitetin e strukturave qeveritare dhe zyrtarėve, tė cilėt mbajnė poste zyrtare. Ligji detyron zyrtarėt publikė tė japin informacion dhe tė gjitha dokumentat zyrtare, me pėrjashtim tė rasteve kur ato pėrbėjnė sekret shtetėror. Gjatė vitit 2007, dhėnia e informacionit u pėrmirėsua nė mėnyrė tė ndjeshme, veēanėrisht pėr shkak tė pėrdorimit mė tė madh tė internetit. Tė gjitha ministritė dhe agjencitė qeveritare e publikojnė informacionin e tyre nė faqet e tyre zyrtare tė internetit.

    Liria e shprehjes dhe medias

    Raporti vlerėson se qeveria ka respektuar lirinė e medias nė tėrėsi, ndėrsa thekson se biznese tė caktuara kanė ushtruar presione indirekte ndaj medias. Dokumenti thekson se gazetarėt praktikuan vetėcensurimin. "Nė pėrgjithėsi, individėt mund tė kritikojnė publikisht ose privatisht qeverinė pa patur ndonjė pasojė. Politizimi i medias mbetet njė problem. Polarizimi i medias nė kampe opozitare u bė mė i dallueshėm gjatė vitit dhe u pėrkeqėsua veēanėrisht gjatė fushatės elektorale pėr zgjedhjet lokale tė shkurtit. Botuesit dhe pronarėt e gazetave vazhduan tė diktojnė artikujt qė u shėrbenin interesave tė tyre politike dhe ekonomike, dhe ndonjėherė nuk botonin artikuj qė binin ndesh me kėto interesa. Transparenca nė financimin e medias ishte e vogėl. Nė disa raste, presioni politik kufizoi profesionalizmin dhe mungesa e financave kushtėzoi median e shkruar tė pavarur. Partitė politike, sindikatat dhe grupe tė ndryshme botojnė gazetat ose revistat e tyre jashtė ndikimit tė qeverisė. Rreth 200 botime ditore, javore, gazeta, revista, buletine dhe pamflete ishin tė disponueshme gjatė vitit tė kaluar. Sipas tė dhėnave zyrtare janė mbi 64 televizione private dhe 44 radio-stacione, por numri aktual ėshtė mė i madh. Shumica e televizioneve operojnė larg influencės sė qeverisė. RTSH ka pėrmirėsuar balancėn politike gjatė vitit tė kaluar. Kryeministri Berisha lėshoi nė vitin 2005 njė urdhėr, me anė tė tė cilit u garantonte zyrtarėve tė administratės vetėm tė drejtėn e replikės nė vend tė padisė civile apo penale pėr shpifje ndaj medias. Gjatė vitit tė kaluar nuk u shėnua asnjė padi ndaj gazetarėve nga zyrtarėt e administratės. Gjithashtu, nuk kishte asnjė rast tė abuzimit fizik tė policisė apo zyrtarėve tė tjerė me gazetarėt. Megjithatė, gazetarėt vazhduan ankesat se botuesit dhe redaktorėt censurojnė punėn e tyre nė mėnyrė direkte apo indirekte, si pėrgjigje ndaj presioneve politike apo komerciale. Shumė gazetarė ankohen se mungesa e kontratės sė punės shpesh i pengon ata tė raportojnė nė mėnyrė objektive. Pas nėntorit tė vitit 2006 nuk ka patur padi pėr shpifje ndaj medias.


    Liria e pėrdorimit tė internetit


    Nė Shqipėri nuk ka kufizime nga qeveria pėr pėrdorimin e internetit. Gjithashtu nuk ka raportime se qeveria monitoron e-mail-et apo dhomat e bashkėbisedimit. Individė ose grupe mund tė shprehin tė qetė opinionet e tyre pėrmes internetit, duke pėrfshirė edhe postėn elektronike. Pėrdorimi i internetit ėshtė rritur gjatė vitit tė kaluar, ndonėse mbetet i kufizuar veēanėrisht nė zonat rurale.

    Liria akademike dhe kulturore


    Qeveria nuk ka vendosur kufizime nė liritė akademike dhe kulturore.

    Qeveria miratoi Ligjin "pėr arsimin e lartė", qė ngarkon ministrin e Arsimit nė zgjedhjen e zyrtarėve tė universiteteve qė zgjidheshin mė parė nga fakultetet dhe njė pėrfaqėsi e studentėve. Rektorėt u shprehėn se ligji lejon kontrollin e qeverisė nė menaxhimin e universiteteve, ndėrsa qeveria tha se ligji do tė reduktojė korrupsionin nė kėtė sektor.


    Liria e mbledhjes


    Kushtetuta dhe ligji garanton tė drejtėn e mbledhjes dhe qeveria nė pėrgjithėsi e ka respektuar kėtė tė drejtė nė praktikė. Ligji kėrkon qė organizatorėt qė grumbullohen nė vende publike, duhet tė lajmėrojnė policinė tre ditė mė parė. Nuk ka asnjė raport se policia ka refuzuar nė mėnyrė arbitrare grumbullime tė tilla. Ndryshe nga vitet e tjera, nuk ka asnjė raportim tė keqtrajtimit tė protestuesve nga policia.


    Liria e shoqatave

    Kushtetuta dhe ligji garantojnė tė drejtėn e shoqatave dhe qeveria e ka respektuar kėtė tė drejtė. Megjithatė, ligji ndalon krijimin e ndonjė partie politike qė nuk ėshtė transparente. Nuk ka tė dhėna qė kjo dispozitė tė jetė pėrdorur kundėr ndonjė grupi gjatė vitit tė kaluar.


    Liria e lėvizjes


    Qeveria ka respektuar nė praktikė lirinė e lėvizjes brenda vendit, udhėtimet e tė huajve, emigracionin dhe riatdhesimin. Nė bashkėpunim me UNHCR dhe organizatat e tjera humanitare, qeveria ka siguruar ndihmė dhe mbrojtje pėr personat e zhvendosur, refugjatėt, emigrantėt e kthyer, azilkėrkuesit, personat pa nėnshtetėsi dhe persona tė tjerė. Migrantėt e brendshėm duhet tė transferojnė regjistrimin e tyre civil nė komunitetitn e ri pėr tė pėrfituar shėrbime publike dhe duhet tė provojnė qė janė tė strehuar ligjėrisht ose pėrmes paraqitjes sė certifikatės sė pronėsisė, ose nėpėrmjet njė kontrate qiraje dhe faturave. Qeveria caktoi grupe pune pėr prodhimin e kartave standarde tė identitetit. Ligji ndalon ekzilin e detyrueshėm dhe qeveria e ka respektuar plotėsisht kėtė.
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    https://newballkan.albanianforum.net
     
    Raporti i Departamentit tė Shtetit: Tė korruptuarit po vihen nė pranga
    Mbrapsht nė krye 
    Faqja 1 e 1
     Similar topics
    -

    Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
    NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
    Kėrce tek: