NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

     

     Mbyllet epoka e injorimit tė interesave tė kryeqytetit prej bashkisė sė kryeqytetit ..

    Shko poshtė 
    AutoriMesazh
    Aresi
    Newballkan
    Newballkan
    Aresi


    Numri i postimeve : 651
    Join date : 28/02/2008

    Mbyllet epoka e injorimit tė interesave tė kryeqytetit prej bashkisė sė kryeqytetit .. Empty
    MesazhTitulli: Mbyllet epoka e injorimit tė interesave tė kryeqytetit prej bashkisė sė kryeqytetit ..   Mbyllet epoka e injorimit tė interesave tė kryeqytetit prej bashkisė sė kryeqytetit .. EmptySun Jul 17, 2011 2:47 am

    Kėshtu mėsuam nė median pranė PS-sė, qė tė gjithė drejtorėt e Bashkisė Tiranė na paskan dorėzuar detyrėn dhe zyrat e marrė lejen e zakonshme, nė tė cilat kanė gjalluar jo pak, por mė shumė se 11 vjet. Jo pa lot nė sy dhe dhembje nė shpirt thonė se kanė dhėnė dorėheqjen, dhe pėr rrjedhojė logjike humbur kėshtu ofiqet ligjore dhe jo ligjore. Sigurisht favoret jo ligjore kanė qenė mė tė mėdha. Prandaj kanė boshatisur tė gjitha dosjet komprometuese dhe kanė ndėrhyrė nė mbushjen e faqeve tė bardha tė librit tė protokollit pėr tė korrigjuar veprimet dhe mos-veprimet qė kanė qenė nė kundėrshtim me ligjin. Janė parė mė shumė se dy furgona ngjyrė rozė qė largonin orenditė dhe mobiliet personale tė ish-Kryebashkiakut Rama nė drejtim tė Kullės sė Pezės. Kurse vetė zoofili i PS-sė ėshtė interesuar tė largojė dy breshkat, qė pėrbėnin konceptin e Ramės pėr shpejtėsinė qė duhet tė ketė vendi dhe politika kundrejt reformave Euro-atlantike. Me shpejtėsinė e breshkės ai ka drejtuar njė aksion dy vjeēar opozitar pėr transparencėn e votės, qė papritur nė fund i solli edhe largimin me votė e de-jure nga Bashkia e Tiranės. Nė fakt Edi Rama ishte larguar nga bashkia e Tiranės qėkurse zotėroi fronin e Partisė Socialiste, dhe aty instaloi diktaturėn e vendimmarrjes personale pėr ēdo gjė.
    Pėrtej kėsaj largimi i regjimit tė Edvinit nga kryesimi i punėve tė kryeqytetit ėshtė veēse njė ogur i mirė pėr tė ardhmen e Tiranės. Neglizhenca ndaj kryeqytetit ishte mishėruar nė ēdo cep, qė nga Qendra duke u shtrirė mandej deri nė periferi. Pėrgjegjėsia pas Ramės nė kėtė institucion ėshtė e ish-Administratorit tė Bashkisė, Dritan Agolli qė qeveriste punėt e vendore tė qytetit dhe drejtonte edhe Drejtorinė e Urbanistikės, por ai ka dhėnė dorėheqjen dhe ka marrė lejen e zakonshme. Sigurisht ai pretendon se s’ka pėrgjegjėsi pėr asgjė, pėrpos kontratės qė nėnshkroi me njė kompani amerikane lobimi prej 100 mijė dollarė plus shpenzimet, me qėllim “edukimin” e politik-bėrėsve amerikanė “duke iu referuar formulimit, zbatimit apo ndryshimit tė politikave tė brendshme apo tė jashtme tė Shteteve tė Bashkuara” pėrgjatė kohės sė grevės sė urisė tė PS nė 2010.
    Sakaq edhe nėn-kryetarja e Bashkisė Albana Dhimitri ka dhėnė dorėheqjen pėr t’u larguar nė drejtim tė paditur. Kėsisoj edhe shtojcat dhe bishtat e Ramės janė larguar me pushime, dikush brenda Shqipėrisė dhe shumė tė tjerė jashtė vendit, sigurisht pa adresė dhe me biletė vetėm vajtje. Frika se transparenca e drejtimit tė ri tė bilanceve financiare dhe ligjore... tė Bashkisė ka bėrė qė disa figura kyē tė ish-administratės Rama tė largohet nga vendi drejt destinacioneve tė panjohura.
    Sidoqoftė ē’ka bėrė Rama me Tiranėn ėshtė tejet e dukshme. Ajo qė shohim pėrditė ėshtė maja e ajsbergut, ku pjesa mė e panjohur gjendet nė dokumentacionin e pa-protokolluar tė Bashkisė. Aty ėshtė dhe nuk ėshtė abuzimi me kryeqytetin. Afėrmendsh Edi Rama e ka thėnė vetė se nuk ka ndėrmend t’ia dorėzojė bashkinė e Tiranės Lulzim Bashės. Dhe se “Unė nuk di tė ekzistojė ndonjė njeri i arsyeshėm qė tė pohojė se gjėja e vjedhur mund tė dorėzohet me procesverbal”. Ky pohim i fundit i Ramės sinjalizon se procesverbalet nuk do tė dorėzohet kurrė. Transparenca pėr administratėn e re duhet deh do mund tė jetė njė prioritet pėr tė pastruar vatrėn e infeksionit qė pati krijuar moēali 11 vjeēar socialist. Njė nisje e mirė ėshtė gjysma e punės thotė populli, qė ka votuar ndryshimin.
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    https://newballkan.albanianforum.net
     
    Mbyllet epoka e injorimit tė interesave tė kryeqytetit prej bashkisė sė kryeqytetit ..
    Mbrapsht nė krye 
    Faqja 1 e 1
     Similar topics
    -

    Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
    NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: POLITIKA-
    Kėrce tek: