NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Piramida, mumja e fajėsisė....

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
Aresi


Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

Piramida, mumja e fajėsisė.... Empty
MesazhTitulli: Piramida, mumja e fajėsisė....   Piramida, mumja e fajėsisė.... EmptyThu Jul 28, 2011 4:21 am

Hedhin idenė tė shndėrrohet nė njė muze tė krimeve tė komunizmit. Mendoj se do tė ishte njė simbiozė e paqėlluar: Nuk mund tė bashkėjetojnė dy konceptime tė kundėrta tė realitetit historik dhe aq mė pak tė materializohet diēka qė me vakt e me kohė e ka humbur "vlerėn e saj historike", e ka humbur qė ditėn kur njė kafe nė katin e saj pėrdhes u quajt "Mumja". Mbase duhej ruajtur vetėm mbishkrimi i kėsaj kafeje nė murin e vet. Dhe asgjė tjetėr nga Piramida.

Nėse ndokush do tė mėrzitet qė do tė kujtojė hera-herės ato krime qė simbolizon Piramida, tė mos vijojė leximin e kėtij shkrimi, pasi do tė jetė ndonjė nostalgjik i vogėl qė ka ėndėrruar ndoshta qė edhe ati i tij tė ishte murosur brenda asaj ngrehine e tė kujtohej pėr vlerat e pafundme nė zhdukjen, vrasjen, burgosjen, internimet dhe dėbimet masive tė shqiptarėve pėr gjatė gjysmė shekulli. Por mendoj se njė komb me histori si kjo e popullit shqiptar, jo njė herė apo dy, por gjithmonė e gjithmonė ka nevojė tė kujtojė e tė mos harrojė kurrė mėnxyrėn e madhe tė diktaturės.

Njė grup ithtarėsh, tė kush e di se kujt dogme, ngrihen nė mbrojtje tė simbolit mė tė shėmtuar tė diktaturės. Rishfaqet pa asnjė lloj droje Piramida, a thua se ajo ėshtė njė ēėshtje kombėtare, a thua se pa Piramidėn nuk kapėrcejmė bulevardin dhe nuk jetojmė dot.

Ka njė simbol shumė domethėnės nė njė cep tė saj, njė kafene a bar me emrin "Mumje" (mos e harroni "Mumjen"!). Nė kohėn kur u projektua dhe u ndėrtua Piramida, Shqipėria ishte shndėrruar nė njė mumje tė madhe, nė pragun e urisė dhe tė zvetėnimit, nė kufijtė ekstremė tė durimit tė asaj dhune, e cila si pėr tė mos u ngopur ndėrtoi njė varr tė shtrenjtė nė zemėr tė kryeqytetit me paret e shqiptarėve tė varfėr. Sa lekė u harxhuan pėr ndėrtimin e saj? Askush nuk e thotė. Ose bėjnė sikur harrojnė, ose nuk duan ta kujtojnė. Ajo vlejti sa buka e misrit pėr pesėdhjetė vjet; sa mineralet e kockat e thyera tė tė burgosurve pėr gjysmė shekulli, sa puna e gjithė shqiptarėve tė varfėr, sa jeta e prindėrve tanė qė nuk u paguan kurrė mė shumė se 12 lekė pėr ditė pune e nuk na ushqyen me mė shumė se 200 gram qumėsht tė tufėzuar ēdo mėngjes.

Piramida u ndėrtua si kulm i izolimit tė pashembullt totalitar dhe si rrjedhojė e varfėrisė sė madhe. Ajo e plotėsoi kuadrin e kėsaj ngrehine, tė cilėn vetėm objekt historik nuk mund ta quash. Sepse, nėse ėshtė monument historik, patjetėr do tė jetė shpallur me ndonjė vendim tė ish-Komitetit Qendror tė ish-PPSH-sė; ashtu si u shpallėn bustet dhe monumentet e ish-diktatorit. Kur u rrėzuan ato, kur u tėrhoqėn zvarrė asnjė nuk u mėdysh e tė thoshte se ato kanė vlerė historike apo janė tė rėndėsishme pėr Shqipėrinė. Ndėrsa tani, ka njerėz qė janė gati ta lajnė me lot Piramidėn dhe hallin e madh tė mbijetesės sė saj. Pėrse? Pėr t'u treguar tė gjithėve se sa shumė emocione tė forta u kujton ajo Piramidė kur ulen e ngrenė ēadra grevash, apo ēadra fushatash elektorale tė ngjashme me tė? Tė ngjashme jo vetėm nga forma, por edhe nga dredhitė dhe djallėzitė, nga pabesitė dhe loja e ndyrė e prapaskenave nė dėm tė Shqipėrisė, duke filluar me tufėzime ushqimesh e mizėri grevistėsh tė pauritur e deri te bombola me gaz qė shpėrthejnė pėr tė shkatėrruar (?!) siamezėt e Piramidave.

Nėse do ta ruanim atė Piramidė, ēdo objekt i saj do tė na kujtonte luftėn e kulisave, dosjet e ish-Sigurimit tė Shtetit, pabesitė, ēdo cep i saj do tė na kujtonte burgjet e diktaturės, vrasjet dhe zhdukjet; ēdo hyrje dhe dalje do tė na kujtonte kurthin e madh qė mbajti tė izoluar njė popull pėr gjysmė shekulli. Ēdo ish-tė pėrndjekuri kjo Piramidė i kujton vetėm ish-diktatorin. Dhe mbjell urrejtje. Ēdo ish-komunisti kjo Piramidė i kujton vetėm diktaturėn. Dhe mbjell nostalgji. Tė dyja nuk i duam. Jemi tė mbingopur me kėto ndjenja ekstreme negative. Nuk ka shqiptar qė tė mos ketė njė relikė nga ajo kohė diktature nė shpirtin e tij, nė shtėpinė e tij, nė fisin e tij, nė fshatin e tij, nė qytetin e tij.

Historia e kėtij vendi nuk ka nevojė pėr atė lloj Piramide qė tė kujtohet. Ajo do tė kujtojė gjithmonė atė faraon qė do tė donte tė merrte nė varrin e tij gjithė popullin shqiptar si skllevėr tė bindur e tė devotshėm pėr t'u flijuar. Ishte e gjithė Shqipėria njė piramidė e madhe, por e shembėm pa ngurrim, duke e tėrhequr zvarrė me spazmėn e madhe tė lirisė nė kraharor. Ky qytet kur tė shembė atė muranė tė madhe do tė kuptojė se ka shkulur njė ashkėl ligėsie, qė i ishte ngulur keq nė mishin e tij. Piramida do t'u kujtojė shqiptarėve dhe tiranasve nė veēanti pėr ēfarė dhe pėr kė u ngrit.
...
Sot problemi nuk ėshtė nėse do tė zhduket apo jo mumja e diktatorit Hoxha, pasi ėshtė marrė njė vendim nė Parlamentin shqiptar. Problemi ėshtė qė ajo punė tė bėhet ashtu si i ka hije punėve tė tilla. Nėse ishte njė tokė qė kishte njė zot, ku ishin ndėrtuar shtėpitė e disa qytetarėve tė nderuar, qysh para lufte, e qė pushteti i ri komunist ua mori me pėrdhunė, ua shtetėzoi, ua mohoi, e pa pikė respekti, vite mė vonė mbi tė ngritėn njė Piramidė si tė qe toka e babait tė Enver Hoxhės, sot, i takon shtetit shqiptar, tė tregohet serioz, shumė serioz, ashtu si i ka hije dhe si po i kryen punėt edhe pėrmes vėshtirėsish, tė ēojė nė vend dinjitetin e njerėzve tė thjeshtė. Njė Parlament i ri, modern, i ngritur mbi rrėnojat e njė piramide, do tė jetė i besueshėm nė njė vend ku ligji dhe e drejta janė nė funksion tė shtetit tonė demokratik, sepse do tė jetė njė institucion qė do tė ngrihet duke zbatuar njė ligj themelor, njohjen e tė drejtės sė pronės. Jam kurioze tė di ē'do tė bėnin tė gjithė ata qė ngrihen nė mbrojtje tė Piramidės, sikur tė ishin pronarėt e atij trualli? Me siguri do tė ngrinin ēadėr greve nė zemėr tė ish-Bllokut
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://newballkan.albanianforum.net
 
Piramida, mumja e fajėsisė....
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: POLITIKA-
Kėrce tek: