Takimi me Fazlliē apo biseda pėr shit-blerje energjie, fund e krye trillim i ulėt i gazetės dizinformuese
14-01-2010 / Takimi me Fazlliē apo biseda pėr shit-blerje energjie, fund e krye trillim i ulėt i gazetės dizinformuese
Shkėlzen Berisha reagon ndaj shpifjeve tė radhės tė medias sė kontrolluar nga Edvin Rama
Shkėlzen Berisha ka hedhur poshtė akuzat e artikuluara nė njė media qė shėrben si shtojcė e interesave tė Edi Ramės, duke i vlerėsuar ato si shpifje tė ulėta qė janė vijim i skenarėve trilluese tė gazetės dhe artikull shkruesit. Duke reaguar, Shkėlzen Berisha i apelon botuesit tė kėsaj gazete, qė tė provojė shpifjet ose nė tė kundėrt tė kėrkojnė falje publike pėr mashtrimin e radhės qė i ka servirur opinionit publik.
Nė kryeartikullin e saj tė datės 14 Janar 2010 njė e pėrditshme e njohur si gazetė shpifjesh, botoi gėnjeshtrėn e radhės ku dizinformohej opinioni mbi njė takim timin me z. Damir Fazlliē tė zhvilluar nė datė 4 Janar dhe tė fiksuar nė kamerat e sigurisė tė njė restoranti nė Tiranė, e ku tema e takimit ka pasur lidhje me shitjen e energjisė!
Duke mos dashur tju humbas asnjė sekondė lexuesve mbi arsyet politike dhe financiare qė shtyjnė z. Koēo Kokėdhima pėr tė botuar shpifjen e radhės ndaj personit tim dėshiroj ti bėj me dije opinionit se unė nuk kam diskutuar kurrė, asnjėherė dhe me askėnd ēėshtje tė shit - blerjes sė energjisė elektrike!
Pėr mė tepėr takimi i supozuar midis meje dhe z.Fazlliē nė datėn 4 Janar ėshtė gjithashtu, fund e krye, njė trillim i ulėt i artikullshkruesit!
Nė pamundėsi pėr tė hedhur nė gjyq gazetėn nė fjalė, nė respekt tė njė angazhimi familjar pėr tė mos ngritur padi penale e civile kundėr medias, e ftoj z. Kokėdhima apo kėdo tjetėr qė tė provojė shpifjet nė fjale ose tė kėrkojė falje publike pėr mashtrimin e radhės!, pėrfundon reagimin e tij, Shkėlzen Berisha.