NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

     

     OSBE: PS, sjellje papjekurie- po pengon integrimin e Shqipėrisė nė BE

    Shko poshtė 
    AutoriMesazh
    Aresi
    Newballkan
    Newballkan
    Aresi


    Numri i postimeve : 651
    Join date : 28/02/2008

    OSBE: PS, sjellje papjekurie- po pengon integrimin e Shqipėrisė nė BE Empty
    MesazhTitulli: OSBE: PS, sjellje papjekurie- po pengon integrimin e Shqipėrisė nė BE   OSBE: PS, sjellje papjekurie- po pengon integrimin e Shqipėrisė nė BE EmptyMon Mar 07, 2011 9:39 am

    Ngėrēi politik qė ka mbėrthyer vendin prej mė shumė se 2 vitesh e ka penguar integrimin e Shqipėrisė nė strukturat e Bashkimit Europian. Kjo sjellje e klasės politike, e specifikisht e opozitės, ėshtė njė dėm i madh qė po i bėhet vendit, prandaj tė gjithė duhet t’u pėrmbahemi rregullave tė demokracisė. Ky ėshtė qėndrimi i zv/presidentit tė OSBE nė Shqipėri, Volfgang Grossruck, i shprehur nga qyteti i Shkodrės. Duke shmangur atakimin e tij nė jetėn politike, ai kėrkon qė tė gjithė tė ndjekim rregullat e qarta qė na i dikton demokracia. “Kėtė nuk e besoj por ėshtė e vėrtetė, pasi njoh rregullat dhe raportimet e Komisionit Europian. Raporti i tė cilave mendoj nuk janė objektiv pasi Shqipėria ka bėrė hap pozitiv, por megjithatė pėr momentin e kanė bllokuar punėn e Shqipėrisė nė organizmat e tjerė tė Bashkimit Evropian. Nė tė vėrtetė, ėshtė njė dėm i madh qė po i bėhet vendit tuaj tė bukur pėr zhvillimet pozitive tė kėtij vendi, tė apelojnė tė gjithė pjesėmarrėsit qė t’u pėrmbahen rregullave demokratike. Pa dashur tė involvohem nė jetėn politike tė Shqipėrisė, kėshilla dhe rregulla qė u them te gjithėve, ėshtė se demokracia ka rregullat e veta tė cilat duhet t’i ndjekim tė gjithė. Pėr mua, Shqipėria ėshtė njė demokraci e konsoliduar, por qė tė gjithė duhet tė ndjekin kėto rregulla dhe tė jenė lojtarė”, u shpreh ai. Opsioni i zgjedhjeve tė parakohshme pėr Grossruck, shihet i pėrjashtuar pasi sipas tij vendi i mbajti zgjedhjet nė 2009 dhe ato u ēertifikuan nga OSBE, vit nė tė cilin ai vetė ishte kryetar. “Kjo nuk ėshtė zgjidhje. Nė vitin 2009, pati zgjedhje dhe unė kam qenė atėherė nė krye tė OSBE-sė, ku kam punuar me njerėz tė shkėlqyer. Konkluzionet e kėtyre raporteve i keni. Ka shumė punė pėr t’u bėrė, por ishim tė kėnaqur me ato zgjedhje nė pėrgjithėsi, megjithėse pati problem nė fushatėn zgjedhore. Tė gjitha institucionet pjesėmarrėse dha nė konkluzionin se ishin zgjedhje tė rregullta dhe tė sakta. Ėshtė njė shenjė e pjekurisė politike qė edhe opozita tė marrė pjesė nė zgjedhje”, thekson pėrfaqėsuesi i OSBE-sė. Ai shkon mė tej kur flet pėr situatėn aktuale politike. “Tė bėsh politiken nė rrugė, dėmton imazhin e tė gjithėve pa pėrjashtim, prandaj nė njė shoqėri tė civilizuar diskutimet bėhen nė parlament”, thotė Grossruck. “Jo vetėm pėr mua si person, por nė tė gjithė Evropėn nuk ka njerėz apo struktura qė janė dakord qė njerėzit tė dalin tė demonstrojnė nė rrugė. Nė njė shoqėri tė civilizuar diskutimet duhet tė bėhen nė parlament, nė organet kushtetuese tė kėtij vendi. Kjo nuk do tė thotė qė njerėzit nuk kanė tė drejtė tė demonstrojnė pasi kjo ėshtė njė princip i demokracisė, por qė tė mendosh qė tė besh politiken nė rrugė dėmton imazhin e vendit dhe jo vetėm tė qeverisė, por tė tė gjithė njerėzve. Ju e dini qė situata e krijuar ka bllokuar tė gjitha marrėveshjet me Komisionin Evropian. Ėshtė e qartė qė pas 40 vitesh diktaturė me regjimin e Hoxhės, pas kėsaj periudhe tė ndodhin menjėherė mrekullira dhe tė pranojmė tė gjitha rregullat e vlerat e demokracisė, por nuk ka rrugė tjetėr pėr tė arritur vlera tė komunitetit Europian. Ky nuk ėshtė vetėm njė vlerėsim i imi, por i tė gjithė politikaneve evropianė”, pėrfundoi Grossruck. Ndėrsa lidhur me zgjedhjet vendore tė 8 Majit, zv presidenti i OSBE duke mos parashikuar pėr muajt nė vijim tė cilat sipas tij mund te kenė zhvillime tė reja, thekson se opozitės nuk i mbetet gjė tjetėr veē pjesėmarrja nė kėtė proces, pasi kėtė e kėrkojnė tė gjitha institucionet ndėrkombėtare dhe mbi te gjitha demokracia e njė vendi. Nė kėtė pikė, Grossruck e sheh tė konsoliduar demokracinė e Shqipėrisė
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    https://newballkan.albanianforum.net
     
    OSBE: PS, sjellje papjekurie- po pengon integrimin e Shqipėrisė nė BE
    Mbrapsht nė krye 
    Faqja 1 e 1
     Similar topics
    -

    Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
    NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: POLITIKA-
    Kėrce tek: