NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

 

 Plehrat qė vijnė nga diktatura komuniste

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
Aresi


Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

Plehrat qė vijnė nga diktatura komuniste Empty
MesazhTitulli: Plehrat qė vijnė nga diktatura komuniste   Plehrat qė vijnė nga diktatura komuniste EmptyFri Apr 30, 2010 4:02 am

Duket se mė nė fund i erdhi fundi asaj maratone tė gjatė e tė lodhshme pėr demokracinė nė Shqipėri. Ish-Sigurimsat e regjimit komunist nuk do tė kenė mė asnjė mundėsi qė tė fshihen nė vrimat e administratės shtetėrore. Deklarata e z.Nishani se dikasteri i Ministrisė sė Drejtėsisė ėshtė i gatshėm tė fillojė menjėherė punėn pėr formulimin e njė ligji tė ri pėr hapjen e dosjeve, po tregon se qeveria Berisha ėshtė e vendosur t’u shkojė deri nė fund reformave. Mė nė fund, le tė shpresojmė se i erdhi fundi edhe maskaradės sė kriminelėve tė diktaturės, qė pėr turpin dhe faqen e tyre tė zezė kishin uzurpuar formacionin mė tė rėndėsishėm tė drejtėsisė nė Shqipėri siē ėshtė Gjykata Kushtetuese. Ata duhet tė largohen se mandati i tyre tanimė ka mbaruar, ashtu siē edhe ka pėrfunduar koha e tyre. Me ketė rast po mė bie ndėrmend shprehja e shkrimtarit tė madh francez Viktor Hygo se “absolutisht asgjė nuk e ndalon kohėn”.
Por fatkeqėsia jonė ėshtė vonesa. Nė kėto vite tė qeverisjes, kabineti Berisha dhe mazhoranca e djathtė nė Parlament, u pėrball nė shum raste me vendimet e kėsaj gjykate, e cila nė konflikt tė hapur interesi ka hedhur poshtė shumė ligje. Kulmi i kėsaj aventure ka qenė hedhja poshtė e “ligjit tė lustracionit” ose hapja e dosjeve tė ish-sigurimit komunist, nė konflikt tė hapur interesi. Gjykata Kushtetuese, e mbushur nė shumicė me kriminelė tė afirmuar tė diktaturės, nuk mund tė sillte njė risi nė demokracinė e brishtė tė vendit tonė, pėrveēse shprehjen e hapur tė njė urrejtjeje kundėr demokracisė. Nė kėtė nivel janė edhe institucionet e tjera tė drejtėsisė. Gjykata dhe prokuroritė janė tė mbushura me ish-gjykatės, prokurorė dhe hetues tė regjimit komunist. Duke iu referuar faktit se hetuesia dhe prokuroria ishin pjesė e strukturave tė ish-sigurimit, edhe hetuesit e prokurorėt ishin bashkėpunėtorė legalė tė ish-Sigurimit. ėshtė trishtues fakti se nė 20 vitet e fundit tė diktaturės u hoqėn skuadrat e pushkatimit dhe ekzekutimet me njė plumb prapa kokės i bėnte prokurori. Nga ana tjetėr, edhe gjykatėsit ishin mė tė besuarit e partisė-shtet. Shpesh, kemi dėgjuar justifikime se gjoja kėta njerėz paskan zbatuar ligjet e kohės. Por ne ish-tė pėrndjekurit politikė, u themi kėtyre kriminelėve, se diktatura ndahet me demokracinė pikėrisht se demokracia funksionon me ligje, ndėrkohė diktaturat funksionojnė me urdhra. Nuk ėshtė e rastit fakti se krimineli Aranit Ēela kur dėnonte me sadizmin e inkuizitorit mesjetar kundėrshtarėt e regjimit komunist mbante mbi tavolinė veprat e diktatorit. Kam frikė tė madhe shumė se pėrsėri Presidenti po bie nė ndikimin e tė majtės komuniste nė pėrzgjedhjėn e kandidaturave. Dalja publike e Fatmir Xhafės, duke predikuar kriteret se “Presidenti duhet tė ketė parasysh nė pėrzgjedhje...”, ėshtė njė dukuri e interesimit qė ka e majta ish-komuniste qė me presione gjithfarėsh tė ndikojė qė pėrsėri Gjykata Kushtetuese tė jetė nėn ndikimin e saj politik. Rruga e vėshtirė e demokracisė nė Shqipėri, nė kėto vite pas rėnies sė komunizmit ka kaluar nė njė kalvar tė gjatė tė njė kundėrshtimi tė egėr nga e majta ish-komuniste. ėshtė rasti mė i ēuditshėm nė tė gjitha vendet ish-komuniste tė Europės lindore, qė gjykatėsi komunist Fehmi Abdiu qė vari nė litar Havzi Nelėn, u bė pėr njė kohė relativisht tė gjatė deri edhe Kryetar i Gjykatės Kushtetuese dhe pėr ēudinė e madhe u dekorua nga Presidenti Moisiu me dekoratėn “Naim Frashėri” tė klasit tė parė.
Por le tė shpresojmė se kėtė radhė mekanizmi i funksionimit tė demokracisė do tė ecė. Nė kėtė kontekst nuk mundet mė qė mazhoranca e djathtė tė bjerė nė gabime pėr hir tė asaj qė mund tė quhet “kompromisi me opozitėn”, duke bėrė lėshime e duke mikluar kriminelėt nė dėm tė demokracisė. Hapja selektive e dosjeve tė ish sigurimit do tė ishte njė gabim tjetėr shumė i madh.
Dosjet duhen hapur edhe pėr tė zbuluar faktet pėr vrasjet e qindra nacionalistėve antikomunistė nė Amerikė dhe nė vendet e Europės Pėrėndimore nga regjimi komunist i Enver Hoxhės. Ky regjim kishte vėnė nė dispozicion tė drejtorive tė posaēme nė Ministrinė e Brendshme dhe tė Jashtme fonde tė pallogaritshme pėr zhdukjen e kundėrshtarėve tė regjimit nė botėn e lirė.
Tentativat e tė majtės ish komuniste pėr tė dėstabilizuar Shqipėrinė me protekstin absurd tė “hapjes sė kutive”, me protesta dhe thirrje pėr “mosbindje civile”, janė njė tregues i qartė se strukturat e ish-sigurimit komunist pėrbėjnė njė kėrcėnim real pėr demokracinė. Krimbat qė vijnė nga plehrat e sė kaluarės komuniste sigurisht qė janė formacioni mė i besueshėm i Edi Ramės, Gramoz Ruēit, Skėnder Gjinushit&co nė protestėn e 30 Prillit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://newballkan.albanianforum.net
 
Plehrat qė vijnė nga diktatura komuniste
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: POLITIKA-
Kėrce tek: