NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

     

     Mafia qe ka pushtuat ps.

    Shko poshtė 
    AutoriMesazh
    Aresi
    Newballkan
    Newballkan
    Aresi


    Numri i postimeve : 651
    Join date : 28/02/2008

    Mafia qe ka pushtuat ps. Empty
    MesazhTitulli: Mafia qe ka pushtuat ps.   Mafia qe ka pushtuat ps. EmptySun Nov 11, 2012 2:22 am

    Sekti qė ka pushtuar PS

    Zgjedhjet e vitit 2013 do tė jenė fundi i spastrimeve politike tė Ramės nė PS dhe zėvendėsimi i plotė i emrave tė socialistėve me pjesėn e ardhur nė PS nga organizata "Mjaft". Projekti i Ramės ka nisur menjėherė pas ardhjes sė tij nė krye tė PS, por vetėm tani pas 6 vitesh mund tė thuhet se ai po shkon drejt konkretizimit tė plotė. Tashmė pjesa mė e madhe e njerėzve nė strukturat drejtuese tė PS vijnė pikėrisht nga organizata "Mjaft". Megjithėse Rama i ka katapultuar kėta adoleshentė me pahir nė krye tė forumeve drejtuese tė PS, kjo ka bėrė qė konflikti tė jetė real mes bazės sė partisė dhe kėtyre personave tė katapultuar. Asnjė prej tyre nuk ka ardhur nga procesi i zgjedhjes sė bazės socialiste, por tė gjithė janė vendosur aty si miq tė Kryetarit. Hendeku mes kėtyre prurjeve tė Ramės dhe socialistėve pritet qė tė bėhet edhe mė evident gjatė ditėve dhe javėve tė ardhshme. Tė gjithė drejtuesit e Lėvizjes Mjaft, e cila e pėrfundoi misionin e saj me zgjedhjen dhe rizgjedhjen e Edi Ramės nė krye tė PS-sė, sot janė eksponentėt kryesorė tė Partisė Socialiste. Kėshtu, kryetari i parė i Lėvizjes "Mjaft", Erion Veliaj, aktualisht ėshtė Sekretar pėr Rininė dhe Emigracionin nė Partinė Socialiste, njėherazi dhe anėtar i Asamblesė Kombėtare tė kėsaj partie. Numri dy i Lėvizjes "Mjaft", gjatė viteve 2005-2007 Olta Xhaēka drejton sot Forumin e Gruas Socialiste e zgjedhur nė kėtė detyrė me dhunė nga Rama dhe ish-kolegėt e saj nė Lėvizjen Mjaft. Ndėrsa, ish-drejtuesi i Departamentit pėr Marrėdhėniet me Jashtė nė Lėvizjen "Mjaft", Endri Fuga, ėshtė emėruar kėshilltar kryesor i kreut tė PS-sė, Edi Rama. Madje pa miratimin e Endri Fugės, asnjė deputet pėrfshi kėtu edhe Gramoz Ruēin nuk mund tė flasi pėr mediat apo pėr opinionin publik.

    Veliaj, ish-kryetar i MJAFT, Sekretar i Rinisė nė PS

    Pėrdorimi i shoqėrisė civile nga Edi Rama i ka rrėnjėt qė nė zgjedhjen e tij nė krye tė Partisė Socialiste. Krijimi i Lėvizjes MJAFT me nė krye Erion Veliaj, i mundėsoi Ramės njė alibi pėr tė kėrkuar mbėshtetje tek anėtarėsia socialiste si njė njeri qė mbėshtetej gjerėsisht nga shoqėria civile. Pasi shtiu nė dorė Partinė Socialiste, Rama i ktheu kusurin Velisė, duke e mbėshtetur nė disa projekte tė financuara pėr shoqėrinė civile. Me misionin fisnik tė shoqėrisė civile, si partner nė demokratizimin e jetės sė njė vendi, Veliaj iu dha para nė kurriz tė OJF-ve tė tij mbėshtetėsve tė kreut socialist Rama.

    Spiropali, kryetare e FRESH, ish-kryetare e MJAFT

    Fondacioni ANDA, i drejtuar nga kryetarja e FRESH-it, Elisa Spiropali dhe Endri Fuga, pėrbėn njė tjetėr bėrthamė tė shoqėrisė civile, qė merr urdhra direkt nga kryetari i Partisė Socialiste. Spiropali, me anė tė fondacionit tė saj tentoi tė pėrdorte njė grup minatorėsh pėr qėllime politike. Fondacioni i Spiropalit dhe Endri Fugės, shfrytėzoi pėr qėllime tė ngushta tė Ramės mosmarrėveshjet e minatorėve me qeverinė, pėr t'i futur ata nė grevė urie. Spiropali e ka orientuar fondacionin e saj drejt tė rinjve, duke mbėshtetur FRESH-in qė drejtohet prej saj.

    Fuga, Kėshilltar i Ramės, ish-drejtues i MJAFT

    Fuga njihet si njeriu qė qėndron gjithnjė nėn xhaketėn e Kryetarit. Nuk i ndahet atij pėr asnjė moment. Deputetė me emėr dhe kontribute nė PS si Gramoz Ruēi bėjnė si legena pėrpara tij duke iu jargavitur dhe servilosur. I famshėm, rasti kur Fuga i mbylli gojėn para Kuvendit me shirit tė zi.

    Xhaēka, Kreyatare e Gruas, ish drjejtuese e MJAFT

    Xhaēka ėshtė njė tjetėr emėr qė ka marrė drejtimin e gruas pasi mė parė ka qenė njė nga drejtueset e organizatės MJAFT. Edhe zgjedhja e saj sikurse tė gjitha zgjedhjet e tjera u bė me urdhėr tė Ramės. Nuk ka pasur asnjė kontribut mė parė nė PS dhe ka spostuar emra tė njohur tė zonjave nė PS.

    Mazniku, nga MJFT nė anėtar i Kėshillit Bashkiak Tiranė

    Arbėr Mazniku ėshtė njė tjetėr eksponent i Partisė Socialiste njėherazi anėtar nė Kėshillin Bashkiak tė Tiranės, i cili zotėron njė organizatė jofitimprurėse, pėr interesa tė kreut tė Partisė Socialiste, Edi Rama. Ballkan Youth Link - Albania "BYL-A" (e famshme pėr ritualin e pėrvitshėm tė meshkujve qė vishen si femra), e drejtuar nga Mazniku, njė nga njerėzit mė tė besuar tė Veliajt dhe Ramės, raporton nė organizatat simotra tė saj pėr diskriminime shoqėrore nė vendin tonė.

    Ēuēi, anėtar i Asamblesė PS-sė drejton Shoqatėn pėr Autonominė Vendore

    Drejtori Ekzekutiv i Shoqatės pėr Autonominė Vendore, Bledar Ēuēi, i cili ėshtė anėtar i Asamblesė Kombėtare tė Partisė Socialiste, mbron si shoqėri civile, politikat e kryebashkiakėve tė opozitės. Shoqata e Bashkive Vendore reagon sa herė qė bashkitė e majta duhet tė zbatojnė ligjin dhe nuk lihen tė lirė qė ta shkelin atė.

    Shamku, deputete e PS drejton nė mėnyrė tė tėrthortė Organizatėn "Rinia Aktive"

    Organizata "Rinia Aktive", vegėl e deputetes socialiste Ledi Shamku, nxiti studentėt fitues tė Vlorės pėr t'u futur nė grevė urie. Kjo organizatė, qė nė njoftimet pėr shtyp nuk e ka bėrė me dije emrin e atij qė e drejton, ėshtė kthyer nė njė organizatė politike.

    Tare, deputet i PS, drejton Qendrėn Shqiptare pėr Kėrkimet Detare Qendra Shqiptare e Kėrkimeve Detare ėshtė njė OJF e specializuar nė kėrkimet dhe ekspeditat arkeologjike nėnujore. Kjo qendėr qarkullon shuma tė mėdha parash pėrmes ekspeditave nė turizmin arkologjik. Kėrkimet qė bėn Qendra Shqiptare e Kėrkimeve Detare janė kėrkime matematikore, pra, duke kontrolluar ēdo metėr tė hapėsirės ujore me teknologji tė lartė. Ikonomi, dhe Xoxe

    Instituti "AGENDA", i themeluar nga Milva Ikonomi dhe Ajola Xoxe, bashkėshortja e Erion Velisė, njė nga eksponentėt e larta tė FRESH, ėshtė njė nga OJF-tė qė Rama pėrdor pėr tė deformuar imazhin e Shqipėrisė nė barazinė gjinore nė punė. Ky institut thith projekte nga organizata civile europiane, pėr tė sensibilizuar shoqėrinė shqiptare pėr barazinė gjinore nė punė. Ky institut pėrveēse mbush xhepat e drejtuesve tė tij me shuma marramendėse, jep vlerėsime tek partnerėt e saj nė Europė lidhur me barazinė gjinore nė punė. Ikonomi dhe Xoxe, publikojnė sondazhe gjysmake pėr tė larguar Shqipėrinė nga arritja e standardeve europiane nė kėtė fushė.

    Hysi, deputete e PS ka drejtuar Komitetin Shqiptar tė Helsinkit..

    Deputetja e Qarkut tė Tiranės, Vasilika Hysi, ėshtė njė nga arkitektet e raporteve anti-zgjedhje qė i shpėtuan Ramės postin e kryetarit tė PS-sė. Hysi ka drejtuar pėr shumė vite ligjėrisht Komitetin Shqiptar tė Helsinkit, i cili mbron tė drejtat e njeriut, gjithashtu ka qenė hartuesja e kontestimeve tė PS-sė pėr zgjedhjet e fundit. Shpifjet nė njė raport dėrguar nė Bruksel nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, tė drejtuar nė mėnyrė tė tėrthortė nga deputetja Hysi, dhanė para Brukselit njė imazh tė zymtė pėr zgjedhjet mė tė mira qė ishin zhvilluar ndonjėherė nė Shqipėri.

    Bushati, deputet, drejton Shoqatėn pėr Integrim Pėr tė nxirė imazhin e Shqipėrisė nė sytė e Europės, Rama pėrdori deputetin Ditmir Bushati dhe djalin e ish-anėtares sė Kryesisė tė Partisė Socialiste, Sajmira Gjipali (Pino), Gledis Gjipali. Me anė tė njė raporti tė dėrguar nė Bruksel, deputeti Bushati dhe djali i anėtares sė Kryesisė tė PS-sė, Gjipali, qė drejtojnė Shoqatėn pėr Integrim, i kanė bėrė thirrje BE-sė, qė tė ngrijė negociatat integruese me Shqipėrinė.[strike]
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    https://newballkan.albanianforum.net
     
    Mafia qe ka pushtuat ps.
    Mbrapsht nė krye 
    Faqja 1 e 1
     Similar topics
    -
    » Mafia komuniste vret para kryeministris.

    Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
    NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
    Kėrce tek: