NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

 

 PS po shkon drejt praktikave tė PPSH, s’ėshtė ēudi pėrjashtimi i kundėrshtarėve

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
Aresi


Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

PS po shkon drejt praktikave tė PPSH, s’ėshtė ēudi pėrjashtimi i kundėrshtarėve Empty
MesazhTitulli: PS po shkon drejt praktikave tė PPSH, s’ėshtė ēudi pėrjashtimi i kundėrshtarėve   PS po shkon drejt praktikave tė PPSH, s’ėshtė ēudi pėrjashtimi i kundėrshtarėve EmptyWed Aug 24, 2011 11:10 am

Tre deputetėt kritikė tė vijės politike tė ndjekur nga Edi Rama, Islami, Harasani dhe Malaj, deklarojnė se pėrplasja mes dy linjave politike nė opozitė ėshtė e pakompromis dhe se rrezikojnė tė pėrjashtohen pėrmes “gjyqit special” nė kongresin e 5 Nėntorit, nėse do zbatohet praktika bolshevike e emėrimit tė delegatėve

Partia Socialiste s’po pėrballon dot recensionin politik, ndėrsa gjuetia e shtrigave, duket e vetmja formė mbijetese pėr lidershipin e saj, Edi Rama. Nė mediat e shkruara dhe elektronike, prej javėsh tė tėra shkruhet dhe flitet pėr njė “gjyq special” ndaj kundėrshtarėve tė vijės politike tė tė Parit tė Partisė, Edi Rama. Ky fakt bėhet gjithnjė e mė i besueshėm po t’i referohemi raporteve tė fundit tė kryesocialistit me anėtarėt e kryesisė dhe sekretariatin e PS-sė. Kryesia ka muaj tė tėrė qė nuk mblidhet dhe po ashtu as elementėt e sekretariatit s’janė nė stadin e duhur tė formės vendimmarrėse sepse nuk pyeten. Ka vetėm njė pseudo-asamble, e cila nė rastin mė tė mirė thjesht pėrdoret pėr tė maskuar “fuqinė” politike tė Edi Ramės dhe shpurės sė 99-ve qė e ndjek nga pas. Zėra tė rėndėsishėm dhe kontribute ndėr vite nė PS s’llogariten si pjesė e qenėsishme e debatit politik nė PS, por mė e keqja ėshtė se me “ngritjen e zėrit”, praktikė kjo qė ėshtė menduar se do t’i vijė nė ndihmė PS-sė dhe ri-lindjes sė debatit tė brendshėm nė tė, njė pjesė e mirė e figurave historike tė partisė opozitare, do bien nė gijotinėn e karikaturės politike, i cili nė rastin mė tė mirė mund t’u faturojė pensionin e pėrkohshėm. Qė Edi Rama ėshtė bėrė simbol i diktaturės partiake nė PS, ėshtė shumė pak tė pėrshkruhet me njė fjali modeste, pasi realisht po pėrpiqet tė aktualizojė format vendimmarrėse tė Enver Hoxhės, ndaj armiqve, siē i etiketonte ai, kundėrshtarėt e vijės politike. Edi Rama ka kthyer nė PS formalitetet e Partisė sė Punės, pra zhdukje tė mendimit liberal, neutralizimin e teknikaliteve politike pėr tė ndezur debatin e brendshėm nė dobi tė konfirmimit tė alternativave dhe projekteve tė PS-sė pėr qeverisjen e vendit si dhe forcimin e rolit tė kryetarit tė Partisė, i cili zhdukjen nga partia, mund tė ta faturojė me njė tė rėnė lapsit, pa kaluar nė hallkat vendimmarrėse tė Partisė. Jo mė kot personalitete tė rėndėsishme politike tė PS-sė anėtari i kryesisė dhe deputeti Arben Malaj, Sekretari pėr Ēėshtjet Zgjedhore Kastriot Islami dhe Sekretari pėr Programin Politik Andis Harasani, paralajmėrojnė se kongresi i 5 nėntorit do kryejė funksionet e byrosė politike tė Enver Hoxhės. Pra, do miratohen dhe firmosen procesverbalet pėr tė padėshiruarit dhe pikėrisht kėta do hidhen nė “rrugė”, me justifikimin banal se janė pėrgjegjėsit e mbrapshtėsisė politike tė PS-sė. Pėr Edi Ramėn s’ėshtė fare problem se ēfarė impakti politik do kenė vendimet e “kokė prerjes”, pasi reagimi i bazės socialiste ėshtė i ndjeshėm dhe i kuptueshėm, ėshtė kundėr pėrjashtimeve nė parti, duke qenė se kjo ėshtė njė praktikė e vjetėr komuniste. Nga ana tjetėr, i kėtij mendimi nuk ėshtė Edi Rama, i cili si kurdo herė me kryeneēėsinė qė e karakterizon, gėrthet dhe ulėret se e keqja e PS-sė ėshtė te elementėt diversivė dhe kurrsesi te metodika e dėshtuar e drejtimit tė saj. Megjithatė, i gjithė ky aksion ėshtė i lidhur fort me karrierėn politike tė Edi Ramės dhe ai mbijetesėn nė PS e sheh se sakrifikimi i Islamit, Malajt dhe Harasanit gjatė punimeve tė lodhshme tė Kongresit socialist, mė 5 Nėntor.

Sekretari pėr Ēėshtjet Zgjedhore, Kastriot Islami

“Aleatėt presin nga PS ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe/ose caktimin e njė platforme tė suksesit elektoral nė zgjedhjet e ardhshme dhe jo ndryshime kushtetuese”- thotė Islami. Rama pėrmes kėsaj taktike kėrkon tė zhvendosė vėmendjen nga debati pėr bashkimin e sė majtės, duke shpikur njėkohėsisht teoritė e “bashkimit me popullin”, si dhe tė maskojė spastrimet e radhės nė forumet drejtuese tė PS. Kjo do tė kalojė nė disa faza, pėr tė mbėrritur nė “gjyqin special” qė pritet tė bėhet nė Kongresin e 5 nėntorit”.

Anėtari i kryesisė Arben Malaj

“Kongresi i PS-sė do tė synojė tė miratojė programin dhe statutin e PS dhe njėkohėsisht tė zgjedhė forumet drejtuese tė saj. Kongresi i PS-sė ėshtė njė mundėsi shumė e mirė pėr tė diskutuar rreth problemeve reale tė PS, pėr tė ndryshuar filozofinė e organizmit dhe drejtimit tė saj. Taktikat e njė grupi tė vogėl pėr tė ē’fokusuar debatin real pėr sfidat e PS dhe tė vendit, nuk ju shėrbejnė as atyre qė mė shumė devotshmėri i pėrdorin”.

Sekretari pėr Programin Politik, Andis Harasani

“Ky do tė ishte turpi i PS-sė nė periudhėn qė drejtoi Rama. Kjo fatkeqėsisht do tė vėrtetonte autoritarizmin e Ramės dhe regresin e PS-sė drejt praktikave tė PPSh-sė. Nga ana tjetėr, ky ėshtė detaji qė mė shqetėson mė pak se ēdo gjė tjetėr. Kėtu ndryshoj unė nga zoti Rama dhe shumė kolegė tė tjerė. Pėr mua e rėndėsishme ėshtė qė PS-ja tė kthehet nė PS-nė qė duan socialistėt dhe jo tė vazhdojė tė vegjetojė me vulėn e pėrhershme tė opozitės nė xhep. Nuk e dua partinė time si njė OJF, qė vepron me orar zyrtar, tani ėshtė verė dhe do tė bėjmė njė muaj pushim, pastaj ėshtė vjeshtė dhe do tė bėjmė pak bojkot, nė dimėr do bėjmė ca protesta dhe pastaj po vijnė zgjedhjet dhe tė nxitojmė tė bėjmė sikur bėjmė ndonjė punė apo ndonjė program”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://newballkan.albanianforum.net
 
PS po shkon drejt praktikave tė PPSH, s’ėshtė ēudi pėrjashtimi i kundėrshtarėve
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
Kėrce tek: