NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

     

     Bojkoti parlamentar i PS dėmton jo vetėm popullin shqiptar, por edhe vetė aspiratat e vendit pėr integrimin evropian

    Shko poshtė 
    AutoriMesazh
    Aresi
    Newballkan
    Newballkan
    Aresi


    Numri i postimeve : 651
    Join date : 28/02/2008

    Bojkoti parlamentar i PS dėmton jo vetėm popullin shqiptar, por edhe vetė aspiratat e vendit pėr integrimin evropian Empty
    MesazhTitulli: Bojkoti parlamentar i PS dėmton jo vetėm popullin shqiptar, por edhe vetė aspiratat e vendit pėr integrimin evropian   Bojkoti parlamentar i PS dėmton jo vetėm popullin shqiptar, por edhe vetė aspiratat e vendit pėr integrimin evropian EmptyWed Jan 20, 2010 1:52 am

    Bojkoti parlamentar i PS dėmton jo vetėm popullin shqiptar, por edhe vetė aspiratat e vendit pėr integrimin evropian

    Kėshilli i Europės: Opozita duhet tė kthehet nė Kuvend

    Asambleja Parlamentare e Kėshillit tė Europės pritet tė miratojė sė shpejti njė rezolutė qė dėnon ashpėr bojkotin e Kuvendit nga opozita nė Shqipėri. Projektrezoluta qė parashikohet tė miratohet mė 28 janar ėshtė hartuar nga dy raporterėt e Kėshillit tė Europės, tė cilėt gjatė vitit 2009, zhvilluan njė vizitė nė Shqipėri dhe u njohėn nga afėr me situatėn politike nė vend si dhe masat qė po merr qeveria shqiptare nė kuadėr tė liberalizimit tė vizave dhe integrimit europian. Konkretisht, nė projektrezolutėn e pėrpiluar nga Jaakko Laakso dhe David Uilshire, i kėrkohet opozitės qė tė kthehet nė parlament dhe tė angazhohet plotėsisht nė veprimtarinė parlamentare. Projektrezoluta gjithashtu thekson ngritjen e njė komisioni hetimor parlamentar pėr zgjedhjet e 28 qershorit, njė kėrkesė kjo pėr tė cilėn qeveria shqiptare ėshtė shprehur kohė mė parė e gatshme pėr ta plotėsuar. Dy pėrfaqėsuesit e Kėshillit tė Europės pėrmes kėsaj rezolute theksojnė se bojkoti parlamentar i Partisė Socialiste dėmton jo vetėm popullin shqiptar, por edhe vetė aspiratat e vendit pėr integrimin europian. Sipas dy raporterėve tė Kėshillit tė Evropės, ky bojkot dhe mungesa e dialogut dėmton funksionimin e institucioneve demokratike. Nė rezolutė nėnvizohet se Kėshilli i Europės thekson edhe njėherė se dialogu politik duhet tė kryhet nė Parlament e jo nė rrugė. Gjithashtu, pėrmes kėsaj draft-rezolute nėnvizohet se bojkoti i opozitės ka dėmtuar marrėdhėniet e Shqipėrisė me Asamblenė Parlamentare tė Kėshillit tė Europės pėr shkak tė mungesės sė anėtarėve tė opozitės nė delegacionin parlamentar tė Kuvendit tė Shqipėrisė nė kėtė Asamble. Dokumenti i mėshon me forcė faktit se ėshtė shumė e rėndėsishme qė deputetėt duhet tė zėnė vendet e tyre nė Kuvend brenda 6 muajsh, siē parashikon Kushtetuta. Nė kėto kushte, Asambleja e Kėshillit tė Europės angazhohet tė japė ndihmėn e saj nė pėrmirėsimin e klimės politike nė Shqipėri dhe vendosjen e themeleve tė njė dialogu parlamentar.
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    https://newballkan.albanianforum.net
     
    Bojkoti parlamentar i PS dėmton jo vetėm popullin shqiptar, por edhe vetė aspiratat e vendit pėr integrimin evropian
    Mbrapsht nė krye 
    Faqja 1 e 1
     Similar topics
    -

    Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
    NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
    Kėrce tek: