NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

 

 Edi Rama vazhdon tė qėllojė politikisht me fishekė manovre

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
Aresi


Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

Edi Rama vazhdon tė qėllojė politikisht me fishekė manovre Empty
MesazhTitulli: Edi Rama vazhdon tė qėllojė politikisht me fishekė manovre   Edi Rama vazhdon tė qėllojė politikisht me fishekė manovre EmptyFri Jan 29, 2010 3:04 am

Edi Rama vazhdon tė qėllojė politikisht me fishekė manovre
28-01-2010 /
S’pushojnė parullat e opozitės kundėr vendit tė tyre. Nga kufoma politike Dokle, ai qė i nxori historinė e mollės sė papjekur Evropės, u shpik njė tjetėr. I dėrgohet Strasburgut letėr anonime. Tė mėsuarit me artin e prapaskenave dėrgojnė letra anonime dyerve tė botės. Pėr inat tė qeverisė. Pėr inat tė sime vjerre, thoshin plakat tona nė jug, shkoi nusja me millonanė”. Njė mėnyrė qė tek ne e pėrdorin laviret e zemėruara me vjehrrat qė u kishin shkoqitur historitė e tyre tė turpshme burrave tė fisit. Nusja e bėrė dru nga fjalėt e vjehrrės ikėn nėpėr natė te shtrojeja e millonait.
Ēfarė qėllimi kishte letra e fundit e dėrguar tek socialistėt nga PS dhe e nėnshkruar nga Dade? I lexueshėm qėllimi: Kredencialet e vendit tė ngrijnė. Pėrpjekjet e E.K.Rama pėr tė ndalur hovin e kėtij vendi nuk kanė kufi. Ato qė dėgjoni se opozita ėshtė e angazhuar pėr kėtė vend janė domate sere, qė pjekin “fermerėt e PS”, brenda serrės sė selisė rozė. Tė gjitha gėnjeshtrat e tyre pėrfundojnė njė ditė keqazi. Ajo qė hapatazi lexohet ėshtė fytyra e vėrtetė e opozitės. Askush nuk e kishte menduar se opozita do tė arrinte deri kėtu! Ishin lajthitjet tona dhe ato mediatike qė mendonin se opozita ka disa kėrkesa dhe vetėm kaq. Tash duhet qartėsuar synimi dhe ndėrkaq duhet tė tė kaplojė dėshpėrimi, pėr greminėn e ku ėshtė rrėzuar opozita shqiptare. Opozita shqiptare ka shpalosur njė platformė tė sajėn qė fare mirė mund tė quhet udha ose kahu i kundėrt nga bien rrugėt e integrimit tė vendit. Njė bari qė ruan dhentė diku nė majė tė Tomorit pyet: “nuk e di opozita se kėshtu dėmtohet vendi i saj?” Pėrgjigja ime ėshtė se ajo e di dhe veprimet e saj i kryen me koshiencė tė plotė. Po tė gjykoni thėniet ca ditė pėrpara se viti 2009 tė shkurtonte urėt, kur lideri i saj tha se nė janar do tė rikthehej. Dhe vėrtet u rikthyen me letrat anonime drejt socialistėve europianė pėr ta bllokuar vendin e tyre. Tre muaj mė parė Ramiz Alia tregoi njė histori se ia kishte punuar Hrushovit kur shkoi nė Moskė qė nuk doli nga salla derisa ai futi pastrueset dhe ndėrroi sallėn, mė kujtohet tani si njė vegim qė nuk ėshtė gjė tjetėr veē letra e socialistėve shqiptarė kundėr vendit tė tyre.
Sa Ramiz Ali paska ky vend, qė tė gjithė veprojnė kėsisoj si ai pėr ta penguar ku tė mundin dhe sa mė shumė? Ē’janė kėta fishekė manovre qė hedh Edvin Rama dhe pėrse i hedh, kur e di qė pėrfundimi i tyre ėshtė nė hirin e zjarrit. Duke treguar pėr platformėn e opozitės qė ėshtė betuar tė mos shkelė kuvendin e popullit duhet qartėsuar mirė sepse nuk ėshtė thjesht nuk shkojnė nė kuvend, por lėvizjet e tyre tash zbardhen sė fundi me aktin se duan tė ndezin njė zjarr tė djegur kė tė mundė dhe ku tė mundė. Ēfarė quhet nė zhargonin popullor kjo lėvizje e opozitės pėrveēse diēka jo dashamirės karshi vendit tė tyre. Dhe tė paturp siē janė deputetet sallatorė sere qė gdhihen tek mikroni i sallės rozė shfaqen se fajin e paska Topalli. E bėnė dobiēin dhe kur nė derė u mbeti, kėrkojnė fajin t’ja hedhin gjitonit. Problemi qėndron se pas kėsaj selie qėndron njė makineri e madhe mediatike qė bluan nga mėngjesi deri nė darkė shpifje, gėnjeshtra e mashtrime. U gėzuan tė gjitha mediat kur ngrinė kredencialėt dhe titujt e revistave TV dhe gazetave ishin tė njėjtė, ngrijnė kredencialet e Shqipėrisė nė KiE. Me ēfarė gėzimi e japin lajmin sikur nė mes tė ishte Serbia. Sa ėshtė sasia e parave qė ėshtė hedhur pėr tė varrosur njė qeveri legjitime qė fitoi zgjedhjet e fundit nė verėn e vitit tė shkuar. Sa llogari bankare kanė mbyllur pronarėt e firmave ndėrtuese pėr llogari tė medieve qė do tė bėjnė punėne shjetanziut kundėr qeverisė . Por ka njė personazh kryesor dhe frymėzues nė kėto punė .Kryetari i PS ėshtė ai qė e pėrdori dhe po e pėrdorė opozitėn si belciku i merhumit Shefqet ,qė na paskish kėnduar vence .Ky burrė qė pėrdori edhe nėnėn e vet pėr tė ngritur padi kundėr kryeministrit, pėrdor gjithė grupin parlamentar qė nga sabahu deri nė muzg si rojtarėt e bostaneve njė trupė e gatshme ushtarake pėr tė dhėnė njė pėrgjgije kur nė tė tilla raste janė zėdhėneset e partisė. Iluzioni qė i shkon nėpėr tru kreut tė opozitės ėshtė njė vegim ku nuk ka kurrfarė drite dhe shpresa ka vdekė qėkur. Dhe ndėrkaq thur letra, historitė e atyre na drithėronin nė regjimin e babait tė tij kur shkruesit anonimė shkruanin ēdo darkė letrat drejt kancelarive tė partisė e tė shtetit. Veē ėshtė njė udhė ku gomonja e Edit ka marrė ujė, nėse ėshtė nė tokė gomari i ka shaluar praptazi, ėshtė koha qė tė shpėtojnė njė orė mė parė nga Edvini nėse nuk duan tė pėrfundojnė nė fund tė steres ose nė ndonjė greminė ku t’i ketė vėrvitur varvati.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://newballkan.albanianforum.net
 
Edi Rama vazhdon tė qėllojė politikisht me fishekė manovre
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
»  Rama-Erion

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
Kėrce tek: