NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Klithmat e kukuvajkės

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
Aresi


Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

Klithmat e kukuvajkės Empty
MesazhTitulli: Klithmat e kukuvajkės   Klithmat e kukuvajkės EmptyWed Jan 20, 2010 1:50 am

Duke dėgjuar fjalimet e Ruēit dhe Ramės nė Asamblenė Kombėtare tė PS-sė m'u kujtua Sciascia, ky shkrimtar i madh italian qė ka shkruajtur shumė pėr mafien italiane. Nuk mendoj se njė lidhje e tillė vjen se shumė mendojnė se Ruēi dhe Rama janė zėdhėnėsit e njė prej mafieve mė tė rrezikshme nė Ballkan, por ngaqė vėrtet fjalimet e tyre, sidomos ai i kryetarit tė PS-sė pėrngjante me njė klithmė tė dėshpėruar kukuvajke. Njė klithmė qė kėrkon tė parashikojė tragjedi, njė klithmė pėr tragjedinė qė nuk ndodhi. Rama ishte i bindur se nė veriun e Shqipėrisė do tė ripėrsėritej 1997 dhe ai do tė dilte si shpėtimtari duke nxjerrė pėrfitime politike mbi tragjedinė e njerėzve. Ai mendonte se mė nė fund kishte ardhur dita qė tė mposhtte Berishėn, ndaj edhe u zhduk pėr disa ditė duke menduar se kur tė vinte do tė pritej si idhull, por i kishte bėrė llogaritė keq, kur u kthye dhe shkoi nė zonat e dėmtuara shqiptarėt i vunė shkelmin ndaj edhe ai nisi klithjet nga salla e asamblesė.

Edi Rama seriozisht kishte shpresuar nė njė skenar si ai i Luizianės pas katastrofės qė shkaktoi uragani Katrina. Pėr tre ditė me radhė zonat e mbuluara nga uji qeveriseshin nga bandat e gangsterėve qė vetėm kėrkonin tė plaēkisnin bizneset e dėmtuara dhe shtėpitė e tė pambrojturve. Vetėm ndėrhyrja e ushtrisė dhe forcave marins risolli qetėsinė nė atė zonė dhe bėri tė mundur rikuperimin e dėmeve. Nė njė shtet tė fuqishėm si SHBA askush nuk e konsideroi si dhunė tė shtetit ndėrhyrjen e ushtrisė kundėr bandave tė gangsterėve. Ndėrkohė nė Shqipėri, kreu i PS-sė dhe mbėshtetėsit e tij, kėrkonin me insistim vendosjen e gjendjes sė jashtėzakonshme nė njė kohė kur nuk ishte e nevojshme. Nė njė kohė kur qeveria ishte e preokupuar tė shpėtonte sa mė shumė jetė njerėzish, Rama dhe Ruēi nisnin akuzat e bazuara nė shpifje vetėm pėr tė ngritur pakėnaqėsinė nė zonat e pėrmbytura.

Pėr ēdo vend normal demokratik, ditė tė tilla nuk mund tė shėrbejnė pėr pėrfitime politike, por pėr tė treguar solidaritet me tė dėmtuarit dhe me pėrpjekjet e qeverisė pėr tė lehtėsuar dėmet. Por jo, Rama po kėrkonte 1997, por shqiptarėt i dhanė pėrgjigjen e duhur. Ditėt e kėsaj tragjedie natyrore nuk treguan vetėm aftėsinė e institucioneve shtetėrore pėr tė pėrballuar situata tė tilla, por treguan edhe kulturėn e thellė dhe integritetin e banorėve tė kėtyre zonave, tė cilėt kurrė nuk ranė pre e provokimeve dhe shpifjeve qė kėrkonin tė ngrinin tymnajė dashakeqe. Si pėr ta ilustruar kėtė, ishte shumė domethėnės njė titull i njė prej tė pėrditshmeve shqiptare, ku thuhej se nė Shkodėr, gjatė ditėve tė tragjedisė natyrore shifra e krimeve ishte zero. Pra, kemi arsye tė krenohemi, qė nė kėtė rast ne ia kaluam edhe banorėve tė Luizianės.

Tani, qė katastrofa njerėzore u eliminua, patjetėr qė qeverisė i takon pėrgjegjėsia e dėmshpėrblimit tė zonave tė dėmtuara, jo sepse qeveria ka faj nė kėtė histori, por sepse me zhvillimin qė ka ekonomia shqiptare, tė gjithė e dimė se banorėt ende i mbajnė sytė nga ndihmat e qeverisė, e cila nga ana e saj ėshtė angazhuar nė njė aksion gjigand tė dėmshpėrblimit deri nė qindarkėn e fundit tė dėmeve, ndėrkohė qė Edi Rama thjesht ka nisur tė lėshojė klithmat e dėshpėrimit qė nuk mundi ta rrėzojė qeverinė duke shfrytėzuar fatkeqėsinė e njerėzve dhe shpifjet tipike si ato qė shpėrndante Sigurimi i Shtetit nė diktaturė, kur mendohej tė linēohej ndonjė person apo ndonjė grup personash.

Kukuvajka e PS-sė ka frikė nga Berisha prandaj edhe i shmanget kėtij tė fundit. Edi Rama ka frikė nga e ardhmja ndaj gjithnjė kėrkon ta kthejė Shqipėrinė dhe shqiptarėt pas nė kohė dhe nė aksione politike qė gjenerojnė vetėm kaos. Vetėm institucionet janė ato qė tė japin mundėsinė e dialogut nė njė vend demokratik qė aspiron tė hyjė nė BE dhe gjithashtu Parlamenti ėshtė tempulli ku opozita merr pėrgjegjėsitė pėr tė cilat ėshtė votuar. Edi Rama s'i pėrket tė ardhmes, pasi e mohon atė ēdo ditė ndaj ka zgjedhur rrugėn, pasi ai vetė nuk i pėrket demokracisė dhe institucioneve, por ai i pėrket rrugės. Nė asamblenė mė tė fundit kukuvajkat pėrveē dėshpėrimit shprehėn edhe injorimin e dėmeve tė qytetarėve tė dėmtuar. Edi Rama dhe Gramoz Ruēi, pėrmes njė ideje komplet anarshiste kėrkojnė thjesht turbullirė e jo daljen e sė vėrtetės. Refuzimi qė ata i bėjnė ftesės pėr tė marrė pjesė nė seancėn e jashtėzakonshme nė Parlament, tregon mė sė miri se ata nuk duan tė vėrtetėn, por thjesht mė shumė tragjedi. Futja e Grupit parlamentar socialist nė Parlament e shfuqizon komplet Edi Ramėn qė refuzoi tė kandidonte, pra nuk ėshtė pjesė e kėtij grupi. Kjo ėshtė dhe arsyeja qė Rama klith vetėm nėpėr rrugė, sepse vetėm atje mund tė kryesojė. Kjo ėshtė arsyeja qė Edi Rama nuk i lejon edhe deputetėt e tij tė marrin pjesė nė Parlament, pasi ai ka frikė nga vetmia, ai ka frikė nga forca e deputetit qė e ka marrė mandatin nga populli. Edi Rama ka shumė frikė dhe kėrkon tė bėjė tė tjerėt tė paguajnė pėr frikėn e tij. Frika se mos nuk fitonte po tė kandidonte e shtyu atė nė frikėn se mos humbte mė pas edhe postin e kreut tė Bashkisė dhe gjithashtu tani ai ka frikė se humbet postin e kreut tė PS-sė nėse deputetėt e tij nisin tė debatojnė nė Parlament, duke marrė pėrsipėr pėrgjegjėsitė e opozitės dhe nė tė njėjtėn kohė duke promovuar para zgjedhėsve figurėn e politikanit konstruktiv tė opozitės. Nė kėtė rast Rama do tė mbetej vetėm dhe shumė i padobishėm, ndaj e vetmja gjė qė i ka mbetur tani janė klithmat e kukuvajkės kudo e kundėr kujtdo.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://newballkan.albanianforum.net
 
Klithmat e kukuvajkės
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
Kėrce tek: