NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

     

     Jo vetėm mposhtje e Edi Ramės, por edhe kthimin e Tiranės tek qytetari

    Shko poshtė 
    AutoriMesazh
    Aresi
    Newballkan
    Newballkan
    Aresi


    Numri i postimeve : 651
    Join date : 28/02/2008

    Jo vetėm mposhtje e Edi Ramės, por edhe kthimin e Tiranės tek qytetari Empty
    MesazhTitulli: Jo vetėm mposhtje e Edi Ramės, por edhe kthimin e Tiranės tek qytetari   Jo vetėm mposhtje e Edi Ramės, por edhe kthimin e Tiranės tek qytetari EmptyFri Apr 01, 2011 6:17 am

    Sondazhet e Aleancės pėr Qytetarin flasin pėr njė fitore tė thellė nė shumicėn e njėsive tė qeverisjes vendore. Premtohet njė fushatė pėr qytetarin, por shpallet si ambicie edhe ēlirimi i kryeqytetit nga stanjacioni 11 vjeēar ku e ka marrė peng Edvini.

    Kryeministri Sali Berisha deklaroi mbrėmė nė intervistėn televizive nė “Opinion”, tė gazetarit Blendi Fevziu, se Partia Demokratike dhe koalicioni “Aleanca pėr Qytetarin” do fitojnė bashkinė e Tiranės nė zgjedhjet vendore tė 8 majit. Zotimi i kryeministrit lidhet me faktin se z.Basha vjen nė kėto zgjedhje si kandidati mė natyral, i cili njeh mirė problematikėn e qytetit dhe qytetarėve dhe se qėllimi ėshtė qė t’i jepet Tiranės njeriu mė i pėrkushtuar dhe vizionar, i perspektivės Evropiane tė kryeqendrės sė Shqipėrisė. Berisha tha se te kryetari i ri i bashkisė, Lulzim Basha, qytetarėt do gjejnė ambicien dhe perspektivėn e njė personaliteti protagonist, pėr Tiranėn Evropiane, e cila duhet t’i shėmbėllejė rrugėtimit integrues tė Shqipėrisė. “Unė dua tė garantoj qė qėllimi i kandidimit tė Bashės pėr kryetar Bashkie tė Tiranės ėshtė vendimi im pėr t’i dhėnė Tiranės njeriun mė tė pėrkushtuar, njeriun mė me vizion, pėr ta nxjerrė Tiranėn nga stanjacioni i saj disavjeēar. Nuk ėshtė vetėm disfata e kundėrshtarit qėllimi ynė, por edhe t’i japim Tiranės atė qė meriton. Nė mėnyrėn mė absolute PD-ja, Lulzim Basha dhe Sali Berisha, kanė vetėm njė qėllim tė bėjnė pėr Tiranėn atė qė meriton Tirana” - u shpreh kryeministri Berisha. Kreu i qeverisė solli nė vėmendje se Tirana ėshtė shumė larg kryeqendrave simotra tė saj.
    “A ngjason ky kryeqytet i vendit nė njė pozicion gjeografik mė tė bukurit nė Evropė dhe botė, me kryeqytetet e vendeve evropiane qė shqiptarėt vizitojnė? Jo. Prandaj, ne shkojmė nė 8 maj pėr tė ndryshuar Tiranėn. Shqiptarėt sot lėvizin dhe kanė tė drejtėn legjitime tė krahasojnė. Ēfarė kemi nė Tiranė sot? Tirana sot ėshtė sė paku 3 herė mė e banuar mė shumė se sa kishte nė vitin ‘90-tė. Ēfarė ka ndryshuar pėr ėt hedhur njė hap drejt standardeve Evropiane? Nuk flas pėr gjėra estetike dhe bukuri. Jo. Mė tė rėndėsishme janė rrugėt, infrastruktura. Nėse dilni jashtė akseve kryesore tė kėtij qyteti, rrugicat janė nė gjendje tė mjerueshme. Me transportin, ky ėshtė i vetmi kryeqytet nė Evropė pa transport. Linjat e urbanėve iu grisin qytetarėve abonetė. Ato nuk janė linja. Mėnyra mė e shkėlqyer pėr transportin publik ėshtė partneriteti me interesin publik. Tirana nuk e pranoi kompaninė mė tė madhe nga Kopenhageni pėr rregullimin e trafikut. Cila ėshtė Tirana kulturore? Nėse ti qytetar i lėnė me kėtė infrastrukturė mjerave dhe del nė njė shesh ku ke bėrė viza dhe thua se ke bėrė rrugė, kjo ėshtė e papranueshme se vetėm 100 metra mė tutje gjen mjerimin e infrastrukturės. Tirana ėshtė i vetmi kryeqytet pa njė park lojėrash pėr fėmijėt. Ndryshimet janė thelbėsore. Nuk mund tė krahason ndėrtimet nė Farkė me batėrdinė e Tiranės. Nė kryeqytet nuk ekziston njė zonė industriale. Sepse nuk ekziston preokupimi mė minimal i kryetarit tė Bashkisė. Tregu ėshtė gjeneratori i punėsimit”- u shpreh kryeministri Berisha.
    Sipas kryeministrit, aktualisht Tirana ėshtė nė njė gjendje mjerane. Kthimi i gjelbėrimit ėshtė premtimi i Berishės pėr t’i kthyer jetėn qytetarėve tė Tiranės. “Ne do tė fillojmė me ēdo kusht konceptin jetik vetjak tė ēdo qytetari pėr mjedisin nė shtėpinė e tij. Tirana renditet sipas Agjencisė Evropiane tė Mjedisit, si qyteti mė i ndotur nė Evropė. Kjo ndotje i kushton qytetarėve tė Tiranės 1 vit e gjysmė jetė mė pak. Mjedisi kudo dhe nė ēdo vend gjykohet mbi bazėn e standardeve. Tirana ka trafikun mė katastrofik. Ēdo qytet ka njė orė mbingarkese, si p.sh kur qytetarėt shkojnė dhe kthehen nga puna, ndėrsa Tirana ėshtė gjithė kohėn e paralizuar. A mund tė pranohet qė kryeqyteti tė ketė atė pamje tė tmerrshme, tė mbushur me tym dhe pluhur? Ne, pėr sistemimin e plehrave ndėrtuam land-filldin nė periferi, por bashkia nuk transporton plehrat atje, i derdh nė lumė. Ka mbushur lumin me plehra. Ai lumė mund t’i shndėrrohet Tiranės nė njė mirėsi mjedisore dhe jo tė bėhet mbartės i mbeturinave”- theksoi kryeministri duke e konsideruar alarmante ndotjen e kryeqytetit. Berisha theksoi se nė kėto zgjedhje z.Basha ka ardhur si kandidati natyral. “Nė 2007-ėn primare ka qenė rruga e kombit. Nė 2011-ėn z.Basha ka ardhur si kandidati natyral”- tha kryeministri duke shtuar se “pėrveē emrit tė z.Basha, qė prej zgjedhjeve tė 2009-ės nuk ka patur nė mendje asnjė kandidaturė tjetėr, pėrveē ish ministrit tė Jashtėm dhe tė Brendshėm. Berisha vlerėsoi figurėn e Bashės nė krye tė diplomacisė shqiptare, duke e konsideruar atė si ministrin mė tė suksesshėm tė qeverisė “Berisha”. “Me personalitetin qė krijoi me ministrat kryesorė tė vendeve tė NATO-s, me sekretarin e Pėrgjithshėm, me tė cilin fliste vazhdimisht nė gjuhėn e nėnės sė tij nė ‘flandisht’. Z.Basha ka kontributin e tij personal nė arritjen madhore tė vendit nė kuadėr tė integrimit nė NATO dhe ndėrtimit tė korridorit tė kombit. Pas zgjedhjeve tė 2009-ės, z.Basha mori njė tjetėr pėrgjegjėsi, atė tė liberalizimit tė vizave. Vizat janė nė tėrėsi vendim i ministrave tė Brendshėm. Nė njė seri takimesh Basha luajti njė rol konstruktiv pėr tė bindur kolegėt e tij nė vendimin mė suksesshėm qė Evropa ka ndėrmarrė ndonjėherė pėr Shqipėrinė: “Lėvizjen pa viza”. Tani iu ngarkua Tirana”- tha kryeministri.
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    https://newballkan.albanianforum.net
     
    Jo vetėm mposhtje e Edi Ramės, por edhe kthimin e Tiranės tek qytetari
    Mbrapsht nė krye 
    Faqja 1 e 1
     Similar topics
    -

    Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
    NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: POLITIKA-
    Kėrce tek: